
Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, ka bërë thirrje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që Erioni të kthehet në zyrë. Në fakt, ajo “fitorja” e djeshme e Erion Veliajt dhe të tijve ndoshta për Meron vlen më shumë sesa një rikthim në zyrë.
"Tani që Gjykata Kushtetuese foli, dhe që të gjithë kemi prova se ai ishte i vetëm e me pranga në duar përballë të gjithëve, ai duhet të rikthehet në zyrë dhe të vazhdojë betejën e tij me drejtësinë", shkruan Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj.
Por Erioni mund të ketë vetëm rikthim në burg, jo në zyrë. Sepse dje në Gjykatën Kushtetuese nuk është diskutuar apo shtjelluar çështja në lidhje me akuzat, 13 akuzat e tij penale dhe faktin pse mbahet në burg. Por ka rënë shkarkimi që i ka bërë Edi Rama. Pra, Erion Veliaj ka fituar me Edi Ramën.
Nga zyra Erioni nuk ka ikur dhe nuk ka shkuar për qejf për të ndenjur në Durrës. Se për shpirt rrinte në bashki dhe prishte provat, siç është kapur nga SPAK-u. Por është në burg pikërisht për këtë që thamë pak më lart. Me 13 akuza të rënda penale, për korrupsion, për pastrim të produkteve të veprës penale.
Pse duhet të kthehet Erion Veliaj në zyrë? Rikthejeni në zyrë Erion Veliajn që t'i japë lekë Mero Bazes apo për paratë që ia ka dhënë gazetarit të familjes së tij.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dje thjesht dhe vetëm ka rrëzuar zinxhirin: Edi Rama në Asamble, Edi Rama në Këshill Bashkiak, Edi Rama në Kryeministri dhe Edi Rama në Presidencë. Kjo është e gjithë skema. Na ka treguar dhe që Gjykata Kushtetuese është e kapur politikisht dhe e mirëmenaxhuar nga aksi Sokol Sadushi - Fatmir Xhafaj, ku këtë të fundit Mero Baze e ka shumë për zemër. Dhe tani, pasi kanë shfrytëzuar gjithë tentakulat me gjyqtarë të shantazhueshëm dhe të intimidueshëm si ata të Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi ka fytyrën e tij në media, që është gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, i cili bëhet gazetar i çdo familjeje sipas pushtetit, siç e paguajnë.
Megjithëse me Berishën doli jo me shumë fitime, me Erion Veliajn është bërë milioner dhe miliarder edhe me hotele.
Tani, pas vendimit që i kanë dhënë gjyqtarët e Sadushit në Kushtetuese, Mero kërkon ta rikthejë në zyrë. Në fakt, e vërteta është që ka dhe një dosje tjetër penale hetimore. Dhe sa i përket çështjes që Erion Veliaj të kthehet në zyrë, i bie që t'i bëjnë një birucë atje brenda, që të vuajë dënimin, por kjo ende nuk njihet. Burgu është burg për vepra penale. Kurse ky teknikaliteti i djeshëm administrativ i Kushtetueses, që ishte i drejtë apo ishte i padrejtë shkarkimi i Erion Veliaj, është një gjë krejt tjetër.
Dhe Erion Veliaj nuk kthehet në zyrë se i do qejfi Mero Bazes, që ai ta paguajë dhe t'i mbushë xhepat. Nuk është në burg se e shkarkoi apo nuk e shkarkoi Edi Rama, por për 13 akuza të rënda penale dhe për një dosje tjetër hetimore. Dhe personat që prishin provat, njerëzit e korruptuar dhe hajdutët, vendin e kanë në burg, jo në zyrë.
Ndoshta Mero, si gazetari i Veliajt, shpreh pasionin dhe dashurinë e tij publike dhe raporton në mënyrë të pështirë e servilosëse, por kjo deri këtu mund të shkojë. Nga burgu nuk e nxjerr dot Erionin as Mero Baze, as Sokol Sadushi dhe as “banda” mediatike apo segmentet e korruptuara të drejtësisë.
Erion Veliaj është në burg për akuza të rënda penale, me vendime të të gjitha niveleve të gjykatave. Dhe prej disa muajsh i shmanget gjykimit, nuk shkon të përballet me akuzat, por bën fitore si ajo e djeshmja, që në fakt nuk i vlen asgjë më shumë. Erion Veliaj është në burg dhe jo në zyrë. Do apo nuk do gazetari i familjes së tij, do apo nuk do banda politike e drejtësisë së Rilindjes.
Ai është në burg dhe është në detyrë. Nga detyra e shkarkoi Edi Rama dhe e riktheu gjykata. Nuk e hoqi SPAK-u nga detyra. Në burg është, kompetencat mund t’i ushtrojë, por s’mund të prishë provat e veprave penale që ka kryer. Kjo është diferenca./CNA
Mero Baze ose siç e quajnë ndryshe Plaku Mere, në pleqërin...
Mero Baze vazhdon mashtrimet e tij publike, gënjeshtrat, d...
Mero Baze, gazetari që qelb erë, siç thotë Indro Montanell...
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ishte e pritshme ...
Në lajthitjen e tij të radhës, këto që na tregojnë se Mero...
Mero Baze, njeriu që ka sulmuar më së shumti prokurorë dhe...
Këshilltari mediatik dhe njeriu kryesor në krah të Veliajt...
Thellohet edhe më tej beteja e Mero Bazes, dikur ushtar i ...
Nuk mund ta thërrasim më në emër Mero Bazen. Thjesht do t’...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë , sepse...
Në një nga shkrimet e tij të radhës, nga ato të gjatat...
CNA përmes një sërë materialesh dhe investigimesh ka z...
Drafti i Kodit të ri Penal, i cili u prezantua më 25 k...
Mero Baze është një gazetar i pretenduar, i cili prej 20 v...
Mero Baze ka ndërtuar imazhin e tij si gazetar kritik,...
Një thënie e famshme e Indro Montanellit thotë: “Një gazet...
Tamam si doktor Zeqo Pilafi, që po të të zinte me dorë...
Nuk mund të qëndronte në heshtje doktor Zeqo Pilafi ynë. K...
Mero Baze ka nisur të shfaqë intrigat e tij, thika pas shp...
Në fakt doktor Zeqo Pilafi kishte qenë thjesht një roje, m...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...