web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Altin Dumani, rikthehu dhe një mandat"/ Protestuesi: SPAK, ke besimin e popullit shqiptar

13 Qershor 2026, 19:15, Aktualitet CNA

"Altin Dumani, rikthehu dhe një mandat"/ Protestuesi: SPAK, ke

Protesta para Kryeministrisë vijon, ndërsa një nga protestuesit ka bërë thirrje për rikthimin e prokurorit Altin Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme.

Ai u shpreh se Dumani duhet të vijojë me arrestimin e klasës politike të korruptuar. Ndër të tjera theksoi se SPAK ka sot besimin e popullit shqiptar.

“A jeni dakord për rikthimin e Altin Dumanit edhe një mandat për të përfunduar misionin që kishte nisur për arrestimin e kësaj klase politike të korruptuar. Altin Dumani, rikthehu, merr frenat e SPAK-ut dhe fillo arrestimet si më parë. SPAK vepro sa nuk është vonë, Ti ke besimin e popullit shqiptar. Duam drejtësi”, u shpreh qytetari.

Kujtojmë se kjo është protesta e 14-të që zhvillohet para Kryeministrisë, ku qytetarët bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga