web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Protestë si revoltë qytetare”/ Akademiku Fuga: Vazhdimësi e pakënaqësive disavjeçare të shqiptarëve

14 Qershor 2026, 22:32, Aktualitet CNA

“Protestë si revoltë qytetare”/ Akademiku Fuga:

Akademiku i njohur Artan Fuga komentoi sot zhvillimet e dy javëve të fundit me protesta në vend.

Duke folur lidhur me këtë temë në A2 CNN, Fuga tha se protestën e kam parë si vazhdim të pakënaqësive disa vjeçare.

Sipas Fugës, shqiptarët kanë ndërgjegje kritike që duket se këtë herë herë shpërtheu e kthyer në revoltë.

Më tej, akademiku u shpreh se kjo lëvizje kolektive që vazhdon prej 15 ditësh është një fenomen që kapërcen të gjitha pengesat sociale që normalisht do ta bënin të pamundur.

Fuga shtoi se protesta ka arritur të dobësojë qeverinë në kuptimin politik, sepse ka treguar se ekziston një pakënaqësi e organizuar që nuk mund të injorohet.

“Protestën e kam parë në vazhdim të pakënaqësive disa vjeçare, të cilat i kam konstatuar në rrjetet sociale. Gjithmonë kam thënë se nuk është e vërtetë që qytetari shqiptar nuk ka ndërgjegje kritike. Dukej qartë që në ndërgjegjen e qytetarëve diçka po përgatitej, një lloj revolte që në një moment do të shpërthente. Qytetari ndihet i përjashtuar dhe përballë një autoritarizmi, përballë një vendimmarrjeje që e përjashton atë. Çështjet ambientaliste janë çështje politike, sepse kanë të bëjnë me mënyrën se si merren vendimet. Ne kemi një shoqëri të atomizuar, me individë të izoluar, mungesë sindikatash dhe organizimesh shoqërore. Në këto kushte, një lëvizje kolektive që vazhdon prej 15 ditësh është një fenomen që kapërcen të gjitha pengesat sociale që normalisht do ta bënin të pamundur. Lëvizja kolektive ka arritur të dobësojë qeverinë në kuptimin politik, sepse ka treguar se ekziston një pakënaqësi e organizuar që nuk mund të injorohet”,-tha Fuga./CNA

 





Lajmet e fundit nga