web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Plazhi publik në Vlorë është zaptuar”/ Atird Hoxha: Kryebashkiakja nuk ka asnjë vizion për interesin e qytetarëve

13 Qershor 2026, 21:06, Aktualitet CNA

“Plazhi publik në Vlorë është zaptuar”/ Atird

Ish-kryetari i degës së PD-së në Vlorë, Atird Hoxha ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale, zaptimin e plazhit publik nga privatët.

Hoxha shprehet se situata në videon e postuar nga ai, është pikërisht ajo që ka denoncuar dhe disa muaj më parë.

Ndër të tjera shkruan se kryebashkiakja e Vlorës nuk ka asnjë vision për interesin publik por ka synim përvetësimin e çdo hapësire që u përket me të drejtë qytetarëve.

Postimi i plotë:

Kjo që shihni në video është pikërisht ajo që denoncova disa muaj më parë, sepse e dija shumë mirë se ku po shkonte kjo histori.

Fatkeqësisht, sot parashikimi im është bërë realitet. Pavarësisht se disa i besuan mashtrimit të arrogantes në krye të Bashkisë Vlorë, e vërteta është para syve të të gjithëve, pothuajse çdo centimetër katror i plazhit publik është zaptuar nga privatët.

Kryetarja e Bashkisë Vlorë, së bashku me bandën e saj të vendosur në pozicionet kyçe të administrimit të qytetit, nuk kanë asnjë vizion për interesin publik. Synimi i tyre është të përvetësojnë çdo hapësirë, të vjedhin çdo qindarkë dhe t’u marrin qytetarëve çdo centimetër katror që u përket me të drejtë.

Plazhi është pasuri publike, jo pronë private e pushtetit dhe klientëve të tij. /CNA





Lajmet e fundit nga