SKEMA “Abule-Xoxa”/ Si përfunduan 300 milionë lekë tek Ajola, detaji
CNA ka zbardhur fijet që lidhin Ajola Xoxën me Elman Abule...

Ajola Xoxa para disa ditësh në një reagim të saj në rrjetet sociale tha se ka bërë blerje në shumën 75 mijë €, blerje online në 10 vite.
“E marrë peng me dhunë në këtë valle shpatash e thikash mediatike dhe e konfirmuar si peng nga një trupë paragjykuesish, kam qenë e detyruar ta nis me vonesë punën për evidentimin e shifrave reale të financave që kanë të bëjnë me mua në atë akt-akuzë të mbushur me të pavërteta.
Tani jam gati që nga sot dhe në ditët në vijim, të sqaroj me detaje të imta, narrative dhe financiare, dhe me përgjegjësi të plotë publike apo ligjore, të gjithë këtë bllof të dhunshëm, të cilin do ta përball deri në Gjykatën e Strasburgut me pafajësinë time të plotë.
E para pjesë e të pavërtetës së madhe, që dua ta çmontoj dhe ta flak nga vetja si një thes, që ma kanë hedhur në kokë për të më shëtitur nëpër rrugë, duke nxitur linçimin tim me pështyma dhe gurë, është natyrisht ajo më skandalozja: 800 mijë euro online fustanë dhe bizhu.
Në seancën e të martës, datë 11 shkurt, në GJKKO, unë deklarova se shifra ishte lebetitëse dhe fundekrye e pavërtetë. Pastaj, që prej të mërkurës, ekspertët kontabël kanë kaluar në një sitë shumë të imët çdo llogari timen bankare dhe kanë nxjerrë nda deklaratat e llogarive bankare çdo blerje online të 10 viteve të fundit (1.1.2015 – 1.1.2025).
Totali i blerjeve të mija online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, etj. (duke mos përfshirë libra, tarifa dixhitale, abonime), është për 10 vite: 75’025 Euro në total (1.1.2015 – 1.1.2025)”, shkruan Ajola Xoxa.
Po e marrim të mirëqenë deklarimin e Ajoles, që ajo vetë ka blerë vetëm 75 mijë euro online etj.

Ndërkohë në vendimin gjyqësor të firmosur nga gjyqtari Erjon Bani evidentohen se totali i shpenzive të Ajola Xoxës, nënës të saj Valbona Xoxa dhe bashkepunëtorëve të tjerë të jetë diku tek 869 mijë euro në total.
Nga këto 869 mijë euro, në vendim thuhet se gati 650 mijë euro blerje afërsisht i ka bërë Erald Ismaili (për llogari të Ajolës) dhe gati 200 mijë euro i kanë bërë Ajola Xoxa dhe e ëma e saj Valbona Xoxa. Nga ku Ajola vetë, sipas vendimit të gjykatës del se ka blerë e vetme rreth 28 mijë euro veshje etj si pjesë e shumës 869 mijë euro.
Sipas vendimit të gjykatës, prokurorët Ajolës si emër i evidentojnë 28 mijë euro të shpenzuara (pjesë e shumës 869 mijë euro), ndërkohë Ajola Xoxa ka thënë se ka shpenzuar 75 mijë euro. Pra vetë Ajola thekson se ka shpënzuar 47 mijë euro më shumë sesa vlera që kanë zbuluar prokurorët pas dokumentave të dorëzuara nga dogana shqiptare.
Nuk kemi të bëjmë më me 28 mijë euro blerje në emër të Ajola Xoxës siç thonë prokurorët, sepse ajo thotë se unë kam shpenzuar gati 47 mijë euro më shumë se ç’më kanë gjetur prokurorët dhe këtë e thekson tek postimi i datës 17 shkurt në Facebook.
Në vendimin e gjykatës thuhet 869 mijë euro, ndërkohë prokurorët duhet të gjejnë edhe 47 mijë euroshin e mbetur deklaruar nga Ajola, pasi kjo është një shumë që del tepër sipas deklarimeve të saj, ndërsa lidhjet e Ajola Xoxës me familjarët, të afërmit, punonjësit, OJF-të, merimangën që ka ngritur për blerjet dhe përfitimet, janë diçka krejt tjetër.

Ajola Xoxa thotë kam shpenzuar 75 mijë euro vetë, prokurorët kanë gjetur blerje prej saj 28 mijë euro, në totalin e 869 mijë euro, në këtë vlerë mungojnë dhe 47 mijë eurot e tjera të diferencës që deklaron vetë Ajola. Pra kemi të bëjmë më një vlerë totale prej 869 mijë euro plus 47 mijë më tepër deklaruar nga Ajola, shuma totale shkon 916 mijë euro./ CNA
CNA ka zbardhur fijet që lidhin Ajola Xoxën me Elman Abule...
Bashkia e Fierit, nën drejtimin e socialistit Armando Suba...
Ora News ka publikuar pamje të tjera nga takimet private t...
Në deklaratën e SPAK-ut pas arrestimit të kryebashkiakut t...
Të tjera fakte dalin në dritë nga zbardhja e vendimit të G...
CNA shpesh ka denoncuar luksin e shfrenuar dhe shpenzi...
CNA ka zbardhur një tjetër rast skandaloz që pasqyrohet në...
Prej më shumë se 10 ditësh CNA ka zbardhur dosjen e plotë...
CNA po zbardh të tjera detaje nga dosja në lidhje me aktiv...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej ...
Gentian Skënder Sula është një nga biznesmenët për të ...
Një sanitare e QSUT-së denoncon në redaksinë e emisionit “...
Një denoncim i bërë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Stop’, ...
Autoklava e QSUT-së nuk punon prej muajsh, është jashtë fu...
Një sërë personazhesh publike kanë dalë në mbrojtje të kry...
CNA i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrups...
Kryebashkiaku Erion Veliaj po justifikohet dhe kërkon ...
CNA ka bërë një betejë të fortë denoncuese me Këshillin Dr...
Në vendimin e gjykatës për arrestimin e kryebashkiakut...
CNA ka zbardhur detaje mjaft interesante në lidhje me bler...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...