web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat dhe bllokimet e rrugëve/ Rama, replika me protestuesit

15 Qershor 2026, 13:25, Aktualitet CNA

Protestat dhe bllokimet e rrugëve/ Rama, replika me protestuesit

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të publikojë disa nga replikat me protestuesit në rrjetet sociale ku krahas jep dhe shpjegime mbi qëndrimin e tij për protestat, si dhe projektet.

Rama është shprehur se qeveria nuk pretendon se ka ndjekur procedurat, qeveria i ka të gjitha faktet për këtë dhe transparenca është pikërisht rreshtimi i fakteve.

Rama thekson se askush nuk kërkon, po ashtu, mbyllje të debatit publik, po dhuna online, bullizimi i njerëzve në rrugë, bllokimi i rrugës së aeroportit, nuk janë debat, po mbytje e debatit, helmim i hapësirës publike dhe dhunim i lirisë së lëvizjes.

Protestat dhe bllokimet e rrugëve/ Rama, replika me protestuesit
Protestuesi 1

“Asnjëherë nuk e kam menduar se protestat duhet t’i pëlqejnë qeverisë. Qeveria nuk pretendon se ka ndjekur procedurat, qeveria i ka të gjitha faktet për këtë dhe transparenca është pikërisht rreshtimi i fakteve. Askush nuk kërkon po ashtu mbyllje të debatit publik, po dhuna online, bullizimi i njerëzve në rrugë, bllokimi i rrugës së aeroportit nuk janë debat, po mbytje e debatit, helmim i hapësirës publike dhe dhunim i lirisë së lëvizjes”, shkruan Rama.

Më tej ai i është përgjigjur një tjetër komentuesi duke nënvizuar se të protestosh është legjitime dhe askush s’e vë në diskutim këtë. Por t’u bësh jehonë shpifjeve, gënjeshtrave, fabrikimeve si ato që tërhoqën vëmendjen e tërë botës që gjeti në Shqipëri shesh për përsheshet e veta politike, ideologjike apo deri edhe fetare, është goditje ndaj vendit padyshim.

Më tej thekson se të bllokosh deri edhe rrugën e aeroportit është cenim i sezonit turistik dhe ekonomisë.

Protestat dhe bllokimet e rrugëve/ Rama, replika me protestuesit
Protestuesi koment

"Të protestosh është legjitime dhe askush s’e vë në diskutim këtë. Por t’u bësh jehonë shpifjeve, gënjeshtrave, fabrikimeve si ato që tërhoqën vëmendjen e tërë botës që gjeti në Shqipëri shesh për përsheshet e veta politike, ideologjike apo deri edhe fetare, është goditje ndaj vendit padyshim! Dhe të bllokosh deri edhe rrugën e aeroportit është cenim i sezonit turistik dhe ekonomisë. Askush nuk i ka futur të gjithë protestuesit në një thes, po kjo protestë ka brenda mozaikut të saj nga të gjitha dhe 'turmën e manipuluar' e thanë vetë protestuesit e zhgënjyer nga ikja pas berihait mbrëmë natën”, tha Rama.

Protestat dhe bllokimet e rrugëve/ Rama, replika me protestuesit
Protestuesi koment 2

Më vjen keq për shqetësimin, por kjo është e vërteta, në fund dy përfitues realë do të ketë dhe e di pse? Pikërisht sepse kjo qeveri di të dëgjojë e të nxjerrë mësime, ndërsa Partia Socialiste ka me vete të vërteta të atilla, që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi i dinë shumë mirë. Në mbyllje, problemi nuk janë shpjegimet, problemi mbetet kur disa nuk duan t’i dëgjojnë shpjegimet dhe as duan të komunikojnë qetësisht (rasti yt është shumë i rrallë në lumin e harbimit digjital)”, përfundon replikën Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga