web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

HTM: 5B-ja e Durrësit

14 Shkurt 2025, 19:30, Denoncim CNA

HTM: 5B-ja e Durrësit

Gjatë puntatës së fundit, emisioni investigativ Plug në SYRI TV është ndalur tek skema e blerjes së votave me partë e korrupsionit. Kjo për t’ju treguar jo vetëm skemat korruptive se si manipulohen zgjedhjet me lekët e tenderave korruptiv, por edhe se si institucion ligjzbatuese, bëhen pjesë e skemës për të fshehur, mos hetuar dhe propagandës për mbrojtjen e kësaj skeme.

SPAK njoftoi se ka ngritur një Task- Force për hetimin e krimeve zgjedhore, por sa seriozisht e ka Altin Dumani për hetimin e këtyre krimeve? Ditën e sotme do tju tregojmë se si Mazhoranca socialiste ka ngritur nga një skemë “5D” për çdo qytet, e për këto skema, SPAK ka qenë në dijeni që prej 3 vitesh, dhe jo që nuk i ka hetuar por ka shërbyer si mburojë e tyre. Pas Tiranës, Durrësi është qyteti me një tjetër skemë flagrante “5D”, ku drejtorë të dënuar për korrupsion, vjedhje e falsifikime kanë qëndruar në poste të larta shtetërore, madje dhe kanë krijuar kompani për të përfituar miliona euro, të cilat më pas shpenzohen për blerjen e votave në zgjedhje.

Në Tiranë, skema korruptive e Erion Veliajt dhe Drejtorëve të tij ishte pagëzuar me emrin “5D”, me sa duket edhe në nderim të 5 drejtorëve të përfshirë. Në Durrës, një prej skemave identike me “5D” fshihet pas kompnisë HTM SHPK, e cila rezulton në pronësi të shtetasit Ilir Tabaku, emër ky që shërben si ‘presta nome’ për pronarin e vërtetë të kësaj kompanie, i cili rezulton një emër jo pak i njohur për opinionin publik, administratën socialiste e gjerwsisht në qytetin e Durrësit.

Plator Mehmeti, është drejtori i OSHEE që qëndron pas kësaj skeme. Fillimisht do t’ju sjellim një CV të shkurtër e tepër të ngjeshur të Plator Mehmetit, për të kuptuar se çfarë përfaqëson ai dhe të dhënat premtuese për të qenë një drejtor i kësaj qeverisje....

Mediat e kanë denoncuar vazhdimisht Plator Mehmetin, si të dënuar të paktën 4 herë për akuzat, korrupsion, vjedhje të energjisë, shpërdorim detyre, shkelje të brazisë në tendera apo edhe falsifikim dokumentesh. Por edhe pse me një CV kaq të ngjeshur dënimesh, ai nuk i ka deklaruar asnjëherë ato, dhe kjo nuk përbën problem për qeverisjen aktuale, duke e graduar në postet më të larta të OSHEE. Sipas denoncimeve mediatike, por edhe dokumenteve gjyqësore, në vitin 2007, Mehmeti është dënuar me 10 muaj burg për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifiikim dokumentesh. Mehmeti u arrestua në vitin 2007 dhe më pas u dënua pasi në bashkëpunim me drejtues të tjerë të KESH-it në Durrës, gjatë viteve 2003-2006, i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm. Plator Mehmeti ka qenë i dënuar më parë dhe konkretisht edhe në vitin 2004. Me vendim Nr. 52 të Gjykatës Durrës,  Mehmeti është deklaruar fajtor për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike sipas nenit 137/2 të K. Penal dhe është dënuar me 250,000 lekë gjobë. Mehmeti është dënuar edhe me vendimin Nr. 229, datë 25.04.2006, të Gjykatës Durrës për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim sipas nenit 186/3 dhe 25 të K. Penal. Ai është dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim dhe 50,000 lekë gjobë. Dënimi me burgim është pezulluar dhe i pandehuri është vënë në provë për një periudhë prej 2 (dy) vitesh. Këto dënime u fshehën vazhdimisht nga ana e tij, dhe për këtë, u dënuar edhe një herë në prill të vitit 2018, për veprën penale falsifikim të formularëve, stampave dhe vulave.

