web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E martoi Veliaj/ Luiz Ejlli këngë kundër Edi Ramës

13 Qershor 2026, 16:49, Aktualitet CNA
 

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka paralajmëruar këngën e tij të radhës. Ndryshe nga hitet e mëparshme, kjo këngë vjen si një dedikim për protestuesit që prej dy javësh kanë zhvilluar protesta në Tiranë kundër qeverisë.

Këtë e ka njoftuar vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një miniklip, ku thuhet “Boll ma me rrena, keni lënë veç plagë”, ndërsa bashkangjitur shkruan se ai ka zgjedhur të protestojë nëpërmjet këngës.

“Secili proteston në mënyrën e vet, ju zgjodhët rrugën, unë zgjodha muzikën. Mendova se zëri im do të dëgjohej më mirë përmes një kënge sesa mes turmës. Më duhej kohë që të krijoja tekstin, muzikën dhe klipin. Më vjen keq për ata që dyshuan dhe ma sollen kurrizin (nuk është hera e parë, jam mësuar). Ndërsa ju që nuk hoqët dorë, jepini një 2000€ atyre", shkruan Ejlli. 

E martoi Veliaj/ Luiz Ejlli këngë kundër Edi Ramës

Këngëtari shkodran është i njohur për paqëndrueshmërinë e tij, pasi kujtojmë se gjatë qëndrimit në Big Brother Vip Albania 2, deklaronte publikisht se admironte kryedemokratin Sali Berisha.

Më pas në përfundim të BBVA u martua me Kiara Titon në një ceremoni që drejtohej nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj.

E martoi Veliaj/ Luiz Ejlli këngë kundër Edi Ramës

Më pas përfundoi në podcastin e kryeministrit Edi Rama si i ftuar, ndërsa asokohe ndau dhe foto me kreun e qeverisë në rrjetet e tij sociale.

E martoi Veliaj/ Luiz Ejlli këngë kundër Edi Ramës

Ndërkohë tani ka dalë me një këngë pro protestuesve që prej disa ditësh bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga