web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasje Curri-Sulo: Protesta ka tejkaluar edhe ’97-ën, kishim vdekur politikisht

11 Qershor 2026, 22:39, Aktualitet CNA

Përplasje Curri-Sulo: Protesta ka tejkaluar edhe ’97-ën, kishim

Analistët Arjan Curri dhe Arjon Sulo zhvilluan një debat të ashpër lidhur me kërkesat e protestuesve që janë prej 12 ditësh në shesh kundër qeverisë.

Në një studio televizive, Curri dhe Sulo u ndalën te kërkesat e qytetarëve.

Sipas Sulos, këtë herë ka ndodhur ajo që s’ka ndodhur që nga viti 1997, që gjë ka tejkaluar protestën e studentëve, ndërsa Curri kritikoi se kohëzgjatja e protestës nuk sjell eficiencë.

Pjesë nga debati:

Sulo: Të kalosh te garancitë për BE-në…

Dudushi: Unë s’ua kërkoj protestuesve këtë.

Sulo: Ka 12 ditë. Sot është dita e 12-të. Ka ndodhur ajo që s’ka ndodhur që nga ’97. Hiqe atë se ishte me armë. Kjo ka tejkaluar protestën e studentëve.

Curri: Kohëzgjatja nuk sjell eficiencë.

Sulo: Ne kishim vdekur politikisht. Ti u kërkon atyre garancinë për BE-në. Kush janë ata që t’u kërkosh garanci për BE-në?

Curri: Ata janë qytetarë të BE-së.

Sulo: Ti nuk po i kërkon llogari Edi Ramës. Ti thuaju protestuesve bravo që po marrin kurajën se mund t’i heqin edhe nga puna.

Curri: Ne nuk themi pse dalin.

Dudushi: Ne nuk po themi a është në kulm protesta apo jo. Unë po them se si do zgjasë protesta.

Curri: I njohim protestat. I njohim mekanizmat e tyre.

Dudushi: Në fund produkti do të jetë politik.

Sulo: Kjo është ta shuash protestën.

 





Lajmet e fundit nga