Plator Mehmeti u dënua me 4 muaj burg, konvertuar me shërbim prove. Edhe pse me një CV kaq të pasur dënimesh, që prej ardhjes së rilindjes në pushtet, Plator Mehmeti do të emërohej Drejtor i OSHEE-së Durrës, e madje do të gëzonte edhe mburojën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, apo OSHEE për përgënjeshtrimin e akuzave që hidheshin publikisht ndaj tij.

Por pse i duhej qeverisë dhe Partisë Socialiste një personazh me kaq kusure, në krye të një institucioni me rëndësi të veçantë, e që xhiron çdo ditë miliona lekë. Në vijim, do t’ju faktojmë se si në postin e drejtorit të OSHEE-së, Plator Mehmeti ka arritur të ndërtojë skemën dhe kompaninë HTM që do të merrte 25 milionë euro tendera, dhe burimi kryesor do të ishte OSHEE, ku ishte vetë drejtues.

Kompania HTM themelohet në vitin 2009 nga shtetasi Ilir Tabaku, i cili rezulton një personazh me lidhje të forta të së majtës, e madje me familjarë të punësuar në institucionet më të rëndësishme të qytetit të Durrësit, si bashkia, porti apo edhe në kompani që gjithashtu rezultojnë të favorizuara në fondet shtetërore.

Dy vite pas themelimit të kompanisë HTM, shënohet edhe gjurma e parë e lidhjeve të Plator Mehmetit me kompaninë e Ilir Tabakut. Mehmeti blen nga Ilir Tabaku 90 % të aksioneve për vlerën 90 mijë lekë, e bëhet kështu pronar ligjor i kësaj kompanie. Por pas një viti, bëhet një tjetër transaksion i dyshimtë, ku Mehmeti i rishet 90 % të aksioneve themeluesit të kompanisë Ilir Tabaku me të njëjtën vlerë që i bleu, pra 90 mijë lekë. Në 31 janar të vitit 2014, Tabaku vendos pezullimin e aktivitetit, për ta rihapur sërish një vit më pas.

Sipas bilanceve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, për vitet 2011-2013 kjo kompani kishte faturuar rreth 20 milionë lekë ose 200.000 euro nga shitja e materialeve ndërtimore.

HTM, do të qëndronte e pezulluar për më shumë se një vit, për tu riaktivizuar në shtator të vitit 2015, një vit pas Ardian Çela do të emërohej si Drejtor i Përgjithshëm i OSHEE dhe Plator Mehmeti kryeinxhinier i OSHEE-së në Durrës, qark kur Çela është një nga drejtuesit politik kryesor të Partisë Socialiste.

Duket se angazhimi elektoral, kërkonte edhe suport financiar, ndaj dhe kompania me një xhiro modeste për sektorin e ndërtimit, riaktivizohet në vitin 2015, dhe bashkë me statusin e ri të Ardian Çelës dhe Plator Mehmetit nis edhe suksesi i kompanisë HTM.

Brenda pak muajsh, nga aktivizimi në shtator të vitit 2015, kompania HTM, faturon plot 36 milionë lekë apo 360 mijë euro. Pra kjo kompani për 4 muaj faturon afërsisht dyfishin e xhiros së tre viteve të marra sëbashku, kur Ardian Çela nuk ishte ende drejtor OSHEE-je e Plator Mehmeti Kryeinxhinier i Durrësit.

Që prej kësaj kohe, kompania HTM do të njihte xhiro dhe fitime vetëm në rritje dhe duke i shumwfishuar nga viti në vit, të ngjashme me ato të 5D, në Tiranë.

Shpërthimi i aftesive manaxheriale kapitalizohet në bilancin e vitit 2016, kur kjo kompani faturon 293 milionë lekë nga të cilat fiton 104 milionë lekë neto, pra me një normë fitimi 30%.

Duket se eksperienca disa vjeçare tashmë në OSHEE, e Plator Mehmetit ka ndikuar që kompania HTM në vitin 2017, të zgjerojnë aktivitetin duke përfshire burimet e rinovueshme tw energjisw.

E ky zgjerim rezulton menjëherë i suksesshëm ku vetëm në vitin 2017 kompania HTM faturon 614 milionë lekë duke arritur një fitim prej 183 milionë lekësh, fitim ky i barabartë me 3 vite xhiro të po të njëjtës kompani, kur rilindja nuk ishte në pushtet.

