web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U vetëdorëzua në Spanjë/ Ekstradohet djali i Erzen Breçanit

13 Qershor 2026, 22:58, Aktualitet CNA

U vetëdorëzua në Spanjë/ Ekstradohet djali i Erzen

Është ekstraduar mbrëmjen e sotme nga Spanja, Eralbi Breçani, djali i ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit, Erzen Breçanit. Ai u vetëdorëzua në prill të këtij viti në Spanjë.

Sipas raportimeve, Breçani është sjellë në aeroportin e Rinasit nga oficerët e Interpol Madridit.

Djali i ish-kryepolicit së bashku me biznesmenin Ervin Mata, akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për grup kriminal të strukturuar dhe trafik droge nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Shqipëri.

Ndërkohë hetimet janë në proces nga SPAK dhe GJKKO. /CNA





Lajmet e fundit nga