web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbi 86.7 milionë lekë buzëkuq, vathë dhe fustane/ Luksi i shfrenuar i Ajola Xoxës

12 Shkurt 2025, 08:21, Denoncim CNA

Mbi 86.7 milionë lekë buzëkuq, vathë dhe fustane/ Luksi i

Të hënën e 10 shkurtit pas mesditës, kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me vendim të GJKKO-së.

Gjykata e Posaçme ka caktuar disa masa sigurie, ndër to dhe për bashkëshorten e kryebashkiakut Erion Veliaj.

SPAK në bazë të hetimeve që janë kryer ka ngritur disa akuza për bashkëshorten e Veliajt, që janë përkatësisht e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.

CNA ka zbardhur vendimin e GJKKO-së ku thuhet se: Gjykata çmon se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personi nën hetim Ajola Xoxa ka konsumuar nga ana objektive figurën e veprës penale "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike" parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Gjykata e çmon të drejtë arsyetimin e Prokurorisë së Posaçme se, në këtë rast, konstatohet se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se nuk ka deklaruar, duke fshehur, angazhimin e saj çdo lloj veprimtarie që krijon të ardhura, përfshirë çdo lloj të ardhure, të krijuar nga kjo veprimtari ose ky angazhim, sipas detyrimeve që burojnë nga ligjit nr. 9049 datë 10.04.2023, neni 4 germa "g" e tij.

Këto angazhime të kësaj shtetaseje lidhen specifikisht me pjesëmarrjen e saj në bordin e Qendrës "Harabel", qendër kjo që provohet të ketë gjeneruar të ardhura, siç më lart u argumentua, dhe njëkohësisht pronare (Qendra "Harabel") e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar "Nan Gallery" shpk, e cila është një subjekt tregtar me natyrë fitimprurëse.

Fshehja e këtyre fakteve nga shtetasja nën hetim, ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të pasur një panoramë të plotë dhe të qartë për sa i përket jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetaseje në borde organizatash, që nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar "konstatimin" dhe "gjurmimin" e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetasja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka lejuar më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së të hollave nga dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.

Gjithashtu, nga aktet tjera rezulton se personi nën hetim Ajola Xoxa duke mos deklaruar qiranë e ambienteve në vlerën 24-000 euro në vit siç rezulton nga hetimi ka bërë deklarim të rremë lidhur me mundësinë e kursimit”.

Ndër të tjera në vendim thuhet se Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj për katër vite kanë shpenzuar shifrën prej 86,721,175 lekësh vetëm për rroba, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj.

“Po ashtu, nëse do të ishin deklaruar interesat private do të konstatoheshin me lehtësi shpenzimet që ka bërë shtetasja Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj, të cilët shpenzojnë për katër vite shifrën prej 86,721,175 lekësh vetëm për rroba, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj”.

Mbi 86.7 milionë lekë buzëkuq, vathë dhe fustane/ Luksi i

Në fakt, kjo tregon luksin e shfrenuar në të cilin jetonte Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj. Gjithnjë e kuruar në daljet e saj me xhevahire që kushtojnë me dhjetëra mijëra dollarë.

Këtë e vërteton kjo foto.

Mbi 86.7 milionë lekë buzëkuq, vathë dhe fustane/ Luksi i

Në këtë veshje, Ajola Xoxa ka vendosur një varëse e cila është një set gjerdani rubin me diamante në cilësime prej ari të bardhë 18 karatësh. Ky gjerdan kushton 14,800 dollarë sipas faqes “1stdibs”.

Mbi 86.7 milionë lekë buzëkuq, vathë dhe fustane/ Luksi i

Më herët CNA ka denoncuar luksin e shfrenuar të Ajola Xoxës dhe bashkëshortit të saj, ku tregoi se një fustan i markës “Oscar De La Renta” që Ajola Xoxa ka veshur në një dalje të saj kushton rreth 6 mijë dollarë.

Mbi 86.7 milionë lekë buzëkuq, vathë dhe fustane/ Luksi i

Mbi 86.7 milionë lekë buzëkuq, vathë dhe fustane/ Luksi i

Një tjetër veshje, e markës “Christopher Esber”, kushton rreth 1500 dollarë. Po marrim vetëm këto dy veshje për të kuptuar shpenzimet e çmendura të Ajola Xoxës.

Mbi 86.7 milionë lekë buzëkuq, vathë dhe fustane/ Luksi i

Mbi 86.7 milionë lekë buzëkuq, vathë dhe fustane/ Luksi i

Nuk e dimë sa veshje të tilla mund të ketë Ajola Xoxa në gardërobën e saj, por shifrat tregojnë qartë shpenzimet e çmendura të Ajola Xoxës./ CNA





Lajmet e fundit nga