Ndërsa burimi kryesor apo i vetëm për të ardhurat e kësaj kompanie ishin tenderat milionëshe nga institucionet shtetërore, oreksi shtohet edhe më tej, me zgjerimin e aktivitetit edhe në një tjetër sektor, atë të ujwsjellws kanalizimeve. Në vitin 2018 dhe 2019, sipas dokumenteve të dorëzura nga QKB nga punonjësi Mirgen Merollari kompania HTM operonte edhe në sektorin e ujësjellsave, që siç rezulton nga provat e siguruara, çdo zgjerim aktiviteti shoqërohej më pas edhe me nga një tender të majm.

Një prej abuzimeve më të rënda, që ka lënë prova ulëritëse për organet e drejtësisë shënohet në maj të vitit 2019.

Në këtë muaj, kompania HTM regjistron adresë dytësore pranë Autoritetit Portual Durrës. Sipas dokumentacionit të dorëzuar pranë QKB kjo adresë regjistrohet si detyrim ligjor për kontratën e lidhur me këtë institucion për “Shërbim për mirëmbajtjen e aseteve elektroenergjitike për katër vite”. Nuk ka asnjë të dhënë për këtë procedurë në OpenData pasi është pasqyruar një tjetër tender për këtë shërbim të fituar nga kjo kompani në vitin 2023. Por të dhëna interesante përftohen nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë Autoritetit Portual Durrës.

Në këtë raport thuhet shprehimisht se kjo procedurë është në shkelje flagrante ligjore dhe është cilësuar dëm për institucionin. Sipas KLSH-së dëmi i përllogatitur nga dhënia e tenderit në mënyrë fiktive e për më tepër një kompanie që nuk plotësonte as kriterët  shkaktoi një dëm prej rreth 105 milionë lekësh apo 1. 1 milionë euro.

Në kushtet kur në garë nuk ka operatorë të tjerë KVO duhet të anulonte procedurën, duke analizuar shkaqet, ndryshimin e kritereve për të rritur numrin e pjesëmarrësve dhe zhvillonte një procedurë të re për të shmangur paligjshmërinë e përdorimit të fondit publik në vlerën 105,384,000 lekë, në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”.

Ndërsa KLSH analizon këtë tender abuziv dhe kompaninë HTM si fituese e garës, sjell në vëmendje edhe disa tendera të tjerë që kjo kompani ka fituar nga OSHEE. Këto të dhëna interesante përftohen në momentin kur kompania HTM paraqet për plotësim kriteresh në tender, kontratat dhe bashkëpunimin me kompanisë AL-ASFALT. Kjo e fundit vetëm në vitin 2016 ka përfituar jo pak, por 5 milionë euro tendera vetëm në një vit nga OSHEE, ku Plator Mehmeti, pronar i HTM, ishte kryeinxhinier. Nëse i referohemi gjetjeve të KLSH-së për vitin 2016, kompania HTM dhe AL-ASFALT, kanë përdorur të njëjtën skemë siç 5 D në Tiran. Al ASFALT ka fituar nga OSHEE, tenderat “Instalim, montim i sistemit të kontrollit të rrjetit elektrik, kabinave të transformimit në Durrës”, vlera 292,728,000 lekë. Zgjerim rrjeti 20kv ne sektorin rinia me dalje te re F.16.SP nga ns.t Spitalle me linje kabllore nëntokësore me kabina te reja 20 kv dhe rrjet TU”, me vlerë 174, 979,555 lekë.“Ndërtim dhe rikonstruksion kabina, rrjet elektrik shpërndarje TM-TU në Kavajë”, vlera 29.213.126 lekë. Dhe nëse i referohemi auditit të KLSH dhe dokumenteve zyrtare të këtyre kompanive, të firmosura para noterit, tenderat në OSHEE fitoheshin nga AL ASFALT dhe më pas punimet kryheshin me nënkontraktim nga HTM e drejtorit të OSHEE Durrës. Dhe kur është rinovuar kontratat në vitin 2023, HTM del në skenë si bashkëfituese e tenderit nga OSHEE për “Mirëmbajtja e aseteve elektronergjitike  për 3 vite sëbashku me AL ASFALT.

Bumin financiar kompania HTM do ta njihte në 5 vitet e fundit, ku do të rezultojë një nga kompanitë më të sukseshme në vend, e cila nga 2019 deri në vitin 2023, viti i fundit i dorëzimit të bilanceve në QKB, do të përllogarisë një xhiro prej 25 milionë eurosh, e të gjitha këto nga tenderat dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Fillimisht do të ndalemi tek xhiroja e kësaj kompanie, për të marrë më pas një e nga një tenderat e fituar, pjesa më e madhe të cilave rezultojnë të jenë fituar nga OSHEE, ku Plator Muhameti është drejtues.

