web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Diaspora në protestën para Kryeministrisë: Të rrëzojmë Ramën dhe gjithë këtë klasë politike

13 Qershor 2026, 20:10, Aktualitet CNA

Diaspora në protestën para Kryeministrisë: Të

Protestës së sotme para Kryeministrisë i janë bashkuar edhe shqiptarë të diasporës. Disa prej tyre kanë mbajtur fjalim në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë.

“33 vite më parë i kërkova dorëheqjen presidentit të kohës dhe për shkak të terrorit u largova nga vendi. Na rrëmbyen lëvizjet e Dhjetorit. Mirënjohje vendeve aleate që u dhanë mundësi shqiptarëve. Ne së bashku do ta bëjmë Shqipërinë, sepse kemi njerëz brilantë. Ata që janë jashtë do ta ndërtojnë vendin së bashku me ata që janë brenda”, u shpreh një qytetar.

Një tjetër shqiptare, e cila tha se vinte nga Frankfurti i Gjermanisë, u shpreh se kryeministri nuk po e mbështet popullin e tij.

“Bashkohem për të dhënë mbështetjen e Frankfurtit dhe gjithë diasporës. Jemi me ju pa frikë, jo si administrata që duartroket nga halli kryeministrin. Njerëzit e ndershëm të administratës të bashkohen me ne për të na ndihmuar në këtë nismë. Qytetarë, trokisni në dyert tuaja, por sistemi jua ka dështuar ndër vite. Kryeministër, hiq dorë ti, shoqëria jote dhe mbështetësit e tu! Jemi në vitin 2026 dhe akoma kemi spitale pa ilaçe, na ikin dritat dhe kemi ujë me orar. Ky kryeministër preferon të bashkëpunojë me bandat dhe jo të mbështesë shtetin tonë”, tha ai.

Ndërkohë një qytetar tha se shqiptarët duhet të bashkohen për të rrëzuar jo vetëm Ramën por të gjithë këtë klasë politike.

“Na kanë rritur duke na thënë që më zjarrin, ujin dhe shtetin të mos luajmë, por ne duhet të luajmë. Sot kemi pasur protesta në të gjithë botën, kam dëgjuar shpesh Rama jepe dorëheqjen, këta kur hipin majë kalit nuk zbresin. Duhet të bashkoheni ju këtu me ne të përkushtuarit në diasporë dhe t’i japim një shkelm dhe ta hedhim, të rrëzojmë jo vetëm Ramën, por këtë klasë të kalbur”, tha ai. /CNA





Lajmet e fundit nga