web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në shesh protestohet edhe kundër Mero Bazes dhe Carlo Bollinos

14 Qershor 2026, 18:30, Aktualitet CNA

Mero Baze, i njohur me dhjetëra pseudonime, njeriu me xhaketë të grisur që qelbte erë në korridoret e Partisë Demokratike, që është kthyer në një miliarder, në kohën e PD-së pronar vilash, apartamentesh dhe hotelesh, është shqetësuar shumë për gjuhën linçuese në protestë ndaj disa mediave e gazetarëve.

Në fakt, ka të drejtë për këtë pjesë, sepse nuk mund të ketë demokraci kur një pakicë që proteston, dhunon, shan, kërcënon dhe fyen. Justifikimi që jep Mero Baze shkon tek halli që, sipas tij, është një parullë e ndyrë bërë ndaj botuesit Carlo Bollino, paguar nga familja Berisha.

“E njëjta është ajo parrullë e ndyrë kundër botuesit Carlo Bolino, e paguar nga familja Berisha që tundet në protestë duke e fyer me gjuhë raciste se është italian "që po u pi gjakun shqiptarëve". Është një racizëm i ndyrë që na turpëron të gjithëve, dhe sidomos ata gazetarë që janë kthyer në protestues, dhe japin leksione për profesionalizëm”, shkruan Mero.

Në shesh protestohet edhe kundër Mero Bazes dhe Carlo Bollinos
Pankarta për Carlo Bollinon në protestë

Në fakt, në protestë ka pasur dhe postera për Mero Bazen, Sokol Ballën, Baton Haxhiun, Carlo Bolinon, e shumë gazetarë të tjerë, ka dhe për anonimë e anonime, përditë janë publikuar postera që vendosen nga qytetarët e ndryshëm sipas preferencave të tyre.

Në shesh protestohet edhe kundër Mero Bazes dhe Carlo Bollinos
Pankarta nga protesta

Duke parë posterin e Carlo Bollinos, shikon një grua me qeleshe në kokë, me një poster në dorë, që ka shkuar si protestuese. Është zgjedhja e saj.

Çfarë ka ajo me Carlo Bollinon? Mund të ketë shumë, edhe me Carlo Bollinon, edhe me Mero Bazen. Se Carlo dhe Mero e dinë veten burra të ndershëm, por varet si i dinë dhe i perceptojnë protestuesit. Se shqiptarët kanë memorie, nuk janë me amnezi.

Mero Bazen, se si mundi që nga një brekëgrisur i korridoreve të PD-së të bëhej miliarder dhe këtë duke lëpirë sa Edi Ramën apo Erion Veliajn. Duke ndërhyrë tek pushteti për përfitime ekstra, tek reklamat e koncesionarëve dhe atyre që në fakt, populli thotë se na kanë pirë gjakun. Janë koncesionet e Rilindjes dhe të pushtetit që ka propaganduar Mero Baze.

Nuk ka bërë më pak edhe Carlo Bollino. Na ka thënë se inceneratori në Fier punon, na ka thënë se sa të mirë janë inceneratorët, ka marrë para nga kjo aferë nën hetim nga SPAK.

Ka bërë biznes, ka përfituar tendera direkt dhe indirekt. Është rasti i AKSHI-t ku është përfshirë Carlo Bollino, i cili në një denoncim të bërë fort nga opozita, ishte përfitues në tendera nëpërmjet Igli Gjelishtit.

Përtej një botuesi, Mero Baze dhe Carlo Bollino janë propaganda e pushtetit. Përtej një botuesi, Mero Baze dhe Carlo Bollino janë përfitues nga koncesionet e pushtetit. Përtej botuesit, Mero Baze dhe Carlo Bolino janë një arsye më shumë për ata protestues atje.

Për faktin se ju thonë shqiptarëve sa të lumtur jetojnë me Rilindjen në pushtet, apo për faktin se sillen jo si zë i qytetarëve dhe mendim ndryshe, por si zë mbrojtës i skandaleve dhe korrupsionit të pushtetit.

Mjafton fakti i inceneratorëve, mjafton fakti i koncesioneve, i check-up-it, mjaftojnë aferat e AKSHI-t. Se ka një hetim për AKSHI-n, por ka përfituar dhe Carlo Bollino nga tenderat e AKSHI-t. E pra, prandaj janë protestuesit atje. Sa ka qenë pasuria e Carlo Bollinos kur ka ardhur në Shqipëri dhe sa është ajo sot? Mund të pyesin protestuesit. Sa i është shtuar gjatë kohës që ka qenë Partia Socialiste në pushtet?

Një pyetje shumë e thjeshtë, meqenëse qenka gazetar dhe botues, si u pasurua? Botues, gazetar apo biznesmen që përfiton nga taksat e shqiptarëve? Me koncesionet që i ka dhënë pushteti, apo reklamat që shkojnë nga bizneset e pushtetit?

Si u pasurua Mero Baze?

Sa ishte pasuria e tij në vitin 2013 dhe sa është sot? Për këto arsye janë shumë protestues në shesh. Edhe për farën dhe për llojin e Mero Bazeve që dikur qenë dashuria e madhe e Sali Berishës, e që më pas doktori i mori dhe i hodhi në kosh të plehrave.

Kurse Carlo Bollino të paktën është më dinjitoz se sa Mero. Ka qenë gjithmonë armik i Saliut dhe “dashnor” i socialistëve të Rilindjes.

Më shumë sesa e vërteta pse ata protestues janë atje dhe kanë një gjuhë linçuese, fyese, arrogante shpesh shumë prej tyre, disa janë dështakë në politikë, të paaftë e të tjerë, atje ka dhe dhjetëra qytetarë që e dinë shumë mirë se kush është në të vërtetë Carlo Bollino, kush është në të vërtetë Mero Baze, soji i tyre dhe sa vlejnë ata.

Prandaj dhe jo pa qëllim shkojnë dhe vendosin postera. Nuk ka nevojë t'i paguajë as familja e Saliut, as ndonjë familje tjetër. Kanë Carlo e Mero aq plot armiq, dhe aq shumë shqiptarë i shikojnë se si janë pasuruar dhe se si deformojnë realitetin e shoqërisë shqiptare, saqë nuk ka nevojë t'i paguajë kush për të vendosur posterat e tyre.

Ata që janë në shesh kanë një arsye më shumë për të protestuar ndaj pushtetit, pikërisht sepse qëndron në këmbë nga propaganda e Mero Bazes dhe Carlo Bollinos. /CNA





Lajmet e fundit nga