web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

35-vjetori i themelimit të PS-së/ Berisha paralajmëron Ramën: Hiq dorë nga antimitingjet mafioze

12 Qershor 2026, 12:22, Aktualitet CNA

35-vjetori i themelimit të PS-së/ Berisha paralajmëron

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për organizimin e aktivitetit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste e Shqipërisë sot në Tiranë.

Berisha paralajmëroi Ramën të heqë dorë nga antimitingjet mafioze, duke nënkuptuar se është një organizim si kundërpërgjigje ndaj protestës.

“Por unë jam sot këtu për të denoncuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm cinik, armiqësor të Edi Ramës dhe rrethit të tij ndaj protestës, kërkesave të protestuesve dhe paralajmëroj se me këtë qëndrim, ai kërkon të zhysë vendin në kaos.

Është e pafalshme, e papranueshme përpjekja e tij për të sfumuar uraganin e fuqishëm me antimitingje anakronike, gjoja po festoj 85-vjetorin e partisë së krimit.

Është cinike, është poshtëruese dhe fyese për çdo shqiptar t’i kundërvihesh protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë me takimin e zgërbonjave të krimit të PS-së, takime që ngjasojnë nga alfa tek omega me takimet e mafies.

Edi Rama duhet të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet. Të heqë dorë nga antimitingjet, të mos sfidojë uraganin e fuqishëm paqësor të rinisë studentore me antimitingje mafiozësh, banditësh, delinkuentësh të mbledhur me detyrim.

U bëj thirrje socialistëve të braktisin antimitingjet e Edi Ramës kudo që janë dhe të mos harrojnë se ato nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e PS-së. Se ajo parti ka marrë fund, nuk ekziston, është shndërruar në Rivdekjen e saj, që është Rilindja gjoja, që e varrosi PS-në. Ndaj dhe edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe.

I bëj thirrje opinionit publik ndërkombëtar, atij politik dhe atij publik, të mbështesin fuqishëm këtë protestë, e cila ka përcaktuar si mision shpëtimin e Shqipërisë nga diktatura autokratike apo narkoregjimi i Edi Ramës”, tha Berisha.

Sa i përket protestës, Berisha u bëri thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës duke shprehur mbështetjen e PD-së.  

"Jam këtu për të shprehur edhe njëherë mbështetjen më të fuqishme të PD-së për protestën madhështore të rinisë dhe qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Protestë, e cila është shndërruar në një uragan të fuqishëm kundër regjimit të Edi Ramës, të bazuar në farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Tirana nuk ka njohur në historinë e vet një protestë kaq të fuqishme dhe masive dhe persistente sa kjo. Ndaj dhe thirrja ime për çdo demokrate e demokrat, mbështetëse dhe mbështetës të PD-së, të bashkohen në protestën e rinisë dhe qytetarëve të Tiranës, protestë kjo që tejkalon kufijtë e forcave politike.

Por, që kërkon me vendosmëri fundin e regjimit autokratik të Edi Ramës. Kërkon anulimin e një serie ligjesh për të cilat deputetët e PD-së në parlamentin e Shqipërisë kanë votuar kundër në komisione dhe në seanca plenare. I kanë kundërshtuar këto ligje antikushtetuese dhe ligje që vijnë në kundërshtim me direktivat e BE-së edhe në Gjykatë Kushtetuese.

Pra, çdo demokrate e demokrat, çdo mbështetëse dhe mbështetës i PD-së, por edhe çdo qytetar i Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, ka motivet më të fuqishme për të mbështetur këtë protestë, e cila ka marrë krahas përmasave të uraganit në rrugët dhe sheshet e Tiranës, përmasa të papara botërore. Është bërë lajm dhe superlajm i të gjitha agjencive, televizioneve, medieve më të mëdha të botës", tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga