web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestë për të dytën herë në Pogradec/ Qytetarët kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre

13 Qershor 2026, 20:33, Aktualitet CNA

Protestë për të dytën herë në Pogradec/

Me pankarta në duar dhe me thirrje për ndryshim, banorët u mblodhën sërish në shesh duke kërkuar më shumë vëmendje nga institucionet për zhvillimin, shërbimet publike dhe ruajtjen e identitetit të qytetit.

Protestuesit ngritën shqetësime për investimet publike, infrastrukturën, shëndetësinë dhe mënyrën e administrimit të taksave, ndërsa kërkuan që qytetarët të jenë më aktivë në mbrojtjen e interesave të tyre.

“Me Pogradecin! Nuk jemi dhe pak njerëz, kaq sa jemi në qytetin tonë, se është e vështirë të mbledhësh njerëz të paimplikuar dhe të pavarur në Pogradec. Unë si taksapagues dhe si biznesmen i këtij qyteti, nuk e di se për çfarë shpenzohen taksat që mblidhen për këtë qytet. Nuk di të jetë bërë një rrugë që të ketë standarde të rregullta dhe evropiane. Më parë prishen rrugët sesa ndërtohen. Nuk kemi një spital me kushte optimale. Pas 35 vitesh, nëse nuk janë krijuar këto kushte për popullin që vetëm paguan, atëherë janë ose të paaftë, ose hajdutë. Lufta nuk duhet të ndalet. Sado që jemi pak, çdo ditë e më shumë do të shtohen njerëz. Duhet të bashkohen edhe krahët politikë, sepse të gjithë jemi për një qëllim: Shqipëria të ecë përpara”, shprehet protestuesi.

Gjatë protestës pati edhe thirrje për ruajtjen e vlerave të qytetit dhe kundërshtime ndaj ndërtimeve që, sipas organizatorëve, nuk i përshtaten karakterit të Pogradecit.

“Për të gjithë ju që keni marrë pjesë këtu, kjo është një shenjë lirie dhe krenarie. Jo të gjithë kanë zgjedhur të jenë në këtë shesh sot dhe jo të gjithë munden të jenë këtu. Ky është një privilegj për ne. Jam jashtëzakonisht i gëzuar që shikoj se në qytetin tonë ka qytetarë të ndershëm e trima, të cilët dalin dhe mbrojnë qytetin e tyre, të ardhmen e fëmijëve të tyre, pasuritë kombëtare, identitetin dhe trashëgiminë kulturore. Ne nuk jemi kundër zhvillimit, por kundër atyre ndërtimeve që nuk i shkojnë përshtat qytetit tonë”, tha qytetari.

Qytetarët folën edhe për problematikat e përditshme dhe për nevojën, sipas tyre, të një ndryshimi në mënyrën e qeverisjes.

“Të gjithë qytetarët po t’i marrësh nga hallet që kemi, jemi bërë si Bir Selmani nënën kë të qaj më parë. Ky vend është i bekuar, por kemi vazhduar me keqqeverisje. Shqipëria ka pasuri të shumta, por ajo që duhet të ndryshojë është sistemi, nga keqqeverisja në mirëqeverisje. Kjo kërkon njerëz të mençur dhe me moral të lartë”, shprehen qytetarët.

Protesta e dytë në Pogradec u mbyll me thirrjen e qytetarëve për vijimin e reagimit dhe për një pjesëmarrje më të gjerë në ditët në vijim. /CNA





Lajmet e fundit nga