E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Për ata që janë dashamirës të sportit, epiteti Toro atashohet me një nga futbollistët më të mirë të botës në qarkullim. Lautaro Martinez, sulmuesi argjentinas i Interit, ka sot një vlerë tregu mbi 100 milionë euro dhe është një nga goleadorët më të mirë të Europës.
Por ndërsa El Toro i Bahia Blancas thyen papushim rrjetat e ekipeve kundërshtare, ekziston një Toro në Shqipëri që është edhe më i tmerrshëm se kaq. Ky ka thyer SPAK-un, ligjin, Kushtetutën dhe madje gjithë sistemin juridik të shtetit.
Alban Toro u zgjodh në Këshillin e Lartë Gjyqësor në dhjetor të vitit 2018 si kandidat nga radhët e avokatisë. Por zgjedhja e tij ishtë në kundërshtim flagrant me ligjin. Sipas ligjit për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, kandidatët nga radhët e avokatisë duhet të përmbushnin 14 kritere për t’u zgjedhur në KLGJ.
Njëri prej tyre kërkonte që kandidatët të kishin jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën 10 vitet e fundit të kishin ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje. Ky më poshtë është ekstrakti zyrtar që dokumenton historikun profesional të zotit Toro.

Sipas ekstraktit, Alban Toro e ka pezulluar aktivitetin e tij si avokat në mars të vitit 2010. E ka aktivizuar atë sërish në tetor të vitit 2011, për ta pezulluar prapë në shkurt 2018. Pra zoti Toro u zgjodh në KLGJ në shkelje flagrante të ligjit, duke mashtruar Kuvendin, pasi nuk i kishte jo dhjetë, por as tetë vite ushtrim të pandërprerë aktiviteti. Kështë Toro theu ligjin.
Por skandali në këtë rast ishte evident dhe shpërtheu gjithandej. Fillimisht në Kuvend. Ulsi Manja, në atë kohë kryetar i Komisionit Kuvendor të Ligjeve, u detyrua t’i drejtohej Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shpreheshin mbi mospërputhjen e kushteve të zgjedhshmërisë në detyrë të Alban Toros.
Por KLGJ ia përcolli praktikën Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe ky i fundit me të drejtë e ktheu mbrapsht, pasi ishte KLGJ që duhet të shprehej. Me këtë ping-pong, kërkesa e Kuvendit u pluhuros në sirtarët e qeverisë së gjyqësorit. Kështu zoti Toro theu sistemin juridik.
Megjithatë nuk mbaroi këtu. Pasi u pa qartë se Toro kishte nga pas një dorë të fuqishme, që e vinte atë mbi ligjin dhe rendin juridik të vendit, në lojë u thirr SPAK si shpresa e fundit për të kthyer KLGJ-në në shinat e ligjshmërisë dhe për të ndëshkuar mashtrimin e Kuvendit.
Zoto Toro u kallëzua në SPAK nga shoqata e avokatëve antikorrupsion. Por pasi e mbajti dosjen më shumë se 1 vit, SPAK e pushoi çështjen me motivacionin se nuk gjeti vepër penale. Ky vendim binte erë të rëndë. Të paktën për gjykatën e posaçme kundër korrupsionit. Kjo e fundit e rrëzoi vendimin e SPAK për mosfillim të hetimeve ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Alban Toro dhe urdhëroi prokurorinë të regjistrojë procedim penal për “falsifikim dokumentesh”.
Nga viti 2021 dhe deri më sot SPAK nuk kreu asnjë veprim duke e mbajtur dosjen në sirtar, edhe çështja nuk kishte nevojë për hetim fare, por vetëm për një verifikim të thjeshtë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Mbajtja e dosjes peng në SPAK i mundësoi zotit Toro që të bënte mandatin e plotë në radhët e KLGJ-së edhe pse ishte në papajtueshmëri me ligjin dhe kishte mashtruar Kuvendin. Kështu zoti Toro e theu në mes dhe SPAK-un.
Por shfaqja vazhdon. Tani Alban Toro po kandidon për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. SPAK vazhdon të mos shprehet duke i lënë në fakt rrugën e lirë kandidaturës së Toros që të shkojë në institucionin më të lartë hierarkik të drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese.
Një gjyqtar me cen ligjor është ëndrra e të gjithë atyre që duan të shantazhojnë drejtësinë. Dhe ku ka më të interesuar se qeveria për këtë. Skandali i mbivendoset skandalit. Tani zoti Toro po rrezikon të thyejë edhe Kushtetutën.
Pikëpyetjet në këtë rast janë të shumta. Por njëra prej tyre është më e madhe edhe se sa vet paligjshmëria e Toros në KLGJ dhe potencialisht në GJK. Kur SPAK-u ka kurajon dhe godet Erion Veliajn, njeriun e dytë ndoshta më të fuqishëm në radhët e pushtetit, si ka mundësi që ul kokën përpara rastit Toro? Dhe kjo vijon me një tjetër pikëpyetje po kaq të madhe.
Nëse El Toro i Interit vlen 100 milionë euro, sa është vlera tregtare e Toros së drejtësisë shqiptare që i psh*rri të gjitha mbarë; ligjin, Kushtetutën, SPAK-un dhe shtetin?
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, është përpjekur dje...
Në një event të zhvilluar nga Ajola Xoxa për dhunën ndaj g...
Kryebashkiaku firmosi një leje ndërtimi për pallat mbi...
CNA po sjell të tjera komunikime mes dy punonjëseve të OJF...
Një grup këngëtarësh dhe prezantuesish kanë dalë në mbrojt...
CNA ka zbardhur detaje mjaft interesante dhe domethënë...
Gjatë puntatës së fundit, emisioni investigativ Plug në SY...
Pavarësisht presionit politik dhe tubimeve të organizu...
CNA zbulon të tjera detaje që tregojnë se si kryebashkiaku...
Dy ditët e fundit përpara se të paraqitej për të dëshmuar ...
CNA ditë pas dite ka zbardhur detajet nga dosja hetimo...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kompani...
Valmir Xoxa është një tjetër personazh mjaft interesant që...
Skemat e përdorura nga Ajola Xoxa për pastrim parash, ...
CNA ditë pas dite po zbardh detaje nga dosja hetimore që t...
Kryeministri Edi Rama, sot në mbledhjen e grupit të Partis...
E pabesueshme, e padëgjuar më parë, por në Bashkinë e ...
Të hënën e 10 shkurtit pas mesditës, kryebashkiaku Erion V...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar...
CNA ka zbardhur detaje nga vendimi i GjKKO-së në lidhje me...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...