web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U paraqit me dëmtime në trup në spitalin e Korçës/ 29-vjeçari: Më dhunoi policia greke

13 Qershor 2026, 08:10, Aktualitet CNA

U paraqit me dëmtime në trup në spitalin e Korçës/

Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është paraqitur shtetasi M.M 29-vjeç me dëmtime në trup.

Sipas deklarimeve 29-vjeçari nga Maliqi, ka kallëzuar se është dhunuar nga policia greke në Kalkidhë pasi e kanë ngatërruar për autor të një vepre penale por pas verifikimeve ka rezultuar i pafajshëm.

29 vjeçari ka bërë denoncim në policinë greke ndërsa është dëbuar nga ky shtet dhe ka kaluar nga Kakavija për tu kthyer në Maliq.

Për shkak të dëmtimeve, ai ka shkuar në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore dhe dyshohet se ka dëmtime në brinjë dhe në shpretkë.

Policia e juglindjes ka marrë deklarimet e 29 vjeçarit ndërsa pritet të vendoset se çfarë proçedura do të ndiqen më tej me rastin pasi ngjarja ka ndodhur në Greqi./ CNA





Lajmet e fundit nga