CNA po zbardh të tjera detaje, që tregojnë se si Ajola Xoxa ka qarkulluar paratë dhe pronat e saj duke përdorur familjarët e saj. Valmir Xoxa personi që rezulton i pastrehë, merrte kredi të butë dhe i kishte blerë Ajola Xoxës makinën 23 mijë euro dhe ka dhënë 140 mijë euro për blerje toke Ajola Xoxës. Valmir Xoxa ka deklaruar para prokurorëve se paratë i kishte mbajtur në dy jastëkë dhe shëtiste me to në periudhën e pastërmetit. “Në kohën kur ra tërmeti, në vitin 2019, bashkëshortja ka marrë dy jastëkë të vegjël brenda të cilëve ndodheshin paratë dhe bashkë me to lëviznin në vende të ndryshme”, deklaron ndër të tjera Valmir Xoxa.

Valmir Xoxa është një tjetër personazh mjaft interesant që del në skemën e Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt.
CNA po zbardh të tjera detaje, që tregojnë se si Ajola Xoxa ka qarkulluar paratë dhe pronat e saj duke përdorur familjarët e saj.
Valmir Xoxa i cili i blen makinën Ajola Xoxës 23 mijë euro, rezulton që të jetë i pastrehë. Kjo sipas një aplikimi që ka bërë në Bashkinë e Tiranës për një kredi të butë ku ka kërkuar të përfitojë si i pastrehë.
Sipas të dhënave të siguruara në dosjen e SPAK-ut, Valmir Xoxa përfiton një kredi të butë rreth 40 milionë lekë dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, si i pastrehë kur kishte blerë makinën e babait të Ajolës.
Këtu nuk po i hyjmë konfliktit të interesit. Valmiri ka qenë i pastrehë meqenëse blinte makina nga 23 mijë euro dhe më pas i shiste nga 11 mijë euro.
Aplikimi për kredi është diçka normale, ai e ka përfituar atë, por prokurorët e SPAK-ut gjatë hetimeve kanë gjetur se Valmiri ka dhënë 140 mijë euro kur merrte kredi si i pastrehë për blerje toke. Këto 140 mijë euro Valmiri i jep për llogari të Ajola Xoxës dhe Valbona Xoxës, nënës së saj.


Pra, njeriu që merr kredi të butë për strehim në Bashkinë e Tiranës i jep një thes me para për blerje toke Ajola Xoxës.
SPAK ka mundur të zbulojë dhe komunikime të ndryshme se si ka filluar që ajo tokë e ndodhur afër Shkollës së Kuqe të zhvillohej, të kishte kontakte dhe me shtetas të tjerë ndërtues.
Në fakt sot objekti është në përfundim, por sërish Ajola ka bërë një lëvizje me kushëririn e saj. Është tërhequr duke hequr dorë dhe duke e kaluar truallin, pronësinë e blerë me lekët e paguara cash nga Valmiri dhe i kalon pronësia këtij të fundit.
Pra, megjithëse do të merrte apartamente do të merrte përqindjen takuese në objektin që ishte ndërtuar ndoshta për shkak të hetimeve të SPAK-ut tërhiqet dhe gjithçka i kalon Valmirit.
“Deklaruesi jep një informacion shumë të rëndësishëm për organin procedues, ndërsa shprehet se ka blerë kundrejt rreth 140.000 euro pjesën takuese të pronësisë të shtetaseve Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa (trashëgimlënës Arben Xoxa) në dy vila dhe truallin mbi to, në një zonë të ndodhur tek “Shkolla e Kuqe Tiranë”.
Sipas deklaruesit, ai do të futej në katin e tretë të njërës prej vilave. Pas blerjes së këtyre pjesëve takuese, deklaruesi shprehet se këto dy ndërtesa janë prishur dhe sipërfaqja e truallit është dhënë për ndërtim një firme ndërtimi, e cila supozohet se ka marrë lejen e ndërtimit pranë Bashkisë Tiranë. Në këtë mënyrë, me shitjen e këtyre pjesëve takuese, shtetaset Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa dalin nga bashkëpronësia e tyre mbi truallin dhe humbasin çdo të drejtë për të përfituar më pas nga ndërtimi i pallatit”, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga CNA.
“Sipas organit procedues në përmbledhje të deklarime më lart, të dhënat e dobishme të cilat lidhen me hetimin konsistojnë në informacion për ndërtimin e një godine, mbi truallin ku dikur ka qenë bashkëpronare shtetësja Ajola Xoxa. Kjo e fundit, së bashku me nënën e saj Valbona Xoxa, aktualisht duket se nuk kanë më pjesë në pallatin që pritet të përfundojë, pasi bashkëpronësinë e tyre mbi truallin ja kanë shitur shtetasit Valmir Xoxa”, theksohet më tej në dosje.
Pra, personit të pastrehë që merr kredi të butë që paguan 140 mijë euro cash për blerje në toke në favor që i jepen Ajola Xoxës dhe nënës së saj.
Shtetasi Valmir Xoxa është pyetur për këto para. Ku i ka gjetur këto 140 mijë euro? Cili ka qenë burimi i tyre? Pse ia ka dhënë Ajolës? Më pas është bërë vetë pronari i atyre pronave.
Ai u ka thënë prokurorëve të SPAK-ut se këto 140 mijë euro i ka siguruar nga puna e tij në bandën frymore në bashkinë e Tiranës dhe nga punët e bëra gjatë viteve të fundit.
“Gjithashtu, ky shtetas është i punësuar në bandën frymore të Bashkisë Tiranë, ku paguhet me 20,000 lekë në muaj”, deklaronte Valmir Xoxa.
Por mjafton një deklarim i tij ku thekson se kur është pyetur se ku i ka mbajtur, ku i ka vendosur këto para gjithë këto vite, ku i ka siguruar, ku i ka fshehur, si kujdesje për to Valmir Xoxa ka thënë se paratë i mbante në dy jastëkë dhe së bashku me bashkëshorten shëtiste me këto dy jastëkë gjatë kohës së tërmetit të vitit 2019.

