Këngëtarja shpërthen ndaj Ramës, Becit dhe Karakaçit/ U jep medaljen e mosmirënjohjes
Këngëtarja Barbana Dini ka reaguar publikisht pas diskutim...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër lidhur me debatet dhe përplasjet publike e ligjore që lidhen me projektin e Aeroportit të Vlorës, si edhe vendimin e Gjykatës së Tiranës për ngrirjen e situatës.
Pacolli e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Tiranës si të kundërligjshëm dhe të dëmshëm për kompaninë MABCO.
Sipas Pacollit, këto zhvillime cenojnë edhe rendin juridik dhe kushtetues të vendit.
Pacolli thekson se organet ligjzbatuese duhet të hetojnë dhe adresojnë këto çështje në mënyrë që të mbrohet shteti i së drejtës dhe institucionet.
Duke iu referuar debatit publik rreth projektit, Pacolli shprehet se për muaj me radhë janë përsëritur të njëjtat akuza dhe spekulime, të cilat, sipas tij, kanë ndryshuar mënyrën si perceptohen vetëm në varësi të kontekstit dhe momentit kur janë bërë publike.
Ai shton se çdo marrëdhënie koncesionare ka kufij të përcaktuar ligjërisht dhe se askush nuk mund të marrë vendime mbi të drejta që nuk i takojnë vetëm atij, duke theksuar se në këtë proces janë të përfshira edhe interesa shtetërore.
Pacolli nënvizon gjithashtu se çështja mbetet objekt i proceseve gjyqësore në vijim, ndërsa thekson se gjykatat janë institucioni ku vlerësohen faktet dhe vendoset mbi bazën e ligjit.
“Narrativa e mbështetur nga “njerëz të fortë” rreth Delfosit është një GËNJESHTËR e turpshme që ka krijuar huti në opinion dhe ka shërbyer si instrument për GJYQTARË të caktuar që lëshuan vendime gjyqesore të kundërligjshme.
Këto veprime të jashtëligjeshme përveç dëmit të pariparueshëm që i kanë shkaktuar MABCO-s, komunitetit dhe shtetit, kanë tentuar gjithashtu të cenojnë rendin kushtetues dhe juridik të vendit.
Organet përgjegjëse për luftimin e krimit duhet t’i hetojnë dhe t’i ndëshkojnë këto fenomene në përputhje me ligjin, për të mbrojtur shtetin e së drejtës dhe institucionet e tij.
Ka diçka që më bën gjithmonë përshtypje në jetën publike shqiptare. Kaq shpesh, nuk është aq interesante ajo që thuhet, sa momenti kur vendoset të thuhet.
Për muaj me radhë dëgjuam të njëjtat spekullime, akuza, të njëjtat pretendime, të njëjtat teori, Delfos Delfos, Delfos. U thanë në studio televizive, në deklarata politike, në procese gjyqësore. Atëherë konsideroheshin thjesht pretendime të një pale në konflikt. Sot, papritur, po shfaqen si shqetësime institucionale edhe kur pretendimet morën përgjigjie shteruese nga Gjykata e Lartë. Pra, çdo biznesmen normal këtu ka të drejtën të pyesi veten se çfarë ka ndryshuar?
Sepse faktet ose janë të vërteta që në ditën e parë, ose nuk janë fare. Ato nuk bëhen të vërteta vetëm kur ndryshon zëri që i shqipton. Më habit gjithashtu edhe vetëm ideja se një investitor mund të vendosë barrë mbi të drejta që nuk i zotëron i vetëm. Në çdo marrëdhënie koncesionare ekzistojnë kufij të qartë. Askush nuk mund të disponojë atë që nuk është vetëm e tij. Aq më pak kur në mes qëndrojnë të drejta dhe interesa që i përkasin edhe shtetit. Kjo është e qartë si drita e diellit!
Prandaj, pyetja nuk është nëse dikush mund ta bëjë këtë. Pyetja është nëse mund ta bëjë pa miratimin e atyre që kanë pjesën e tyre të së drejtës? Dhe përgjigjja duket e qartë po në dritë të diellit. Çdo pretendim tjetër mbetet objekt i proceseve gjyqësore që vazhdojnë. Gjykatat janë vendi ku faktet provohen dhe ku pretendimet dhe spekullimet marrin ose humbasin vlerë juridike.
Por kur debatet juridike fillojnë të shndërrohen në "alarme publike", njeriu nuk mund të mos pyesë veten nëse shqetësimi i vërtetë është ajo që mund të ndodhë nesër, apo ajo që dikush dëshiron të arrijë pasnesër. Përgjigjet shteruese tona me shkrim duhet t'i japin fund spekullimeve të gjithkujt dhe në gojën e gjithkujt!
Koha zakonisht i jep përgjigjet që politika përpiqet t’i fshehë”, shkruan Pacolli.
Këngëtarja Barbana Dini ka reaguar publikisht pas diskutim...
Pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka,...
Golemi rezulton të jetë tregu me zgjerimin më të shpejtë n...
Numri i të punësuarve në popullsisë në moshë punë pësoi rë...
Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kundër qeveris...
Profesor Pëllump Pilinçi ka dhënë lajmin se qeveria e Edi ...
Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë mbrëmjen e sotme...
Protestuesit në ditën e 11 të protestës teksa kanë nisur m...
I pranishëm në protestën e sotme ka qenë dhe ish-drejtuesi...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar që prej orës 18:00 të kës...
Prej më shumë se një orë ka nisur dita e 11 e protestës ku...
Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në ditën e...
Gazetarja Klodiana Lala tha sot se protesta qytetare disad...
Plarent Ndreca, avokati i pandehur i kryebashkiakut të arr...
Prej 10 ditësh, një protestë masive me grupime e rryma të ...
Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, ka zhvillua...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në b...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është mira...
Reperi Kleviol Ahmeti ka dalë nga ambientet e Gjykatës së ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, me 13 a...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprime...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e per...
Një aksident ka ndodhur në zonën e Bradasheshit në Elbasan...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Abolfazl Sepahi B...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...