"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Kryeministri Edi Rama, sot në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, sulmoi në mënyrë të drejtpërdrejtë gjyqtarin Erion Bani duke thënë se kishte marrë një mesazh nga një qytetar (u kthye dhe kryeministri ynë zoti Rama me qytetarin digjital, nuk i ndahet pasioni si doktori), që i kishte thënë se Erion Bani është i targetuar për të dënuar njerëzit e PS-së, zyrtarët e saj, gjyqtari që ka dhënë vendimin për Erion Veliajn se është i djathtë etj. (LEXO KETU)
Në fakt si në rastin e mësipërm ku ne treguam se kryeministri kishte gënjyer apo të paktën e ishin gënjyer për të thënë atë që e artikuloi publikisht në lidhje me faktin se kush e kishte zgjedhur gjyqtarin Erion Bani, po sjellim një tjetër fakt shumë kokëfortë.
Na vjen keq që e nxjerrim kryeministrin tonë gënjeshtar, ama e vërteta vonon, por nuk harron.
Ne po i përmendim një e nga një, do të shikoni dhe linke të mediave të tjera si “shqiptarja.com”, media e Carlo Bollino-s, media e paguar nga inceneratorët dhe një nga flakadanët e kryebashkiakut të Tiranës, ku shikojmë se Erion Veliaj ka fituar gjyqin me Grida Dumën.


Sipas të dhënave të nxjerra zyrtarisht nga gjykata rezulton se 104 akt numër 83 vendimi në datën 14.12,2021 me paditëse Grida Dumën, i paditur Erion Veliaj, në GJKKO gjyqtari i çështjes, Erion Bani, shpall Erion Veliajn të pafajshëm.


Rasti i dytë është 113 akt numër 86 vendimi data 16.12.2021, pra dy ditë më vonë pas vendimit të parë të pafajësisë, gjyqtari Erion Bani shqyrton çështjen me paditëse Jorida Tabakun dhe i paditur Erion Veliaj dhe e shpall të pafajshëm Erion Veliajn.


Dy vendime pafajësie në 4 ditë për kryebashkiakun Erion Veliaj dhënë nga gjyqtari Erion Bani. Shkojmë më tej. 41/134 akt numër 3 vendimi i datës 21.01.2022 paditës Erion Isufi kunati i Lulzim Bashës, pra 6 muaj pas zgjedhjeve të 2021 Erion Isufi ka paditur Erion Veliajn në GJKKO dhe gjyqtari i çështjes është Erion Bani, i cili për herë të tretë në pak javë jep vendim pafajësie për Erion Veliajn.

(Ketu mund te lexoni shkrimin nga shqiptarja.com)
Tani këto janë tri vendime pafajësie të gjyqtarit Erion Bani që sipas kryeministrit është i djathtë dhe i targetuar për të dënuar zyrtarët e lartë të PS-së dhe Erion Veliajn.
Zoti Kryeministër do të duhet ta lexonte këtë shkrim. Ju lutem kush e lexon këtë shkrim dhe kush i ka numrin kryeministrit ti’a çojnë sa më shumë këtë material, ta ketë që ta lexojë, ta verifikojë dhe të mos vazhdojë të dalë ende blof me të tilla gënjeshtra publike se e vërteta është aty. Gjyqtari Erion Bani ka dhënë tri vendime pafajësie për Erion Veliajn. Ky është fakt dhe provë ashtu siç i do kryeministri ynë.
Në shkrimet e tjera (këtu mund të lexoni)se si ka gënjyer apo e kanë gënjyer kryeministrin për vilën në Qerret, është një shkrim i zbërthyer dhe se si e “peshkoi” Erion Banin në çështje Erion Veliaj si gjyqtar duke shpresuar se do të merrte dhe pafajësitë e radhës porro këtë herë Erion Veliaj nuk ishte i pafajshëm, por ishte fajtor me fakte dhe prova./ CNA
E pabesueshme, e padëgjuar më parë, por në Bashkinë e ...
Të hënën e 10 shkurtit pas mesditës, kryebashkiaku Erion V...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar...
CNA ka zbardhur detaje nga vendimi i GjKKO-së në lidhje me...
CNA ka zbardhur vendimin e GJKKO-së në lidhje me hetimet e...
SPAK ka provuar denoncimin e CNA-së në lidhje me objektin ...
Wizz Air, një nga kompanitë më skandaloze të fluturimit, e...
Në qendër të Tiranës, në zonën pranë Degës së Thesarit, pl...
Më 27 Dhjetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” transmeto...
Besnike Duka është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Një qytetar është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”...
Ndalemi sot në rastin makabër të një vajze 23-vjeçare nga ...
23-vjeçarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e brakt...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Elida Lici ka hedhur...
Një tjetër skandal i Bashkisë Tropojë është denoncuar pran...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ...
Neritan Halilaj nga Vlora tregon se në muajin Tetor, bashk...
Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqipt...
CNA ka denoncuar herë pas here skandalet që kanë përfs...
Skandalet e kreut të Këshillit Drejtues të RTSH-së vazhdoj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...