Për vitin 2018 kompania HTM kompania ka një faturim në vlerën 177.000.000 lekë dhe një fitim 24.000.000 lekë. Ajo qe vihet re në këtë bilanc është se kompania ka në pronësi toka në vlerën 300.000 euro dhe ndërtime në vlerën 2.1 milion euro.

Në vitin 2019, do të nis edhe ndryshimi i madh, ku veç tenderave nga OSHEE, kompania do të jetë e preferuara e kryebashkiakëve dhe drejtorëve socialistë, që do ta kontraktojnë për punime të ndryshme. Këtë vit HTM deklaron 355.300.000 lekë xhiro dhe një fitim 80.000.000 lekë. Po në këtë vit kompania deklaron se ka blerë aksione në një tjetër kompani.

Sipas të dhënave në QKB kompania HTM është 100% aksionere e kompanisë BE-IS Energy.

Dhe pse aksionet janë blerë në vitin 2019 kontrata është depozituar në vitin 2020 në QKB.

Vlera e aksioneve është 105.000 euro, por nga verifikimet rezulton se kjo kompani zotëron një koncension për ndërtimin e një hidrocentrali. Për këtë vit, në bilanc deklarohet dhe një depozitë bankarë në vlerën 150.000.000 lekë.

Në vitin 2020, HTM ka një faturim 287.000.000 lekë dhe fitimnë vlerën 46.000.000 lekë.

Depozita shkon në vlerën 210.000.000 lekë.

Për vitin 2021, tenderat e fituar dhe xhiroja trefishohet dhe faturimi nga HTM deklarohet 61.000.000 lekë dhe fitim 117.000.000 lekë.

Edhe viti pasardhës vijon me rritje të mëtejshme, me një xhiro prej 800 milionë lekësh dhe 83 milionë lekë fitim. Vlera e trojeve në këtë vit shkon 480.000 euro.

Rënia fillon sërish në vitin 2023. Ndërsa kryeministri Edi Rama shkarkon Ardian Çelën nga OSHEE dhe në kupolën e këtij institucioni nisin largimet, edhe kompania HTM e ndjen direkt me përgjysmim të xhiros së 2 viteve të fundit. Për vitin 2023 kjo kompani deklaron një xhiro prej 375 milionë lekësh dhe një fitim 35 milionë, që sërish mbetet një nga xhirot e paarritshme për mijwra biznese shqiptare të atij sektori.

Nëse do të ndalemi tek tenderat e fituar nga kjo kompani, rezulton se pjesa më e madhe  e tyre janë pa garë dhe me flamur të kuq, çka nënkupton shkeljet në procedurën e tenderimit. Miliona euro janë përftituar nga institucionet e energjetikës, KESH, OST si dhe vetë OSHEE ku Plator Mehmeti është drejtor.

Tenderat nga Drejtoritë në varësi të Belinda Ballukut janë marrë pikërisht nw bumin financiar të kësaj kompanie, pra nga viti 2019 deri në vitin 2023, e përllogariten në miliona euro. Pjesa më e madhe e tenderave, siç duket nga dokumentet e prokurimeve janë pa garë.

Operatori i Sistemit të Transmetimit OST

REF-79325-09-08-2023

Vlerë 49.134.792 lekëdatë 08.09.2023

 

Operatori i Sistemit të Transmetimit OST

REF-50916-11-23-2022

Vlerë 2.276.949 lekë, datë23.11.2022

 

Operator I Sistemit te Transmetimit OST

REF-58919-05-26-2020

Vlerë2.146.240lekë, datë26.05.2020

 

Operator I Sistemit te Transmetimit OST

REF-43741-11-18-2019

Vlerë 16.639.000 lekë, datë 18.11.2019

 

Operatori I Shperndarjes se Energjise Elektrike

REF-15806-03-28-2019

Vlerë14.960.000lekë, datë 28.03.2019

 

Operatori I Sistemit te Transmetimit OST

REF-20569-05-06-2019

Vlerë 2.715.200lekë, datë 06.05.2019

 

Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tirane

REF-20445-05-03-2019

 

Drejtoria Rajonale e OSSH Burrel

REF-83956-10-16-2023

Vlerë 142.000.000 lekë, datë 16.10.2023

 

