Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...

Emisioni “Stop” ndodhet në Kamzë në shkollën “100-vjetori”, pasi Klodiana Hoxha prindi i një nxënësi 9-vjeçar ankohet se mësuesi Ylber Milloshi i bullizon djalin.
“Jam nënë me 5 fëmijë. Fëmijën e parë e kam 12 vjeç. Fëmija im 9-vjeçar vazhdon që të bullizohet nga mësuesi Ylber Milloshi. Fëmija është bullizuar vazhdimisht, unë kam bërë denoncimin tek drejtoresha e shkollës dhe ajo ka marrë masat e nevojshme. Ma ka spostuar djalin nga klasa e Ylberit ma ka çuar tek klasa tjetër. Ndërkohë që mësuesi vazhdon të ma bullizojë djalin, duke e ofenduar në mes të klasës”, tha Klodiana Hoxha.
Edhe vetë i biri, Luis Hoxha tregon se mësuesi Milloshi i drejtohet me fjalët gagaç, shtrembaluq apo i thotë së bën gazra para klasës.
“Profesori mua më bullizon deri në klasë të katërt. Më thotë gagaç, ti nuk di të ecësh. Më thotë Ylberi që ti bën gazra dhe më vë në siklet. Fëmijët e tjerë qeshin dhe tallen me mua. Kam shkuar dhe tek psikologia një herë. Psikologia më tha që do i themi drejtoreshës”, tregon djali.
Luisi thotë se ka shkuar te psikologia dhe ajo i ka thënë se do e çojë problemin te drejtoresha. Edhe pse i ka ndërruar klasën të birit Klodiana tregon se gjatë një ballafaqimi në drejtori, mësuesi Ylber Milloshi i ka thënë se do u presë kokat Klodianës dhe fëmijëve të saj.
“Që në momentin e parë kam vënë në dijeni Mine Ukën, drejtoreshën e shkollës dhe ka thënë që me këtë lloj problematike që ti më vjen mua Ylber Milloshi ta lërë direkt përparësen dhe le të gjejë mësim ku të dojë, tek shkolla ime të mos jetë më. Djali im shkoi tek klasa tjetër dhe vazhdonte akoma Ylberi. Kur ishte ora e anglishtes, nuk kishte se çfarë të bënte dhe shkonte tek klasa duke bullizuar djalin. I thoshte të kam mbajtur me bukë, gagaç, shtrembaluq. Në një mbledhje që bëra me profesorin dhe drejtoreshën në sy të drejtoreshës më tha ‘do të të pres kokën ty dhe fëmijëve të tu’. Më pas lajmërova inspektorin e shkollës “100-vjetori” e mori që në pikë të mëngjesit edhe tha që do të merrem unë, kurse ky në orën 11:30 më kërcënon me jetë mua. Unë kërkoj që fëmijë im të jetë rehat, të luajë dhe të mësojë si gjithë fëmijët e tjerë, mos të jetë i trembur”, tha më tej denoncuesja.
Kur prindi takon mësuesin, Ylberi pranon se e ka bërë këtë sjellje në nerva e sipër.
Prindi: A e ke bullizuar? A e ke sharë Luisin? Të drejtën…!
Mësues Ylber Milloshi: Po sinqerisht, Luisin…
Prindi: Po të drejtën tani…!
Mësues Ylber Milloshi: Atëherë, hajde…!
Prindi: Jo, s’kam punë me kalamajtë! Jo me kalamajtë, jo jo por me kalamajtë… po m’ka than krejt klasa e Olimbisë, ka thënë, që vjen Ylberi, të betohem, sinqerisht e kam.
Mësues Ylber Milloshi: Po sinqerisht!
Prindi: Del Ylberi dhe m’ka than, m’ka mbajt me bukë!
Mësues Ylber Milloshi: Po s’jam kalama unë! Po m’vjen keq moj!
Prindi: Të gjithë gocat e klasës tate më thonë: O mami Luisit, profesori bam, e bam, e bam i gjuan me vizore Luisit. Pastaj shkova tek Midja (drejtoresha) u ankova dhe Mideja më tha në qoftë se do ta shikoj të arsyeshme, që profesori po e bullizon Luisin, do ta heq! Ajo tha: Unë e pashë të arsyeshme.
Mësuesi Ylber Milloshi: S’quhet bullizim ajo, o Klod. E di si më ka prish klasën, ore me nder tu m’pjerdh n’klasë!
Prindi: Ai është 9 vjeç!
Mësuesi Ylber Milloshi: Po ça t’bëj unë tashi?
Prindi: Ta marrësh një çikë me t’mira!
Mësuesi Ylber Milloshi: Po s’i flas fare!
Prindi: Atë ditë tek zyra, thuj të drejtën, gjithë ato fjalë të këqija, që m’i the, a m’i the me vërtetë, apo m’i the nga nervat?
Mësuesi Ylber Milloshi: Po jam njeri me gjak, moj!
