web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta kundër qeverisë/ Vendosen disa palë atlete para Kryeministrisë

13 Qershor 2026, 18:46, Aktualitet CNA

Protesta kundër qeverisë/ Vendosen disa palë atlete para

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po zhvillohet ditën e sotme protesta e 14-të kundër qeverisë.

Përpara godinës së kryeministrisë sot janë vendosur disa palë atlete si një simbol i largimit të shqiptarëve jashtë vendit.

Pjesë e protestës është sot dhe diaspora shqiptare. Në protestë përveç flamujve kuqezi shihen edhe flamuj të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Ndërkohë vijojnë dhe thirrje “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Ashtu si në ditët e tjera, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. /CNA





Lajmet e fundit nga