web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"SPAK-u i ka ndarë në dy grupe"/ Hoxha: Kokaina është baza që gjeneron të gjitha të ardhurat

16 Qershor 2026, 09:14, Aktualitet CNA

"SPAK-u i ka ndarë në dy grupe"/ Hoxha: Kokaina

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në "Syri TV" ka folur për trafikun e lëndëve narkotike, ku tha se është baza e të gjithave.

Hoxha deklaroi se kokaina është baza që gjeneron të gjitha të ardhurat e shtetit, që nga industria e ndërtimit deri te grabitja e pronave.

Në lidhje me këtë trafik, Hoxha tha se SPAK-u i ka ndarë në dy grupe si dhe ka evidentuar formën se si kanë vepruar në sistem.

 

Kokaina është baza që gjeneron të gjitha të ardhurat edhe lëviz shtetin, industrinë e ndërtimit, grabitjen e pronave, të gjitha. Po, ajo është baza, se duhet paraja, nga vjen? Atëherë është kokaina. Dhe SPAK-u i ka ndarë në dy grupe të mëdha. Dhe mbasi i ka ndarë në dy grupe që merren me trafikun e kokainës, pastaj ka evidentuar bizneset dhe formën se si ata kanë vepruar në sistem, se si e kanë mashtruar gjithë sistemin, herë diku e kanë kërcënuar, diku e kanë blerë, por ia kanë dalë me sukses të plotë”, tha Hoxha.





Lajmet e fundit nga