web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarmi i avokat Ngjelës: Na fshehin historinë, Napoleoni fliste shqip

14 Qershor 2026, 11:49, Aktualitet CNA

Alarmi i avokat Ngjelës: Na fshehin historinë, Napoleoni fliste shqip

Avokati Spartak Ngjela ka ngritur alarmin në një postim një llogarinë e tij në Facebook se shqiptarëve po ju fshehin historinë. Sipas avokatit, Napoleon Bonaparti, kishte deklaruar se fliste shqip.

Më tej vijon duke thënë se e gjithë mesjeta evropiane ka qenë e dominuar nga princat shqiptarë, madje edhe gjatë pushtimit të Perandorisë Bizantinë.

Avokati shprehet se ndërsa historianët shqiptarë heshtin për këto fakte, historiografia moderne po shkëlqen

Postimi i plotë:

Në shekuj e shekuj na e kanë fshehur historinë, na e kanë mohuar dhe luftuar epokën e arbërisë: pse a nuk ishte Napoleon Bonaparti që i turullosi francezet kur hapur, në kulmin e fuqisë së tij, ai deklaroi:

Unë me gratë flas frëngjisht, kurse me burrat flas shqip.

Dhe ne ende nuk po e shkruajmë dot historinë tonë  se na e kanë fshehur, por në shekuj sllavët dhe francezet e grekët na kanë blerë edhe princat tanë shqiptarë; kurse në kohët moderne na kanë blerë apo na janë kërcënuar me jetë princat tanë që kanë dashur të flasin për historinë e Arbërisë.

Por ajo që e ka bërë historinë të heshtë është fakti që figurat më të mëdha të gjeneralëve të famshëm kanë qenë shqiptarë.

E gjithë mesjeta evropiane ka qenë e dominuar nga princat shqiptarë; madje edhe gjatë pushtimit të gjatë të Perandorisë Bizantine, të cilën sot historiografia e re, në bazë të dokumenteve dhe drejtimit si figura, historinë e Bizantit po quan si një histori të fshehur të Arbërisë.

Kurse historianët shqiptarë, heshtin, sepse sigurisht që i kanë trembur, por tani historiografia moderne po shkëlqen.

Po pse ka qenë dhe vijon të jetë ende dhe sot frika kundrejt historisë së Arbërisë?

Sepse shqiptarët janë të copëtuar ende sot edhe në tre shtete të tjerë: Epiri i Veriur, Çamëria dhe Turqia, të cilat në thelb janë shtete shqiptare.

Por nuk duhet të harrojmë që edhe Greqinë arvanitasit e kanë krijuar si shtet, në vitin 1881. /CNA





Lajmet e fundit nga