FOTOLAJM/ Protestuesit shpalosin postera kundër gazetarëve
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të enjte në ditën ...

Dita e gjashtë e protestës qytetare në Korçë ka mbledhur sërish qytetarë të shumtë në qendër të qytetit, të cilët kanë përcjellë mesazhe kundër padrejtësive, korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes në vend.
Krahas pjesëmarrësve nga Korça dhe qytete të tjera, protestës i janë bashkuar edhe turistë të huaj që ndodheshin në qytet. Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i një turisteje gjermane, e cila iu afrua efektivëve të Policisë së Shtetit dhe u shpërndau lule, në një gjest simbolik që u duartrokit nga të pranishmit.
Turistja tha se kishte dëgjuar për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe shprehu bindjen se e ardhmja e vendit duhet t’u përkasë të rinjve.
“Jam nga Gjermania dhe kam dëgjuar për gjërat që po ndodhin. Mendoj që Shqipëria është për të rinjtë dhe nuk është në shitje”, tha turistja.
Mes protestuesve ishte edhe Ernesti, me origjinë nga Dibra dhe banues në Tiranë, i cili tha se ndihet i prekur nga situata në vend njësoj si shumë qytetarë të tjerë.
Ai foli për padrejtësitë, korrupsionin dhe fenomenet që sipas tij kanë dëmtuar shoqërinë shqiptare, duke theksuar se shqiptarët janë edukuar me vlera të ndershmërisë dhe jo të përfitojnë në kurriz të të tjerëve.
Sipas tij, pasuritë publike dhe natyrore nuk duhet të shfrytëzohen për interesa të ngushta, ndërsa bëri thirrje që të rinjtë e arsimuar të angazhohen më shumë në jetën publike dhe të marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit.
“Unë quhem Ernest. Jam nga Dibra me origjinë, por jetoj në Tiranë. Dhe dua t’ju them pse unë jam i prekur, siç jeni të prekur të gjithë ju dhe të gjithë qytetarët e vërtetë të Shqipërisë, nga ky zgjim dhe nga kjo ngritje. Sepse ne vuajmë padrejtësitë, ne vuajmë hajdutllëqet, maskarallëqet e këtyre njerëzve që kërkojnë që ne të jemi të ndyrë, hajdutë, të jemi maskarenj për të qenë të aftë. Jo, ne jemi të ndershëm! Ne na kanë edukuar të jemi shqiptarë të besës, na kanë edukuar të jemi fisnikë, edhe jo të jemi kriminelë, hajdutë, drogaxhinj, mafiozë…”, tha protestuesi.
Një tjetër pjesëmarrës u ndal te fryma e protestës, duke e cilësuar atë si një lëvizje qytetare të zhvilluar me kulturë dhe respekt. Ai tha se ajo që i kishte bërë më shumë përshtypje ishte prania e njerëzve të zakonshëm, të cilët sipas tij kishin dalë në shesh me qëllime të mira dhe me dëshirën për të kontribuar për vendin.
Protestuesi theksoi se ky angazhim duhet të vazhdojë dhe se secili qytetar ka detyrimin të japë kontributin e vet në një moment që ai e konsideroi historik për Shqipërinë.
“Që t’i bie shkurt historisë dhe asaj ndjesisë së momentit, ideja është që, edhe kur isha pjesëmarrës në protesta në Tiranë, gjëja që më bëri më shumë përshtypje ishte që ngado, kudo, referoheshe të shikoje vetëm njerëz të mirë dhe me qëllime të mira. Që do të thotë, është një protestë qytetare, me kulturë, dhe një lloj edukate, dhe një lloj shembulli që po bëjmë ne edhe gjithë botën, jo vetëm këtu. Të vazhdojmë, mos e lëmë! Do ta vazhdojmë sa më shumë të japim maksimumin tonë, që në këtë moment historik të vendit, secili të bëjë rolin e tij si shqiptar”, u shpreh një tjetër pjesëmarrës.
Gjatë tubimit nuk munguan as diskutimet për zhvillimin urban të Korçës dhe për mënyrën se si janë marrë vendime që lidhen me transformimin e hapësirave publike. Një prej protestuesve, inxhinier në profesion, e krahasoi situatën aktuale me një lëkundje të fortë tektonike, e cila sipas tij mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në jetën politike dhe shoqërore të vendit.
Ai u ndal veçanërisht te monumenti i Luftëtarit Kombëtar në Korçë dhe ndikimi që kanë ndërtimet e reja përreth tij, duke argumentuar se profesionistët dhe qytetarët duhet të dëgjohen më shumë në vendimmarrje.
“Këto ngjarje janë si puna e këtyre tërmeteve që ndodhin një në 30-40 vjet dhe krijojnë përplasje të fuqishme shtatë-tetë ballë, që sot këto përplasje kanë lëkundur politikën shqiptare. Dhe sot duhet që nga kjo lëvizje, nga kjo tektonikë, neve të përjetojmë një rilindje, jo atë që na është rekomanduar gjatë kësaj kohe, por një rilindje të re. Një shtet të ri, i cili do të lejojë që qytetari në këtë shtet të ndihet qytetar me nder”, tha një protestues.
Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me synimin për të mbajtur të gjallë angazhimin qytetar dhe për të përcjellë mesazhet e tyre në mënyrë paqësore./CNA
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të enjte në ditën ...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka reguar sërish sot lidhur m...
Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me la...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë një tjetër reagim në li...
Këtë të enjte po vijon protesta qytetare kundër qeverisë. ...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka zhvilluar në se...
Ministria e Arsimit ka ndarë pasditen e sotme një njoftim ...
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë të pandehurit e akuz...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat katër anëtarë të...
Debati i deputetit socialist dhe kryetarit të Komisionit t...
Shërbimi i transportit publik vijon të mbetet në konfuzion...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar n...
Kjo fundjavë e ka gjetur Pojanin të mbushur me ngjyra, aro...
Gazetari i familjes Veliaj, i paguar nga kryebashkiaku i a...
Dëshmia e Aleksandër Kolës, i cili punonte si çoban në sta...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas lajmit pë...
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, partisë së Arlind Qorit, Redi ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ve...
Shtetet e Bashkuara i kanë hequr "non grata"-n kreut të PD...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla iu përgji...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në Korçë, fëmija 4 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë...
Një shtetas 33-vjeçar shqiptar u vu në pranga në Itali, pa...
Një nga autorët e shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme n...
Një rast i trafikimit të heroinës nga Maqedonia e Veriut d...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) mbrojti kursin e re...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë një postim në T...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se po anulont...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se po shqyrtonte dorë...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Çmimi i arit ra në nivelin më të ulët në më shumë se gjash...
Bizneset ulën huamarrjen jashtë vendit gjatë vitit të kalu...
Pagesat dhe tërheqjet në bastet sportive online do të kryh...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dhe ...