Prindi: Që do të pres kokën ty dhe kalamajve…!
Mësuesi Ylber Milloshi: Po kujt do t’i pres kokën unë? Kujt do t’i pres kokën unë? Mos u frikëso fare! Me mua s’ke asnjë gjë! Jemi në rregull dhe s’është çështje faljeje, as ti, as unë! Ti ke mendimin tat, unë kam mendimin tim!
Prindi: Jo, s’është puna tek mendimi.
Mësuesi Ylber Milloshi: Ne do ta rregullojmë këtë punë bashkë, edhe do ta mbyllim!
Prindi: A e the këtë në sy të drejtoreshës, kësaj Mides?
Mësuesi Ylber Milloshi: E kam thënë! Si të thashë atë ditë?
Prindi: Do të pres kokën! Ke kërkuar falje për llafet, që ke thënë tek drejtoresha edhe për bullizim, ore për gjithçka?
Mësuesi Ylber Milloshi: Të kërkova falje!
Pas ballafaqimit të prindit Klodiana Hoxha me mësuesin Ylber Milloshi gazetarja e “Stop” takon mësuesin në fjalë. Por ky i fundit vijon sjelljen bullizuese teksa pyet klasën e nxënësve, nëse Luisi lëshon gazra në klasë.
Gazetarja: Tek “Stop” ka ardhur një ankesë për ju! Pretendohet se ju e bullizoni vazhdimisht. Ky bullizim vazhdon që para një viti, i është thënë gagaç në klasë, është marrë para klasës i është thënë shtrembaluq. Ofendime që një fëmije të vogël i rëndojnë. Në Shtator kur Luisi ka hyrë në klasë të katërt e kanë hequr si nxënës nga klasa juaj, kot nuk e kanë hequr.
Ylber Milloshi: Nuk i ka pëlqyer më!
Gazetarja: Po kot nuk ka ardhur?
Ylber Milloshi: Jam bullizuar unë prej tij se nuk më ka lënë një ditë që të bëj mësim. Më falni se po flas shqip-shqip, nuk më ka lënë një ditë duke pjerdhur në klasë.
Gazetarja: Seriozisht e ke?
Ylber Milloshi: Po moj seriozisht e kam! Hajde tek klasa. (pyet fëmijët) Sa herë na ka prishur orën e mësimit? Sa herë ka bërë gazra në klasë?
Gazetarja: Çfarë është kjo?! Po ky është bullizim i pastër!
Ylber Milloshi: Po i imi nuk është bullizim që më prish orën e mësimit çdo ditë.
Gazetarja: Fajin e ke ti si profesor që nuk di se si ta menaxhosh more zotëri!
Ylber Milloshi: Ti vë tapën këtij unë?!/ tvklan.al
Për këtë situatë drejtoresha e shkollës Mide Uka organizon një mbledhje me nëndrejtoreshat, psikologen, mësuesen, prindin dhe fëmijën. Më pas Komisioni i Disiplinës vendosi që të marrë masën e paralajmërimit për pushim nga puna për mësuesin Ylber Milloshi.
“Ne mblodhëm Komisionin e Disiplinës dhe Komisioni i Disiplinës arriti në masën disiplinore për mësuesin paralajmërim për pushim nga puna. Është vendimi i drejtorit të shkollës dhe i Komisionit të Disiplinës për këtë ngjarje që ndodhi. Shpresoj që pas këtij rasti në shkollën tonë, të mos ndodhin më raste të tilla dhe mësuesit të jenë më të kujdesshëm në komunikim me nxënësit”, tha drejtoresha e shkollës.
Një tjetër skandal që këtë herë ka goditur botën universit...
CNA sot do të zbardhë një tjetër detaj mjaft interesant pë...
Një familje prej 4 anëtarësh nga Shkafana e Durrësit jeton...
Partia Demokratike zhvilloi Primaret ditën e shtunë në të ...
Ermir Beta është avokati i studios ligjore të Arben Ra...
CNA ka zbardhur skemën se si bashkëshortja e Erion Vel...
Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte sh...
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim paras...
Një premtim që lë shumë për të dëshiruar. Nga janari 2025...
Në vendimin rreth 400 faqe të gjyqtarit Erjon Bani tregohe...
Unë që po të shkruaj jam Xhovan Shyti, me kontribut 35-vje...
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sall...
Dje mediat e pushtetit thanë se kanë ardhur dy eurodeputet...
CNA ka zbardhur një tjetër detaj nga dosja hetimore pë...
Një tjetër skandal ka dalë nga dosja hetimore e SPAK-u...
Djali i xhaxhait të Ajola Xoxës, Valmir Xoxa, është një tj...
CNA sjell një nga rastet më flagrante që është gjetur ...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka denoncuar faktin se si ...
CNA ka publikuar një tjetër skandal nga dosja hetimore e S...
CNA ka zbuluar detaje mjaft interesante nga dosja heti...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...