Vajza i hyn të atit me forcë në shtëpi dhe e dhunon, por akuzon 88-vjeçarin
Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 ...

Për konfliktin e zonjës Kostandina Hasa me babain e saj 88-vjeçar emisioni “Stop” kërkoi të ishte prezent në seancën gjyqësore të 13 Marsit, por gjyqtarja Dorinela Nikolli nuk e pa të arsyeshme, pasi zonja u intimidua.
Gjatë seancës u mor për bazë një ekspertizë mjeko-ligjore, që nuk i është dhënë prokurorisë, por vetë Kostandina ia vuri në dispozicion trupit gjykues. Mjeku ligjor Gjergj Kaçauni, thotë se nuk i kujtohet rasti, por pretendon se ekspertiza nuk ka dalë prej tij.
Mjeko-Ligjori Gjergj Kaçauni: Alo, urdhëro!
Gazetarja: Keni bërë një ekzaminim ndaj shtetases Kostandina Hasa.
Mjeko-Ligjori Gjergj Kaçauni: Po! Shumë ekzaminime, nuk i mbaj mend me emra të gjithë.
Gazetarja: Në datën 25 Shkurt 2025 i keni bërë një ekzaminim Kostandina Hasës dhe vetë pala ka pohuar në gjykatë që aktin e ka marrë dorazi nga ju. Përse nuk e keni depozituar në prokurori këtë aktin ju i nderuar?
Mjeko-Ligjori Gjergj Kaçauni: Po nuk e mbaj mend. Nuk e di moj zonjë, nuk më kujton asgjë, faleminderit! Mirupafshim!
Nga ana tjetër, OPGJ Ledjo Golemi thotë se i ka dorëzuar ai materialet në prokurori, por dokumenti i mjekut ligjor nuk ka dalë gjithashtu prej tij.
OPGJ Ledjo Golemi: Nuk kam informacion për dëshminë, që i është dhënë palës.
Gazetarja: Kush është prokurori i çështjes?
OPGJ Ledjo Golemi: Duhet të interesohem! Unë nuk e di, unë i kam referuar materialet në prokurori, nuk e di kush është prokuror i çështjes.
Gazetarja: Po si i keni referuar çështjet në prokurori ndërkohë që kjo dëshmia mjeko-ligjore është dorëzuar nga vetë pala, nga Kostandina Hasa? Si e keni ruajtur ju sekretin hetimor?
OPGJ Ledjo Golemi: Po çdo njeri ka të drejtë të marrë informacionin te mjeku. Nga ana jonë nuk i është dhënë në asnjë mënyrë qytetares.
Gazetarja: Dhe nga vetë gjyqtarja e pohoi që u vu në dispozicion nga pala, jo nga prokuroria!
OPGJ Ledjo Golemi: As nga ana ime, as nga ana e institucionit nuk e ka marr një dokument të tillë zonja.
Gazetarja: Për cilin institucion e keni fjalën?
OPGJ Ledjo Golemi: Institucioni, ndofta IML-ja, nuk e di! Nuk e di, të lutem Domenika, nga ana ime jo!
Avokati Arben Llangozi shprehet, se gjyqtarja Dorinela Nikolli e kishte paragjykuar çështjen, duke marrë një vendim në prezencë të parregullsive dhe shkeljeve.
“Manipulim i një ngjarjeje i kryer nga pala paditëse në rastin konkret dhe që i është drejtuar policisë për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes dhe prokurorisë. Kemi disa akte të cilat janë fiktive, të manipuluara me qëllime korruptive. Ne ngritëm pretendime në prokurori që gjyqtarja duhet të bënte kallëzim. Sepse referuar nenit 281 Kodit të procedurës Penale, ka detyrimin të bëjë kallëzimin, kur konstaton një vepër penale. Gjyqtarja as nuk e vuri ujin në zjarr. Ekspertimi mjeko-ligjor që duhet t’i ishte drejtuar prokurorisë e kishte marrë çuditërisht pala në dorë.Aktet e dosjes hetimore përbëjnë sekret hetimor dhe ato marrin fuqinë e provës vetëm pasi bëhen kontradiktore, por mesa duket gjyqtarja kishte marrë vendimin. E kishte parashikuar çështjen që në momentin e lëshimit të urdhrit të mbrojtjes. Ky gjyqtar nuk mori për bazë dëshmitarët okularë të asaj ngjarjeje dhe faktin se kush ka qenë dhunuesi. Unë vlerësoj që ky vendim jo vetëm që do të ankimohet, por do të merren masa për kallëzim penal ndaj gjyqtares e cila nuk ka kallëzuar në rastin konkret një mjek ligjor që jep aktet lart e poshtë, e pranuar nga vetë pala në proces, që ka thënë aktin e ekspertimit mua ma ka dhënë mjeku ligjor”, tha avokati./ tvklan.al
Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 ...
Një tjetër kallëzim penal për shpërdorim detyre, korrupsio...
E rithemeluar pas 32 vitesh, në janar të vitit 2023 me një...
Hysni Eshja nga Elbasani tregon për emisionin “Stop” në Tv...
Pak javë më parë u publikua një lajm se disa rrjete social...
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, njëherësh...
Kryebashkiaku i arrestuar prej një muaji tashmë Erion Veli...
Emisioni “Stop” ndodhet në Kamzë në shkollën “100-vjetori”...
Një tjetër skandal që këtë herë ka goditur botën universit...
CNA sot do të zbardhë një tjetër detaj mjaft interesant pë...
Një familje prej 4 anëtarësh nga Shkafana e Durrësit jeton...
Partia Demokratike zhvilloi Primaret ditën e shtunë në të ...
Ermir Beta është avokati i studios ligjore të Arben Ra...
CNA ka zbardhur skemën se si bashkëshortja e Erion Vel...
Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte sh...
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim paras...
Një premtim që lë shumë për të dëshiruar. Nga janari 2025...
Në vendimin rreth 400 faqe të gjyqtarit Erjon Bani tregohe...
Unë që po të shkruaj jam Xhovan Shyti, me kontribut 35-vje...
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sall...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...