web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Halucinacionet e Plakut Mere

9 Shkurt 2026, 17:57, Plaku Mere CNA

Në një nga halucinacionet e tij raportuese në gazetën “Tema” të gazetarit të familjes së Veliajt, Mero Baze, është bërë një kronologji e ngjarjes, pra një retrospektivë e gjyqit ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj nga arrestimi i tij tek vendimi i GJKKO sot.

Pasi vjen vërdallë me disa pyetje thelbi jepet në fund.

“Gazeta TemA gjykon se rasti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është një test i trefishtë: së pari, është test për drejtësinë nëse ajo është në gjendje të gjykojë shpejt, në mënyrë të paanshme dhe me standarde evropiane;

së dyti, është test për politikën, për të mos instrumentalizuar procesin penal në funksion të betejave ditore dhe, së treti, është test për integrimin, sepse mënyra se si trajtohen raste të tilla shihet me lupë nga partnerët ndërkombëtarë.

Kalimi i dosjes për gjykim nuk jep përgjigje përfundimtare, por e zhvendos thelbin aty ku duhet të kishte qenë më herët: te prova, argumenti juridik dhe vendimi i arsyetuar”

Halucinacionet e Plakut Mere

Lind një pyetje shumë e thjeshtë:

A mund të na thotë gazetari i familjes Veliaj, shoku Mero Baze i PS-së apo ish-zoti Baze i Sali Berishës, kush e vonoi çështjen 7 muaj në gjykatë që erdhëm deri sot?

Pasi nuk do të kishim një histori nga shkurti i vitit të kaluar deri më sot. Në korrik ka shkuar dosja në gjykatë, mund të fillonte gjykimi deri në shtator.

Për dy ose tre muaj mund të kishte një gjykim super të shpejtë për Veliajn nëse ai nuk do të bllokonte me futjen e nxjerrjen e avokatëve të tij apo deri te veprimet më qesharake duke sjellë avokatë amerikanë dhe duke i çuar para derës së SPAK-ut.

Që gjykata të ketë testin e shpejtësisë duhet të ketë dhe bashkëpunëtorin, i cili duhet të jetë një i akuzuar dinjitoz, që tu qëndrojë përballë fakteve dhe provave dhe të luftojë me drejtësinë dhe jo t’i përdridhet asaj.

Po të ishte burrë Erion Veliaj le të përballej atje. Po të ishte burrë Erion Veliaj meqënëse gjykimi i shkurtuar mund ta detyronte të pranonte një pjesë të fajit le ta bënte përballjen e çështjes duke përjashtuar biznesmenët që i ka marrë “në qafë”, emrat kryesorë të biznesit në Shqipëri, shumë prej të cilëve do të dënohen pavarësisht llojit apo formës sepse veprat penale janë atje dhe dosjen e dinë të gjithë.

Sot pas një viti kaloi për gjykim, por jo sepse  gjykata nuk ka dashur ta gjykojë shpejt por sepse çështjen e ka shtyrë Erion Veliaj.

Një test për politikë thotë “mjeroja” për të mos instrumentalizuar procesin penal në funksion të betejave ditore.

Po çfarë ka bërë këtë një vit Mero Baze, Carlo Bollino dhe mediat e pushtetit apo dhe politikanët e PS, që nga i akuzuari Plarent Ndreca, Fatmir Xhafaj, deputetë të PS, zyrtarë? Luftë frontale ndaj SPAK-ut, prokurorit dhe gjyqtarëve.

Kanë akuzuar prokurorin me gënjeshtra e mashtrime për gjoja një kërkesë për një shtesë leje që nuk e nxorrën kurrë, mashtruan duke thënë se është aktivist i PD, "aktivist famoz" i PD dhe nuk i nxorrën kurrë një provë.

Sulmuan gjyqtarin Erjon Bani në mënyrë kriminale, çfarë nuk i thanë soj e sorollop dhe shkuan deri te Engert Pëllumbi sa nuk i kursyen as fizikun dhe këtë nuk e bënte ndonjë shtatmadh dhe bukurosh, më ndryshe se Engert Pëllumbi.

Edhe media e dirigjuar nga politika, media e familjes së Veliajt siç është ajo e Mero Bazes, media afër pushtetit, shërbëtore e pushtetit dhe përfituese koncesionesh apo njerëz që dalin në pëtgjime si Carlo Bollino, përfitues tenderësh dhe nënkontraktimesh. Çfarë nuk publikuan dhe çfarë nuk akuzuan.

E pra e treta është e vërteta. Mënyra se si trajtohen raste të tilla shihet me lupë se është për procesin e integrimit.

Patjetër dhe në rast se ka një proces integrimi të realizuar në çështjen Veliaj është hetimi perfekt që kanë bërë prokurorët të cilët nuk e kanë arrestuar kryetarin e bashkisë se nuk kanë dashur të rrijë në detyrë apo se do të arratisej apo se do të bënte namin me protesta siç ndodhi paturpësisht kur u arrestua dhe armata e tij rrethoi SPAK dhe policia nuk i largonte. Erion Veliaj u arrestua se po prishte provat.

Në përgjime doli dhe deputetja e PS Klotilda Bushka që shkonte dhe prishte provat.

Çfarë ndodh me një njeri që prish provat? Arrestohet.

Çfarë ndodhi më tej me Erion Veliajn? Shkoi në burg. Kujtojini përgjimet dhe lexojini këtu se si krijonte intriga, mashtrime, sulme dhe akuza nga burgu.

Nga burgu kërkonte të ushtronte presion ndaj drejtësisë. Kjo është arsye pse Veliaj është në burg se tentoi të prishte provat dhe ushtroi presion ndaj drejtësisë.

Këtë e bëri në mënyrë të pandalshme duke lobuar 220 mijë dollarë në SHBA duke i thënë gjykatës nga ana tjetër se nuk ka lekët për taksinë e avokates që të njihet me provat dhe të flasë me klientin. 

Ndaj çdo gjë që shkruan Mero Baze është kthyer në një gallatë, në një turp ndoshta dhe ai e di dhe vetë sa të pështirë e bën këtë rol por nuk ka ç’të bëjë tjetër dhe i duhet të luajë sërish rolin e këllirës sepse për atë paguhet./ CNA





Lajmet e fundit nga