Drejtoria Rajonale e OSSH Shkoder

REF-92707-01-04-2024

Vlerë 108.608.000 lekë, datë 04.01.2024, tender me Flamur të kuq

 

Drejtoria Rajonale e OSSH Berat

REF-96178-02-22-2024

Vlerë 8.669.423lekë, datë 22.02.2024, tender me Flamur të kuq

 

Operatori I Sistemitte Transmetimit OST

REF-54982-12-23-2022

Vlerë 2.646.956lekë, datë 23.12.22, tender me flamur të kuq

 

Operatori i Shpwrndarjes sw Energjisw Elektrike

REF-89661-03-10-2021

Vlerë 44.985.000 lekë, datë 10.03.2021, tender me flamur të kuq

 

Por jo vetëm nga drejtoritë e ministrisë së Linjës ku Platro Mehmeti është drejtor, por edhe për Bashkinë e Durrësit dhe institucionet e tjera të qytetit bregdetar, ku Mehmeti është pjesë e shtabit elektoral, HTM rezulton kompania e preferuar e tenderave të majmë, e thuajse të gjithë këto tendera janë pa garë...

 

Bashkia Durres

REF-34456-11-16-2017

Vlerë 5.796.640, datë 16.11.2017 tender me Flamur të kuq

 

Bashkia Durres

REF-24343-05-29-2019

Vlerë 43.950.000 lekë, datë 29.05.2019, tender me Flamur të kuq

 

Bashkia Durres

REF-54971-03-26-2020

Vlerë 130.146.289 lekë, tender me Flamur të kuq

Bashkia Durres

REF-13516-07-18-2024

Vlerë 6.923.008 lekë, datë 18.07.2024, tender me Flamur të kuq

 

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës

REF-17919-09-04-2024

Vlerë 97.733.260 lekë, datë 04.09.2024, tender me Flamur të kuq

 

Nderrmarrja Rruga Durrës

REF-63060-06-29-2020

Vlerë 4.350.000 lekë, datë29.06.2020, tender me Flamur të kuq

 

Sh.A Ujesjelles Kanalizime Durres

REF-70805-05-23-2018

 

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës

REF-17919-09-04-2024

Vlerë 98.897.960lekë, datë 04.09.2024, tender me Flamur të kuq

 

Veç bashkisë së Durrësit, në 3 vitet e suksesit, për HTM edhe bashkia e Tiranës kthehet në hambar tenderash. E më pas aktiviteti shtrihet edhe në bashkitë e tjera të drejtuara nga socialistët. 

 

Bashkia Tirane

REF-88503-02-26-2021

Vlerë 305.684.203 lekë, datë 26.02.2021

 

ECO Tirana

REF-16038-12-21-2021

Vlerë 66.198.080, adtë 21.12.2021, tender me Flamur të kuq

 

Qeverisja Vendore Këlcyrë

REF-91451-03-29-2021

Vlerë 249.483.204 lekë, datë 29.03.2021

 

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec Sh.A

REF-70609-05-25-2023

Vlerë 4.607.000 lekë, datë 25.05.2023

 

Bashkia Berat

REF-49735-11-14-2022

54.488.310 lekë, datë 14.11.2022

 

Në të treja vitet, 2022, 2023, 2024, kompania HTM edhe pse e denoncuar vazhdimisht në media për tenderat abuziv, do të thith miliona euro edhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo Porti i Durrësit, të tjera institucione nën hyqmin e Belinda Ballukut.

 

Mbulimi i tekstit dhe efektet me Tabelat e tenderave

Fondi Shqiptar i Zhvillimit

REF-24421-10-14-2024

Vlerë 208.333.230lekë, datë 14.10.2024

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit

REF-43498-09-27-2022

Vlerë 206.188.896, datë 27.09.2022, tender me Flamur të kuq

 

Autoritet i Portual Durres

REF-64946-04-05-2023

Vlerë 85.348.800 lekë, datë 05.04.2023

Për periudhën 2019-2024 sipas të dhënave në Open Data Albania kjo kompani ka përfituar 671.539.194 lekë pagesa nga Thesari i Shtetit. ndërkohë pjesën më të madhe të pagesave nga buxheti i shtetit është marrë nëpërmjet kompanive të tjera me të cilat HTM ka bashkëpunuar në fitimin e tenderit.

