"Meta" shfaq probleme/ Përdoruesit e "Facebook" dhe "Instagram" vështirësi në aksesimin e llogarive
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Përgjimet e Erion Veliajt në burgun e Durrësit kanë nxjerrë mjaft të dhëna të rëndësishme dhe jo vetëm faktin se ai urdhëronte mediat, ato që paguan me vëllanë e tij apo që kanë përfitime të tjera pushteti për shkak të tij. Më e rëndësishmja, janë disa vepra penale të kryera.
Së pari, arsyeja pse Erion Veliaj është në burg, që ka të bëjë me marrjen e provave, prishjen e tyre etj. Sipas përgjimeve, mjafton të shikojmë faqen 73, ku në datën 26 shkurt Erion Veliaj bisedon me Ajolën në lidhje me dëshmitaren Greta. Erioni i kërkon Ajolës të lidhet me Gretën, ta inkurajojë dhe më pas flet për fjalën që ka mbajtur kryeministri në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku sipas Veliajt e ka mbrojtur Klotildën dhe i ka bërë thirrje të flasë me vete.


Më tej Erion Veliaj flet edhe për qëndrimet që do të mbajnë dy persona të tjerë, siç janë Erald Simixhiu dhe nëna e Ajolës, Valbona. Ky përgjim është i datës 18 shkurt 2025, në orën 20:51. Ajola bisedon me Erionin, i tregon për shqetësimin se duhet të paraqiten në prokurori nëna e saj dhe daja Erald Simixhiu. Veliaj i tregon se po u bënë dy tre pyetje, ata duhet të thonë “do pyes avokatin dhe do t’iu them”, “erdha vetëm për t’iu përgjiur thirrjes, por nuk do të dëshmoj kundër vajzës, s’kam detyrim ligjor, kaq asgjë më shumë” dhe të shkojnë aty dhe të thonë jo nuk do dëshmoj kundër vajzës sime, as t’i thonë u qëndroj deklarimeve, s’kam ça i qëndron fare, as nuk flet fare, nuk dua të dëshmoj, nuk dua të dëshmoj, po shkatërroni familje të tërë, s’dua të dëshmoj. Më pas Erioni tregon se ka biseduar me Maksin dhe të premten do të mblidhen të gjithë Dhoma e Avokatisë.

Ngjarje që të gjitha ndodhën më pas. Pra janë të paktën tre raste, Greta Domi, daja Erald Simixhiu dhe Valbona Xoxa, sipas të dhënave dhe akteve të gjykatës, kjo e dyta në faqe 69, të cilat tregojnë se Erion Veliaj nga qelitë e burgut të Durrësit ndikonte te dëshmitarët që ata të ndryshonin thëniet e tyre përpara prokurorëve.
Kjo është një nga arsyet shtesë të forta që kanë pasur prokurorët përballë gjykatës, pas provave të siguruara se kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ishte angazhuar së bashku me Ajola Xoxën në prishjen e provave. Rasti flagrant është kapur nga prokurorët e SPAK, ai i kontaktit në të paktën dy raste i Klotilda Bushkës, i pari në zyrën e Avokatit të Popullit dhe i dyti në një ambient tjetër kur një nga dëshmitarëve i merret telefoni, i kërkohet të ndryshojë thënie e kështu me radhë.
Pra janë katër raste në total, në të cilat një i zhvilluar jashtë dhe tre gjatë kohës që Erion Veliaj është në burg, që kryebashkiaku i Tiranës dhe njerëzit rreth tij, kanë tentuar dhe deri diku ia kanë arritur dhe qëllimit, që dëshmitarët të ndryshojnë thëniet e tyre para prokurorëve dhe marrja e provave të mos jetë më e lehtë për hetuesit, të cilët janë duke zhvilluar hetimet intensive për kryebashkiakun e Tiranës, ndaj të cilit tashmë Apeli i GJKKO ka dhënë masën e arrestit burg pa afat./ CNA
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
CNA prej ditësh me radhë po publikon përgjimet e bëra në b...
Në përgjimet e sjella nga CNA të bëra në burgun e Durrësit...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
CNA, nga përgjimet në burgun e Durrësit, ka zbuluar edhe n...
CNA prej ditësh ka publikuar përgjimet ndaj Erion Veliajt ...
Përgjimet e publikuara nga CNA në lidhje me bisedat e krye...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA prej katër ditësh ka sjellë të zbardhura përgjimet n...
Partia Demokratike ka denoncuar se kompania Eco Riciklim d...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA po sjell 5 faqe të tjera të plota nga përgjimet ndaj k...
CNA prej 4 ditësh po sjell përgjimet e bëra nga qelia e bu...
Redaktori është një tjetër personazh misterioz që shqaqet ...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shku...
CNA do të vijojë me publikimin e detajeve nga përgjime...
Sot CNA publikoi se si Erion Veliaj nga burgu i Durrësit s...
Skema "Veliaj" këshillohet nga Mero. Është dëshpëruese. Me...
CNA paralajmëron të tjera fakte si shkrimi “Si u akuzua Ol...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...