web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Kur Erion Veliaj qëllohej me vezë në mes të Tiranës nga të rinjtë

14 Qershor 2026, 12:28, Aktualitet CNA

Revolta e të rinjve dhe qytetarëve të Tiranës, kundrejt kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliajt ka startuar vite më parë dhe mllefin ndaj tij e kanë treguar dhe me veprime.

Tetë vite më parë, më konkretisht në 2018, në qendër të Tiranës, një grup të rinjsh qëlluan me vezë Erion Veliajn, si shenjë e kundërshtisë së tyre për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai akuzohej nga qytetarët se po prishte teatrin kombëtar për të lejuar aty ngritjen e kullave.

Sot mllefi ndaj kryebashkiakut të arrestuar nuk është zbehur për të mos thënë që është shtuar edhe më shumë. Kjo është parë dhe në protestat e organizuara në kryeqytet ku qytetarët kanë brohoritur thirrje kundër tij që në ditën e parë të tubimeve.

Kujtojmë se Erion Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, për shkak se ndaj tij rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, 9 herë korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Ai vijon qëndrimin në burg me vendim të të gjitha gjykatave në çdo nivel.

Dosja e tij voluminoze ka shkuar që prej korrikut në gjykatë dhe Erion Veliaj vijon sagën e shtyrjes së seancave, si një frikacak për të mos u përballur me drejtësinë. /CNA





Lajmet e fundit nga