Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ajo që po konstatohet nga përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është tronditëse.
Gjithçka që kemi pasqyruar deri më tani, që do të vijojë deri në publikimin e plotë të përgjimeve ndaj Veliajt, tregon se si media, deputetë, gazetarë, televizione janë në shërbim të Veliajt për sulmet e ashpra ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve pas arrestimit të tij.
Në materialet e siguruara nga CNA, rezulton se kryebashkiaku kërkonte me ngulm një ushtrim presioni dhe një fushatë mediatike të përditshme, pasi vendimi që pritej të merrej në Apelin e GJKKO-së ishte mjaft i rëndësishëm dhe vendimtar për lirinë e tij, pasi nga ajo seancë varej nëse Veliaj do të dilte nga burgu apo do të vazhdonte të qëndronte në qeli.
Pamë se si Veliaj kishte urdhëruar që miqtë e tij deputetë të ushtronin presion ndaj institucioneve të drejtësisë, KLP-së dhe ILD-së.
Tani është momenti për të zbuluar një tjetër detaj, se cilët janë emrat surprizë që dalin në përgjime që duket se janë të preferuarit e Veliajt për t’i takuar në burg.
Në përgjimet e siguruara nga CNA, në faqen 76 në komunikimet e datës 3 mars 2025, Veliaj në një bisedë me Ajola Xoxën, por që më pas ndërhyn vëllai i tij, Arbër Veliaj, i kërkon këtij të fundit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, (që dyshohet të jetë Sara Goxhaj) çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. Veliaj u thotë se ka porosi për të dhënë.
“Në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre, ndërhyn Arbri. Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, numrin e të cilit duhet ta ketë Admiri, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erioni i thotë nëse po merren me ‘gjërat’ apo e kanë harruar fare. Arbri e vë në dijeni se çdo ditë po merren. Erion Veliaj i kërkon Arbrit që të merret me median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nënkuptuar fushatën mediatike). Në fund të komunikimit, Erion Veliaj i kërkon që t'i dërgojë për të lexuar materialin e Ilir Yzeirit, lajme të tjera të portaleve, ato që janë pikante”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Të lëmë mënjanë emrat e tjerë, si Gogu, Mero apo Sara që qartazi janë përkrahës të Veliajt, por emri surprizë, le ta quajmë kështu, është Ylli Manjani, i cili është shfaqur krah opozitës, por duket se ka ndryshuar kahun 180 gradë.
Manjani prej kohësh ka ndryshuar kahun.
Duket se pasi i ka kërkuar kreut të PD-së, Sali Berisha, një vend të sigurt për listat në zgjedhjet e 11 majit dhe kreu i opozitës e ka refuzuar Manjani ka ndryshuar 180 gradë qëndrimin e tij.
Kujtojmë se CNA ka raportuar më herët se Manjani kishte zbutur tonet ndaj kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliajt.
Manjani kishte filluar tashmë e këshillonte kryeministrin Rama dhe janë në një linjë të njëjtë në lidhje me arrestimet dhe SPAK-un për faktin se pse ka masa kaq të forta represive.
CNA gjithashtu raportoi dhe për një ofertë që Rama i ka bërë Ylli Manjanit, ofertë e cila është shqyrtuar prej tij e më shumë sesa refuzim duket se Manjani nuk plotëson kriteret ligjore.
Oferta që Edi Rama i ka bërë Ylli Manjanit është ajo e marrjes së drejtimit të ILD-së, por avokati analist, i cili është edhe mbrojtësi ligjor i grupit kriminal të Pëllumb Gjokës, në fakt, nuk ka thënë as po, as jo, sepse problematika thelbësore e saj është mosplotësimi i kritereve nga ana e Manjanit./ CNA
CNA ka zbuluar të tjera detaje nga përgjimet ndaj kryebash...
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj urdhëron që nga qelia e burgut ...
Në audiopërgjimet që CNA ka siguruar, të cilat janë çuar n...
Mjafton të shikoni këtë shkrim, këtë editorial të Mero B...
CNA ka siguruar përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj...
CNA paralajmëroi se do të publikonte sot rreth orës 18:00 ...
CNA do të vazhdojë që pas orës 18:00 të publikojë përgjime...
Rrjedhje materialesh hetimore, marrje në pyetje, akte, dok...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 27 Korrik të vitit 2021 ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është ankuar një 30-vjeçar...
Adriatik Lapaj, njeriu që e ka pranuar publikisht se është...
Një tjetër rast flagrant i abuzimit me pushtetin dhe ligji...
Gazetari Telnis Skuqi ka denoncuar një tjetër rast kur kri...
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan ka tra...
Natën e Krishtlindjeve kanë sulmuar godinën kryesore të “O...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mi...
Të tjera tentakula të dyshes Arbër dhe Erion Veliaj dalin ...
Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA, ku rapor...
Një tjetër rast bullizimi dhe dhune raportohet në shkollën...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...