Në këtë periudhë të artë, Ilir Tabaku blen edhe 50% të aksioneve së bashku më shtetasin Dorian Baba në kompaninë J-ENERGY. Edhe Baba rezulton gjithashtu zyrtar i OSHEE-se, çka zgjeron edhe më shumë rrjetin e punonësve dhe drejtorëve të OSHEE të përfshirë në këtë skemë.

Pra nga një kompani e falimentuar në vitin 2014, me xhiro minimale, HTM, pasi shitet e blihet mes Plator Mehmetit dhe Ilir Tabakut pezullohet. E më pas me ardhjen e rilindjes në pushtet dhe emërimit të Mehmetit si  drejtor OSHEE-je për kompaninë nis lulëzimi. Miliona euro të marra në shkelje të ligjit, në konflikt interesi e pa garë shkojnë drejtë për së drejti në xhepat e zyrtarëve socialisë që me rregull janë aty për të garantuar efikasitetin e fondeve. Veç korrupsionit ulëritës, abuzimit me miliona euro fonde, gjithçka ka një qëllim, sigurimin e parave të pista për të blerë zgjedhjet. Personat e përmendur në këtë material, rezultojnë edhe personazhet kyçe të Partisë Socialiste për qytetin e Durrësit.

Deri këtu ndoqëm vetëm një linjë, por nuk mbaron me kaq. Në vijim do ju tregojmë se HTM nuk është e vetmja kompani përthithese të milionave euro elektorale, por ka edhe më shumë…

REAR shpk, është kompania tjetër me pronësi dhe lidhje të pakundërshtueshme me Plator Mehmetin, që gjithashtu ka përfituar qindra milionë lekë nga prokurimet publike, ose qëllimi i vetëm i ekzistencës kanë qenë pikërisht qarkullimi i miliona lekëvë të përfituara nga tenderat. 

Edhe në këtë rast, kompania fshihet pas një presta nome, por mbas tij në kompani rezultojnë të punësuar edhe familjarët e Plator Mehmetit.

REAR Shpk thmelohet në vitin 2005 nga shtetasi Nebi Meçaj. Meçaj, edhe pse sot rezulton i punësuar si guzhunier dhe bashkëshortja faturiste në UKD, në vitin 2005 themelon një kompani import- eksport materiale elektrike, e për koiçidencë si emër për kompaninë zgjedh të përdor gërshetimin e emrave të vajzave të Plator Mehmetit. Redona Mehmeti dhe Arba Mehmeti, që gjithashtu rezultojnë punonjëse të kompanisë së themeluar nga një guzhinier. Por jo vetëm kaq, por pjesë e kësaj kompanie janë edhe Adnad Mehmeti, vëllai i Plator Mehmetit, apo sot kompania REAR rezulton në pronësi të Spartak Mehmetit, kushëri i drejtorit të OSHEE. E thënë më thjeshtë, sipas shkresave zyrtare, i gjithë rrethi familjat i Plator Mehmetit, rezulton i punësuar në kompaninë e një kuzhinieri. Apo të paktën kështu tentohet kamuflimi përballë institucioneve të drejtësisë, që kanë mbyllur sytë ndaj abuzimeve miliona euro.

Dy vite pas themelimit, në vitin 2007, kuzhinieri Nebi Meçaj shet aksionet për 100 mijë lekë, dhe blerës është Emiljano Haxhiu. Këtu nis edhe identifikimi dhe lidhja e parë mes kompanisë REAR dhe Plator Mehmetit. Emiljano Haxhiu rezulton vëllai i shetases Ermira Mehmeti (Haxhiu). Nga investigimi i Plug rezulton që ish-bashkëshortja e shtetasit Plator Mehmeti ka emrin Ermira por mbiemër Berisha. Nuk rezulton asnjë zonjë tjetër me të njëjtën atësi dhe mëmësi dhe me mbiemër Mehmeti apo Haxhiu. Pra me këtë logjikë ish- kunati bëhet mbajtësi i parë i aksioneve të kompanisë familjare. Në maj të vitit 2011 kryhet edhe transaksioni i parë brenda familjes, ku Emiljano Haxhiu i shet 100% të aksioneve Plator Mehmetit në vlerën 19.000.000 lekë. Sipas dokumentacionit të depozituar, Plator Mehmeti e ka kryer pagesën me bankë. Por nga investigimi I Plug rezulton se Emiljano Haxhiu e ka paditur shtetasin Plator Mehmeti pasi sipas një kontrate noteriale po të datës 04.05.2011 ai i detyrohet 11.000.000 lekë. Pra veprimet bankare rezultojnë të jenë fiktive. Në nëntor të vitit 2011, kryhet një tjetër transaksion i dyshimtë brenda familjes ku Plator Mehmeti i shet aksionet të atit, Qani Mehmeti në vlerën 5 milionë lekë, ndërkohë që kapitali i kompanisë ishte 35 milionë lekë apo 6 herë me e madhe se shifra për të cilën kompania kaloi nga i biri tek i ati. Edhe pse kontrata për këtë transaksion është noteriale, të dhënat në këtë kontratë janë të rreme. Në datën 30.09.2013, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet Plator Mehmeti largohet edhe si administrator i kompanisë, tashmë në pronësi të babait të tij. Dhe në vend të tij administrator emërohet Ilir Tabaku, që në të njëjtën kohë ishte pronar i kompanisë HTM.

