web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta në Rrjoll/ Banorët përplasen me policinë, prishin rrethimin e kantierit të resortit

13 Qershor 2026, 16:03, Aktualitet CNA

Protesta në Rrjoll/ Banorët përplasen me policinë, prishin

Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Rrjoll pranë kantierit ku po ndërtohet një resort.

Gjatë zhvillimit të protestës janë regjistruar incidente dhe përplasje fizike të protestuesve dhe punonjësve të policisë që ndodheshin në zonë.

Bëhet me dije gjithashtu se protestuesit kanë prishur dhe hequr gardhin rrethues të kantierit, duke përdorur sëpata, pinca hekuri, hunj dhe sende të tjera të forta.

Protesta në Rrjoll/ Banorët përplasen me policinë, prishin

Ndërkohë më herët disa nga protestuesit e Rrjollit janë shprehur se nuk kundërshtojnë projektin turistik apo zhvillimin e zonës, por nuk i njohin vendimet gjyqësore të formës së prerë që, sipas tyre, kanë përcaktuar statusin e pronës. /CNA

 





Lajmet e fundit nga