Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Erion Veliaj, ka angazhuar një sërë televizionesh për të ushtruar sulmin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të GJKKO-së.
Ai ka bërë një fushatë mediatike nga burgu ku kërkon që të shfaqen lajmet e tij, por edhe sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Përgjimet e bëra në burgun e Durrësit e vërtetojnë këtë. Në këto materiale të siguruara nga CNA, tregohet se si Veliaj ka kërkuar që të transmetohen intervistat e tij me pyetje dhe përgjigje të hartuara nga vetë ai në ekranet e televizioneve si “Top Channel”, “Report TV” apo “Euronews”.
Veliaj i harton vetë pyetjet dhe përgjigjet për në emisionin e Grida Dumës. Madje kërkon që të mos e përqeshin se është në burg dhe ta kenë parasysh përpara se të tallen me të nëpër studio.
“Në orën 18:36, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij, Arbrin, ku diskutojnë në lidhje me rubrikën pyetje-përgjigje. Sipas komunikimit, diçka ka ndodhur dhe nuk arritën në kohë që ta bënin. Po kështu, Arbri i tregon se sot në darkë do të shfaqen te Grida ku do të jenë me pyetje-përgjigje. Arbri i kërkon Erionit që të bëjë pyetje-përgjigje të tjera, që të mos vonohen nesër. Sipas bisedës, përpara publikimit të ‘pyetje-përgjigje’ Arbri merr edhe një konfirmim nga dikush, i cili nuk përmendet në bisedë. Në orën 18:52, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i kërkon që të flasë me Albin dhe ky i fundit të flasë me Visin dhe Lorin, pasi i ka bërë disa përgjigje Gridës për tek emisioni që do të shfaqet sot, dhe i kërkon që të mos e përqeshin duke qenë se është në burg dhe ta kenë parasysh përpara se të tallen me të nëpër studio. Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet se çfarë kishte ndodhur me ‘Top Channel’ që nuk ka dalë artikulli për të. Arbri i thotë se ka qenë neglizhencë. Erion Veliaj i shprehet se: “Po lihet njëherë porosia dhe nuk shkelet”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.



E njëjta skemë është përdorur edhe për intervistën në “Report TV”, të cilën madje e quante superintervistë dhe kërkonte që të shpërndahej kjo intervistë edhe te gazeta “Dita” edhe te “Tema”.
PËRGJIMET
Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbrin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë. Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe 77 po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistën). Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e "Ditës", sepse Geri Kokalari ka bërë një superintervistë te “Report TV”, e kërkon që t'i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do ta publikojnë dy-tri gazeta, edhe “Tema” ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin. Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do të thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te “Report TV” dhe i kërkon ta lidhë me “Temën” dhe “Ditën” (gazeta), që t'i japin vëmendje, pasi “Shqiptarja” do ta bëjë patjetër. Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te gazeta “Dita”, “Tema” dhe “Shqiptarja”, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe amerikanët (avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, "daily tasks". Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbri i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te “Top”-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, "off camera" "on record", që gazetarët t'i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet "takim informativ me avokatët e familjes Veliaj". Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi, ‘three days to freedom’”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjërat". Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, së cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare" "Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është ‘vital’. Këto katër ditë janë vendimtare".



E njëjta skemë është përdorur rrjedhimisht edhe tek “Euronews”.
PËRGJIMET
"Në orën 18:53, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i thotë se në orën 19:00 do të shfaqet në intervistë tek “Euronews”, dhe prandaj i telefonon shpesh në këto orare, pasi në IEVP mbyllin telefonat, i fikin dhe nuk i lënë të komunikojnë. Erioni i thotë se kështu ka ndodhur edhe kur ka dhënë intervistën te “Report TV” apo te “Top”-i"/ CNA

Kryebashkiaku Erion Veliaj urdhëron që nga qelia e burgut ...
Në audiopërgjimet që CNA ka siguruar, të cilat janë çuar n...
Mjafton të shikoni këtë shkrim, këtë editorial të Mero B...
CNA ka siguruar përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj...
CNA paralajmëroi se do të publikonte sot rreth orës 18:00 ...
CNA do të vazhdojë që pas orës 18:00 të publikojë përgjime...
Rrjedhje materialesh hetimore, marrje në pyetje, akte, dok...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 27 Korrik të vitit 2021 ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është ankuar një 30-vjeçar...
Adriatik Lapaj, njeriu që e ka pranuar publikisht se është...
Një tjetër rast flagrant i abuzimit me pushtetin dhe ligji...
Gazetari Telnis Skuqi ka denoncuar një tjetër rast kur kri...
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan ka tra...
Natën e Krishtlindjeve kanë sulmuar godinën kryesore të “O...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mi...
Të tjera tentakula të dyshes Arbër dhe Erion Veliaj dalin ...
Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA, ku rapor...
Një tjetër rast bullizimi dhe dhune raportohet në shkollën...
Kompania “5D” e drejtorëve të Erion Veliajt të arrestuar n...
Për konfliktin e zonjës Kostandina Hasa me babain e saj 88...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...