web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkesa e avokatit 99-ç të Veliajt që i nxjerr zbuluar taktikat

16 Qershor 2026, 12:39, Aktualitet CNA

Këtë të martë në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca në themel ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit nuk mori pjesë në seancë dhe përmes një deklarate të dërguar në gjykatë shprehej se refuzonte të ishte i pranishëm pasi nuk ishte njohur ende me disa fashikuj të dosjes ndaj tij.

Por ky nuk ishte rasti i vetëm për sot që Veliaj përdor taktikat e tij për t’iu shmangur drejtësisë.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, ndau sot në GJKKO pesë kërkesa të klientit të tij, që qëndron në qelitë e burgut të Durrësit prej rreth 16 muajsh.

Ndreca parashtroi kërkesat, një prej të cilave duke ngritur pretendimin e distancës kohore nga njëra seancë në tjetrën.

“Vlerësojmë se seanca një herë në javë nuk garanton mbrojtje efektive, është afat shumë i ngushtë. Të paktën të jenë dy javë nga një seancë në tjetrën”-tha ai. 

Në rast se Plarent Ndreca dhe Erion Veliaj do të kërkonin një gjyq të shpejtë, çështja tanimë do të kishte përfunduar. Po afrohet muaji korrik, pra rreth 1 vit që kur SPAK-u ka dorëzuar në gjykatë aktet dhe të gjitha provat e dosjes.

Nëse do të ishin zhvilluar gjyqet pa shtyrje seancash apo me skenarët e ndryshimit të avokatëve, Veliaj do ta kishte marrë tashmë vendimin nga gjykata, ndoshta pafajësinë ose ndoshta dënimin.

Kërkesa e avokatit 99-ç të Veliajt që i nxjerr zbuluar
Erion Veliaj nga kafazi në gjykatë

Kërkesa e avokatit 99-ç të Veliajt që i nxjerr zbuluar

Po të kishte bashkëpunuar me drejtësinë, shumica e të akuzuarve të dosjes, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si edhe biznesmenët e ndryshëm me të cilët rezultonte se kishte bashkëpunuar, nuk do të ishin aspak nën akuzë.

Por mesa duket, Veliaj bashkë me Ndrecën kërkojnë me qëllim që të vijojë shtyrja e seancave gjyqësore, pasi edhe sot, avokati i tij i pandehur nga SPAK-u ka kërkuar që seanca të zhvillohet një herë në dy javë, ndërsa Dumani ka thënë se edhe prokuroria mund të kërkonte gjyq çdo ditë, por dihet se kjo është e pamundur prandaj një herë në javë është e duhura.

Duket se Veliaj vazhdon me shtyrjet e seancave gjyqësore. Veç ndryshimit të vazhdueshëm të avokatëve. Kujtojmë këtu faktin se provat iu dhanë në mënyrë elektronike dhe u morën nga përfaqësuesit e tij ligjorë, por më pas Erion Veliaj u kujtua dhe kërkonte t'i kishte të printuara. Në momentin që brenda 24 orëve iu printuan materialet pas vendimit të GJKKO-së dhe iu çuan në qelitë e Durrësit, refuzoi t'i merrte.

Më pas erdhi avokati Plarent Ndreca dhe tani ka filluar sërish të dalë zbuluar çdo skemë dhe skenar.

Kjo pasi prokurorët thonë 'të bëjmë gjyq çdo javë', pra edhe i pandehuri Veliaj do të ketë një gjyq më të shpejtë dhe drejtësia do të vendoset ashtu siç ai dhe Plarent Ndreca kërkojnë, kur, në fakt, ky i fundit ka kërkuar që gjyqet të jenë çdo dy javë.

Pra, është e qartë e gjitha: taktika dhe strategjia që do të përdoret në GJKKO nga Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca do të jenë shtyrjet e seancave gjyqësore dhe zgjatja e procesit gjyqësor për të kapur disa afate për gjykimin, të cilat mund të sjellin lirimin e kryebashkiakut të Tiranës nga qelia.

Në fakt, e vërteta është që gjykata ka vendosur pezullimin e afateve të masës së sigurisë, çka do të thotë se kryebashkiaku Veliaj, pavarësisht çdo lëvizjeje, do të vazhdojë të qëndrojë në qeli.

Nuk do të paraqitet në gjykatë pasi nuk pranon të jetë në kafaz, kërkon trajtim special, dhe gjithashtu të vazhdojë “tallavanë” e tij politike që bënte dhe kur ishte i lirë, të ketë mediat, ndoshta dhe një mikrofon aty jashtë, për të kënduar së bashku me influencuesit, këngëtarët dhe mbështetësit e tij që kanë ndezur protestat kundër kryeministrit Rama./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga