Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...

CNA sjell një nga rastet më flagrante që është gjetur në vendimin e zbardhur të gjyqtarit Erion Bani pas kërkesës së prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani.
Ky rast lidhet me familjarët e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ku në skemë përfshihen edhe familjarët e saj.
Në këtë rast del i përfshirë djali i xhaxhait të saj, Valmir Xoxa dhe historia e një mjeti që nga vlera 7000 euro është blerë më pas me një çmim 3-fish më të shtrenjtë.
“Sipas të dhënave të siguruara nga prokurorët, babai i Ajolës, Arben Xoxa, në vitin 2016 bleu një makinë prodhim të vitit 2010 me vlerë 7000 euro. “AA813NF (AB910HZ). Mercedes Benz E220 CDI, e Zezë, vitprodhimi 2010, Naftë. Me kontratën Nr. 1538 Rep., dhe Nr. 983 Kol., datë 08.02.2016, Arben Xoxa ka blerë mjetin për shumën 7,000 (shtatë mijë euro), nga shitësi Arnest Behar Laze. Ky mjet, sipas çertifikatës për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë ligjore (1257 rep., nr. 505 kol, "Vendim për lëshimin e trashëgimisë ligjore", 18 Mars 2019 Notere Mimoza Sadushaj), ka kaluar në pronësi të Valbona Xoxa dhe Ajola Xoxa. Me kontratën Nr. 1359 Rep., dhe Nr. 688 Kol., datë 14.04.2022, Valbona Xoxa dhe Ajola Xoxa e kanë shitur mjetin kundrejt blerësve Valmir Agron Xoxa dhe Ardita Fatmir Meni. Këtë mjet, rezulton që shtetaset Valbona Xoxa dhe Ajola Xoxa e kanë shitur kundrejt çmimit prej 23,000 (njëzet e tre mijë) Euro, tek kushëriri i kësaj të fundit, shtetasi Valmir Xoxa. Palët kanë rënë dakord që çmimi i shitjes të kalojë te llogaria e Valbona Xoxës në Intesa San Paolo Bank, me IBAN: AL71208110080000048298635102. Me kontratën Nr. 3942 Rep., dhe Nr 1826 Kol.. vetë Valmir Xoxa dhe Ardita Meni ja kanë shitur mjetin shtetasit Tosun Ramis Qelasi, për çmimin prej 11.500 Euro”, thuhet në hetimet e kryera nga SPAK-u.

Sipas të dhënave të siguruara nga SPAK-u, pasi babai i Ajolës, Arben Xoxa, ka ndërruar jetë në vitin 2019, tri vite më vonë, në vitin 2022, ky mjet i blerë 6 vite më parë për vetëm 7000 euro i shitet Valmir Xoxës për shumën 23 mijë euro.
Pra, një makinë 6 vite më vonë shitet 3.2 herë më shtrenjtë, rreth 23 mijë euro, dhe fakti është se paratë janë derdhur kesh në bankë në llogarinë e shtetases Valbona Xoxa, nëna e Ajola Xoxës.

