Zbatimi i masës së sigurisë/ Berisha në SPAK
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur sot në SPAK pë...

"JOQ" ka hedhur akuza mbi ABI BANK, duke thënë se është pronare tokash në Zvërnec dhe se ka përfituar qindra hektarë tokë si kolateral prej kredive të këqija të klientëve të saj. Në fakt, diçka normale për një bankë, por mesa duket Erland Dalliu dhe Genti Çekeli të JOQ, qëllim kanë pasur gjobëvënien.
ABI BANK ka bërë një reagim në lidhje me denoncimin e publikuar duke thënë se është 100% mashtrim, duke e quajtur JOQ mafioz mediatik dhe gjobëvënës.
Reagimi i Abi Bank
Sot në mëngjes JOQ publikoi një lajm të pavërtetë sikur ABI Bank zotëron mijëra hektarë në Zvërnec. 100 për 100 mashtrim! Si gjithë mashtrimet e përditshme të mafiozëve mediatikë të JOQ.
Po pse pikërisht sot ky mashtrim i radhës i JOQ për ABI Bank? Sepse pikërisht sot hallexhinjve të vërtetë të këtyre ditëve u duket momenti perfekt për gjobëvënien e radhës duke “zbuluar” ABI Bank që paska mijëra hektarë në Zvërnec. Meqë u bë modë që të protestohet se “amerikanët po na marrin Zvërnecin”, duhet dhe një gënjeshtër tjetër ta ilustrojë me “fakte” që ka dhe një bankë amerikane pas kësaj historie të stisur.
Në frymën popullore të pakënaqësisë, këta mafiozë dhe hallexhinjtë e vërtetë që nuk dalin dot hapur në shesh, nxorën mikrofonin mediatik mafioz dhe mendojnë se gjetën hapësirën e radhës për të vënë gjobë, se tani helbete bankat duhet të kenë frikë “se janë dhe amerikane”.
Shumë pak histori:
JOQ ka tentuar të vërë gjoba prej vitesh ndaj ABI Bank. Si dhe shumë portale periferike, premtimi ishte që po të paguanim atëherë nuk do publikonin gënjeshtrat e “pastrimit të parave”. Kërkesa e fundit ishte 120 milionë lekë në vit.
Titulli i këtij reagimi sipas stilit të JOQ duhej të ishte: “Kërkohen miliona gjobë nga JOQ për ABI Bank”.
Pavarësisht se ABI Bank është nën supervizimin e Bankës së Shqipërisë, vlerësuar si nje nga investimet më të mëdha amerikane nga Ambasada Amerikane, vlerësuar nga përfaqësi të shumta diplomatike, ka marrëdhënie me bankat më prestigjioze në botë, ka marrë çmime shumë prestigjioze nga publikime financiare përfshi International Banker, dhe për më shumë ka dhuruar miliona euro për artin dhe çështje sociale në vend, mafiozët mediatikë të JOQ kanë të gjithë lirinë ligjore prej vitesh të publikojnë pa asnjë problem mashtrimet e tyre.
Këto mashtrime publikohen me një kosto të ulët në shqip, por dhe në gjuhë të huaja dhe falë teknologjisë postohen dhe hiqen shumë lehtë. Veprimi është tipik mafioz dhe ngjan me atë të një grupi të strukturuar kriminal qe do ta kishte zili vete Padrino/Kumbara/Godfather. Në fillim shkruajnë lajmin e rremë, pastaj presin t'i kontaktosh, dhe pastaj e heqin lajmin që shpesh e ka vënë “Koli”, “Liri”, “Genci” apo “Agimi” që nuk e dinte. Pas një viti pagese vijnë prapë dhe kërkojnë të paguhen përsëri; në mos do vijnë të publikojnë mashtrimin e radhës.
Mafiozët mediatikë të JOQ që e mbajtën të varrosur si lajm Zvërnecin me muaj me lajme të rreme të kota. Me lajme ku përditë populli lexon qyfyret e mëngjesit për fonde që “gllabërohen”, “përlahen”, “vidhen” apo “përvetësohen” miliona dhe miliarda. Me foto të vërteta dhe të pavërteta ku përgojohet çdokush që nuk ua paguan gjobën mafiozëve. Ah, se harruam… ka dalë dhe një “gjarpër jeshil te liqeni” që në fakt është i vërtetë se e kemi pare.
Për ta mbyllur: urojme që shpejt të çrrënjoset njëherë e përgjithmonë kjo racë e ndyrë mafie e shtypit. Për këtë duhen shkundur të gjithë politikanët dhe çdo punonjës i kompanive të ndershme që del në protestë duhet të flasë për mafian e shtypit që sulmon përditë biznesin e ndershëm.
Do të jetë sukses i madh për vendin në qoftë se do të votohej një forcë politike që e ka platformë për t'i dhënë fund kësaj mafie mediatike njëherë e përgjithmonë./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur sot në SPAK pë...
Prej 16 ditësh protestohet në Tiranë, në rrethe dhe në Dia...
Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se protestat kundër qeve...
Një protestë e paralajmëruar në Përrenjas nuk ka sjellë as...
Komisionet parlamentare do të zhvillojnë gjatë ditës së so...
Prej 14 ditësh në Tiranë po zhvillohen protesta masive qyt...
Akademiku i njohur Artan Fuga komentoi sot zhvillimet e dy...
Pas më shumë se 3 orëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”...
Korça nuk ka zhvilluar protesta qytetare kundër qeverisë k...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar që prej orës 18:00 të kës...
Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në Tiranë në protestë...
Mjeku i njohur, Erion Dasho u shpreh sot se protestat që p...
Mero Baze, i njohur me dhjetëra pseudonime, njeriu me xhak...
Protesta qytetare kundër qeverisë duket se po vijon gjerës...
Po vijon edhe këtë të diel në Tiranë protesta qytetare kun...
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka reaguar lidhur me dis...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 3 nga të arrestuarit në k...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për verifikimin...
Revolta e të rinjve dhe qytetarëve të Tiranës, kundrejt kr...
Avokati Spartak Ngjela ka ngritur alarmin në një postim nj...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne n...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Mirditë. Dysh...
Ka ndërruar jetë një pasagjere që ndodhej në një nga autom...
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në orët e para t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoft...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po kërkon një tak...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se planifikon të...
Të paktën gjashtë persona humbën jetën këtë të diel, pasi ...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Për herë të parë në histori, Botërori do të zhvillohet në ...