web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat kundër qeverisë/ Zogaj: Lëvizja më e pastër e popullit shqiptar

11 Qershor 2026, 22:48, Aktualitet CNA

Protestat kundër qeverisë/ Zogaj: Lëvizja më e pastër e

Analisti Preç Zogaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” teksa ka folur për protestën, ka thënë se është kundër kapjes së demokracisë.

Zogaj tha se brezi i ri ka ka bojkotuar “kazermat” politke PS dhe PD.

Sa i përket rastit të Zvërnecit, Zogaj u shpreh se ai ishte pika që derdhi gotën.

 

“Kjo protestë është kundër kapjes së demokracisë, është për rikthimin e demokracisë. Demokracia është sundim i popullit, por këtu demokracinë e përdorin për të zbukuruar aparencën.

Besoj dhe shoh se ka një perceptin të hapur në brezin e ri por dhe shumë e shumë njerëz që kanë bojkotuar kazermat politike PS, PD, se shumica emërohen nga kryetarët e partisë. Zullumi trashet trashet dhe këputet, kur trashet. Sot është trashur zullumi.

Zvërneci është pika e ujit që derdhi gotën. Kjo është ngjarje e madhe që na dëshmon se demokracia i krijon vetë mjetet e vetëmbrojtjes, mjafton të ketë mbetur një korsi pa frymëmarrje. Njerëzit do shtohen se njerëzit refuzojnë të jenë dele.

Personalizimi ekstrem i pushteteve, kasta Berisha-Rama kanë kapur demokracinë. Kjo është lëvizja më e pastër e popullit shqiptar. Këta që nxjerrin histori jo Greqia, jo Irani nuk kanë asnjë lloj baze”, tha Zogaj.





Lajmet e fundit nga