Në fakt, shtetasi Valmir Xoxa nuk rezulton të ketë pasur në momentin e shitblerjes së mjetit një vlerë të tillë shuma parash në bankë apo para të deklaruara, pasi është thjesht dhe vetëm një muzikant me të ardhura mjaft modeste që më pas është punësuar në ansambël dhe pagesat që ka në komunikimet me Ajola Xoxën janë në vlerë 250 mijë lekë të vjetër apo 500 mijë lekë të vjetër për shërbime të ndryshme të kryera prej tij.
Por nuk është kaq skema që makinën e vjetër të babait e shesin tri herë më shtrenjtë dhe paratë derdhen cash në llogarinë bankare.
Valmir Xoxa, pas 11 muajsh, e shet makinën për vlerën 11 mijë euro, me gjysmën e çmimit që e bleu.
I pyetur në SPAK nga prokurori Olsi Dado, Valmir Xoxa u shpreh se e bleu makinën aq shtrenjtë për çështje sentimentale.
"I pyetur në lidhje me blerjen e mjetit W 220, i vitit 2010, i blerë fillimisht nga shtetasi Arben Xoxa për cmimin prej 7.000 euro, dhe më pas, i shitur tek Valmir Xoxa nga Ajola dhe Valbona Xoxa, kundrejt cmimit 23.000 euro në vitin 2022, deklaruesi është shprehur se çmimin e kishte caktuar ai vetë, për arsye sentimentale por edhe për faktin se mjeti ishte në gjëndje mjaft të mirë, duke e cilësuar "super mjet". Këtë mjet, deklaruesi shprehet se e ka përdorur para se ta blinte për 2 vjet dhe gjëndja teknike ishte shumë e mirë.
Megjithëse e ka blerë mjetin për 23.000 euro, deklaruesi shprehet se Ajola Xoxa kishte dashur t'ja shiste poshtë çmimit aktual të pronës, por ai ka insistuar që ta blinte me çmimin e mësipërm.
I pyetur në lidhje me mënyrën e likuidimit të mjetit, në formë bankare apo cash, deklaruesi është përgjigjur se nuk e mbante mend. Ndërsa-në-lidhje me burimin e këtyre të ardhurave, deklaruesi është përgjigjur se edhe ato kanë qenë kursime të tij. Gjithashtu, deklaruesi shprehet se blerja e mjetit është bërë në kohë pas marrjes së kredisë së butë në Bashkinë e Tiranës.
I pyetur më pas në lidhje me shitjen e mjetit (rezulton të jetë shitur vetëm rreth 6 muaj më pas nga shtetasi Valmir Xoxa), deklaruesi është përgjigjur se nuk e mbante mend kur e kishte shitur, por "super mjeti" i bëri një defekt në motor për shkak të gjëndjes së mospërdorimit (më parë ishte shprehur se e kishte përdorur për rreth 2 vjet para se ta blinte). Deklaruesi shprehet se çmimi i shitjes ishte rreth 11.000 euro (pra, më pak se gjysma e çmimit të blerjes). Në lidhje me këtë, deklaruesi shprehet se arsyet që e kishin çuar të blinte mjetin me një çmim të atillë ishin zbehur për shkak të problemeve financiare (nga 2020 deri në vitin 2022 deklaruesi shprehet se ka ka patur gjëndje cash kursime rreth 160.000 euro), por edhe sepse mjeti pësoi defekt dhe donte të paktën të ruante gjysmën e parave që e kishte blerë atë”, thuhet në të dhënat e prokurorisë.

Por dikush që blen një mjet për çështje sentimentale nuk e shet pas 6 muajsh. Kështu ndodhi me Valmirin.
Personi që e blen mjetin për 11 mijë euro diku rreth vitit 2024 pasi e ka blerë nga Valmiri e shet sërish 23 milionë lekë për të ridhënë një vlerë të madhe dhe fshehur veprimin e parë.
Pra, një makinë e vitit 2010 blihet 7000 në vitin 2016, shitet 23 mijë euro në 2022-shin, shitet pas 6 muajsh 11 mijë euro dhe shitet sërish 23 milionë lekë në 2024-ën.
Këto fakte dhe veprime konkrete janë një pjesë hyrëse e kërkesës së prokurorëve Altin Dumani dhe Ols Dado./ CNA
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka denoncuar faktin se si ...
CNA ka publikuar një tjetër skandal nga dosja hetimore e S...
CNA ka zbuluar detaje mjaft interesante nga dosja heti...
Kryeministri Edi Rama, sot u hodh sërish në sulm ndaj ...
Një prind i një fëmije që studion në klasën e katërt, shpr...
Edison dhe Vojsava Beshiri janë nga Dimali i Beratit. Sipa...
Ajola Xoxa para disa ditësh në një reagim të saj në rrjete...
CNA ka zbardhur fijet që lidhin Ajola Xoxën me Elman Abule...
Bashkia e Fierit, nën drejtimin e socialistit Armando Suba...
Ora News ka publikuar pamje të tjera nga takimet private t...
Në deklaratën e SPAK-ut pas arrestimit të kryebashkiakut t...
Të tjera fakte dalin në dritë nga zbardhja e vendimit të G...
CNA shpesh ka denoncuar luksin e shfrenuar dhe shpenzi...
CNA ka zbardhur një tjetër rast skandaloz që pasqyrohet në...
Prej më shumë se 10 ditësh CNA ka zbardhur dosjen e plotë...
CNA po zbardh të tjera detaje nga dosja në lidhje me aktiv...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej ...
Gentian Skënder Sula është një nga biznesmenët për të ...
Një sanitare e QSUT-së denoncon në redaksinë e emisionit “...
Një denoncim i bërë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Stop’, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...