Protestat kundër qeverisë/ Klosi: Nuk ka një zë publik, presim të thonë çfarë kërkojnë
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka komentu...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka komentu...
CNA ka zbardhur detaje mjaft interesante në lidhje me blerjet e "çmendura" të kryera nga Ajola Xoxa duke përdorur mamanë, gjyshen apo punonjës të OJF-ve të saj. Në dosjen hetimore të SPAK-ut tregohet se si veprohej me blerjet që kërkonte Ajola Xoxa, blerje të cilat kapin shifrën e 50 eurove. Në mes tyre zbardhet dhe e vërteta e fustaneve që Ajola Xoxa pretendonte se ia ka qepur gjyshja, por në fakt, sipas të dhënave thuhet se e ka blerë duke përdorur kartat në emër të gjyshes.

CNA ka zbardhur detaje mjaft interesante në lidhje me blerjet e "çmendura" të kryera nga Ajola Xoxa duke përdorur mamanë, gjyshen apo punonjës të OJF-ve të saj.
Në dosjen hetimore të SPAK-ut tregohet se si veprohej me blerjet që kërkonte Ajola Xoxa, blerje të cilat kapin shifrën e 50 mije eurove.
Në mes tyre zbardhet dhe e vërteta e fustaneve që Ajola Xoxa pretendonte se ia ka qepur gjyshja, por në fakt, sipas të dhënave thuhet se e ka blerë duke përdorur kartat në emër të gjyshes.
Financierja Adela Kondakçiu ka treguar se si staf kanë paguar zhdoganimet e shtetasit Erald Ismaili me urdhër dhe kërkesë të Ajola Xoxës.
Nga paketimi ka konstatuar se ishin marka të shtrenjta të rrobave.

Gjithashtu, e pyetur në datë 07.01.2025, në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, në lidhje me zhdoganimet e kryera nga shtetasi Erald Ismaili, shtetasja Adela Kondakçiu, konfirmon se këto procedura kanë ndodhur. Për këtë, deklaruesja ndër të tjera shpjegon se:
Eraldi ose Xhoi i kishin dërguar Adelës kartën e identitetit të Eraldit për të bërë pagesat e doganës në emër të Erald Ismailit, gjithmonë sipas direktivave të Ajolës. Adela Kondakçiu shprehet se ka bërë pagesat e doganës pranë bankave të nivelit të dytë, në emër të Erald Ismailit.
Por, jo vetëm Adela, por edhe Xhoi Skënderasi kanë kryer pagesa, dhe paratë për zhdoganime gjithmonë u jepeshin nga Ajola.

Në lidhje me blerjet e realizuara online te dyqanet Net-A-Porter, të deklaruara nga “Ava Studio”, shtetasja Adela Kondakçiu deklaron se blerjet i ka bërë Ajola me kartën e “Ava Studio” sh.p.k., Ajola i kishte thënë Adelës se ato ishin rroba që i kanë përdorur këngëtarët për videoklipe.
Pyetjes se nga cilat llogari bankare janë bërë këto blerje, shtetasja Adela Kondakçiu nuk ka mundur t'i japë përgjigje me saktësi, por ka menduar se blerjet janë bërë nga llogaria personale e Ajolës ose nga llogaritë e familjarëve si të mamasë ose të gjyshes, ndoshta edhe të Valmirit.
Deklaruesja nuk mendon se ka pasur karta krediti në emër të stafit, të vajzave, por më shumë mendon se ka pasur ndonjë kartë në emër të gjyshes.
Në lidhje me e-mailin [email protected], Adela Kondakçiu përgjigjet se ky ishte një e-mail që e përdorte Ajola.
Adela kujton se Ajola kishte bërë disa blerje nga faqet online brenda vendit, ku blerjet arrinin nga 2000-3000 euro për blerje, pra rreth 50,000 euro blerje janë bërë në emër të Adela Markut, të cilën Adela mendon se nuk është një person real.
E pyetur nëse janë kryer zhdoganime me këtë emër, pra Adela Marku, kjo shtetase deklaron se nuk ka pasur zhdoganime me këtë emër për shkak se ishte një emër fiktiv sipas saj dhe në rastin e zhdoganimit kërkohet një numër identifikimi.
Në lidhje me blerjet online dhe porositë e dorëzuara te zyrat e Sky Tower ose të zhdoganuara në emër të shtetasit Erald Ismailit, shtetasja Adela Kondakçiu deklaron se asnjë tjetër në zyrë nuk bënte blerje online dhe se të gjitha zhdoganimet që janë bërë në emër të Eraldit janë blerje të Ajolës në dijeninë e Adelës.
Në vijim deklaron se nuk di të ketë pasur karta të tjera të personave të tjerë. Siç ka thënë dhe më parë, ajo ka qenë e mendimit që gjithmonë pagesat bëheshin nga llogaritë e familjarëve, ndoshta të nënës, gjyshes ose babait.

Kjo është vetëm një pjesë e shpenzimeve të çmendura të bëra nga Ajola Xoxa./ CNA
CNA ditë pas dite ka publikuar fakte dhe prova nga dos...
Për ata që janë dashamirës të sportit, epiteti Toro atasho...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, është përpjekur dje...
Në një event të zhvilluar nga Ajola Xoxa për dhunën ndaj g...
Kryebashkiaku firmosi një leje ndërtimi për pallat mbi...
CNA po sjell të tjera komunikime mes dy punonjëseve të OJF...
Një grup këngëtarësh dhe prezantuesish kanë dalë në mbrojt...
CNA ka zbardhur detaje mjaft interesante dhe domethënë...
Gjatë puntatës së fundit, emisioni investigativ Plug në SY...
Pavarësisht presionit politik dhe tubimeve të organizu...
CNA zbulon të tjera detaje që tregojnë se si kryebashkiaku...
Dy ditët e fundit përpara se të paraqitej për të dëshmuar ...
CNA ditë pas dite ka zbardhur detajet nga dosja hetimo...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kompani...
Valmir Xoxa është një tjetër personazh mjaft interesant që...
Skemat e përdorura nga Ajola Xoxa për pastrim parash, ...
CNA ditë pas dite po zbardh detaje nga dosja hetimore që t...
Kryeministri Edi Rama, sot në mbledhjen e grupit të Partis...
E pabesueshme, e padëgjuar më parë, por në Bashkinë e ...
Të hënën e 10 shkurtit pas mesditës, kryebashkiaku Erion V...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pas dy ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i 37-vje...
Vihen në pranga 7 shtetas shqiptarë, paraguajan dhe angole...
Nis procedimi penal për 16 protestues në lidhje me bllokim...
Shtetasi me iniciale S. N., i dhunuar ditën e sotme bashkë...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi zyrtarisht se pas 1...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në t...
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën k...
Vetëm 2 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes, e planifiku...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Qeveria rikthen propozimin për dyfishimin e shkallës së ta...
Në vitin 2025, tetë vende të BE-së regjistruan një konsum ...
Ekonomia shqiptare po përballet me një rritje të re të pre...
Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme uljen e çm...