web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta kundër qeverisë/ Aktori nuk kursehet: Ramës nuk ia mban të thotë ndonjë fjalë

11 Qershor 2026, 19:21, Aktualitet CNA

Protesta kundër qeverisë/ Aktori nuk kursehet: Ramës nuk ia mban

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka reguar sërish sot lidhur me protestën kundër qeverisë, në të cilën po merr pjesë për të disatën ditë me radhë.

Duke folur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Malkaj ndau emocionin e protestës së 12-të, që ka bashkuar mijëra qytetarë.

Ndërkohë, aktori gjeti rastin për të ndarë edhe një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama, që sipas tij nuk guxon t’u afrohet protestuesve për të komunikuar direkt me ta.

“Jemi në bulevardin qendror, emocion i madh, jemi me ca njerëz që i kanë rënë murit me kokë dhe kanë dalë matanë. Jemi në një vend ku nuk ia mban kryeministrit të vije të thotë ndonjë fjalë”,-tha Malkaj./CNA

 





Lajmet e fundit nga