web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhurmë nga muzika e lartë/ Gjobë e majme për biznesin në Himarë, procedohen pronari dhe 5 të tjerë

27 Korrik 2026, 15:24, Kronika CNA

Zhurmë nga muzika e lartë/ Gjobë e majme për biznesin

Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhurmat në mjedis, përveç subjekteve ku u kryen verifikime e matje dhe që rezultuan brenda kufijve të lejuar të zhurmës, u konstatua se në një "beach bar" në Potam gjenerohej muzikë në orën 00:30.

Për këtë shkelje, në zbatim të ligjit "Për administrimin e zhurmës në mjedis", pronari i subjektit, shtetasi S. R., 37 vjeç, u ndëshkua me masë administrative prej 200 000 lekësh të rinj.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, pronari i subjektit dhe 5 shtetas të tjerë, mes tyre edhe 35-vjeçari i punësuar si muzikant në këtë subjekt, u proceduan penalisht, pasi kishin prishur qetësinë publike dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndërprerë aktivitetin me muzikë.

Kontrollet, verifikimet dhe matjet do të vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Prishja e qetësisë publike"./CNA

 





Lajmet e fundit nga