Në këtë periudhë, pra pas marrjes së detyrës në OSHEE nga Plator Mehmeti, kjo kompani do të denoncohej edhe në media për marrje të tenderave abuziv. Një prej tyre me vlerën e 300 mijë dollarëve nga Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas denoncimeve të kohës, tenderi për blerjen e transformatorëve dhe materialeve për nevoja emergjente ka ngritur hije dyshimi për mënyrën e përzgjedhjes së fituesit.

Në tetor të vitit 2018 do të vijonin transaksionet e dyshimta brenda familjes. Qani Mehmeti për arsye shëndetësore i dhuron 100% të aksioneve bashkëshortes së tij Teuta Mehmeti.

Në tetor të vitit 2019 Teuta Mehmeti, sërish për arsye shëndetësore ja dhuron aksionet në vlerë 63.000.000 lekë nipit të burrit shtetasit Spartak Mehmeti i cili dhe pse pronar i një kompanie shumë fitimprurëse, rezulton punëtor në një Agjenci Doganore. Nga viti 2006 kur u themelua e deri në vitin 2023, xhiroja e kompanisë përllogaritet në mbi 1. 3 miliardë lekë apo 13 milionë euro, e kryesisht të ardhurat janë nga prokurimet publike. Ndërkohë për periudhën 2019-2023, kur HTM njeh lulzimin e saj me gati 25 milionë euro tendera, kompania REAR deklaron të ardhura vetëm nga qeradhënia. Sipas të dhënave në linkedin sot i larguar nga detyrat shtetërore Plator Mehmeti, rezulton punonjës i kompanisë REAR, kompani e themeluar nga një kuzhinier, e shitur dhe blerë disa herë brenda familjes së tij dhe si emër mban inicialet e dy vajzave të tij. 

Bilancet

Viti                                   Xhiro                                   Fitim

2006                              16.629.000

2007                             49.098.000                        5.072.000

2008                           103.987.000                        15.597.000

2009                           125.715.000                        10.235.000

2010                            152.971.000                      15.591.000

2011                            121.226.000                      18.530.000

2012                            90.493.000                      15.920.000

2013                            79.793.000                       8.200.000

2014                            129.926.000                    9.124.000

2015                            155.580.000                     17.152.000

2016                            116.972.000                    23.900.000

2017                            92.040.000                     14.095.000

2018                          15.700.000                     600.040             depozitë 30.000.000

2019                         5.200.000                       -2.000.000               --------

2020                         8.724.000                        4.500.000             --------

2021                        12.588.000                        4.051.000               depozitë 30.000.000

2022                          12.420.000                       2.246.000              depozitë 30.000.000

2023                            8.260.000                       2.151.000               depozitë 30.000.000

Pra një drejtor i nivelit të dytë, i dënuar disa herë për abuzime me fondet publike dhe vjedhje, rezulton direkt dhe indirekt pronar i dy kompanive, që gjatë periudhës së rilindjes përllogriten të kenë xhiruar 38 milionë euro. Por merita më e madhe e Plator mehmetit, Dorjan Babës, Ilir Tabakut nuk është vetëm përthithja abuzive e milionave nga taksat e qytetarëve, por angazhimi dhe mirëmenaxhimi i këtyre parave gjatë fushatave elektorale. E ndërsa SPAK na njofton për ngritjen të Task-Forcës elektorale, le të shpresojmë që do e ketë parë këtë emision, për të kuptuar se krimet elektorale nuk hetohen me njoftime për median por hetime, që bllokojnë që në gjenezë milionat e korrupsionit që tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve./syri.net





Lajmet e fundit nga