“I pyetur sa kursime ka patur në euro dhe sa në lekë, deklaruesi përgjigjet se nuk e mbante mend. Deklaruesi gjithashtu nuk mban mend se kur ka qenë momenti kohor që ka patur vlerën më të madhe të parave cash në banesë. Megjithatë, sipas deklaruesit, në kohën kur ra tërmeti, në vitin 2019, bashkëshortja e tij ka marrë dy jastekë të vegjël brenda të cilëve ndodheshin paratë por edhe materialet përbërëse të jastekëve dhe kanë dalë me urgjencë nga banesa. I pyetur nëse e dinte sa lekë ndodheshin brenda jastekëve, deklaruesi shprehet se nuk e dinte pasi nuk e kishte pyetur bashkëshorten”, thotë ai Prokurorëve.
Pra, Valmir Xoxa, anëtar i një bande frymore, kushëri i parë i Ajola Xoxës, blinte makinën e gocës së xhaxhait me trefishin e çmimit në treg, e shiste pastaj me gjysmë çmimin, nga dheu më pas i mbinin 140 mijë euro për t’ia dhënë Ajolës për të blerë truall, më pas Ajola ia kthente këtij në pronësi dhe tërhiqej ndërkohë që Ajola do të përfitonte apartamente.
Pra, ato 140 mijë euro në përqindje që do të merrte pas zhvillimit të pronës ishin qindra mijëra më shumë, ndoshta miliona në vlerë, pasi nga 140 mijë euro do të merrte disa apartamente si pjesë takuese, por në fund kur gjithçka ishte bërë gati Ajola tërhiqet dhe ia kalon Valmirit.
Pallati ka përfunduar ose është në përfundim dhe prokurorët kanë në dorë gjithçka të zbardhur.
Këto një pjesë e vogël e provave të siguruara nga SPAK me paratë që pretendohet se janë mbajtur në jastëkë dhe janë shëtitur gjatë kohës së tërmetit me prona që blihen dhe hiqet dorë duke i vënë në emër të personave të tjerë me mjete që paguhen me para cash dhe nuk dihet burimi i tyre në asnjë rast.
Të gjitha këto janë të vërtetuar dhe ndodhen në faqen 258,259, 260 që SPAK-u dhe prokurorët Dumani dhe Olsi Dado kanë çuar në GJKKO për të marrë vendimin e gjyqtarit Erion Bani për të lënë pas hekurave Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim me paraqitje për Ajola Xoxën dhe katër biznesmenë të tjerë./ CNA
Skemat e përdorura nga Ajola Xoxa për pastrim parash, ...
CNA ditë pas dite po zbardh detaje nga dosja hetimore që t...
Kryeministri Edi Rama, sot në mbledhjen e grupit të Partis...
E pabesueshme, e padëgjuar më parë, por në Bashkinë e ...
Të hënën e 10 shkurtit pas mesditës, kryebashkiaku Erion V...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar...
CNA ka zbardhur detaje nga vendimi i GjKKO-së në lidhje me...
CNA ka zbardhur vendimin e GJKKO-së në lidhje me hetimet e...
SPAK ka provuar denoncimin e CNA-së në lidhje me objektin ...
Wizz Air, një nga kompanitë më skandaloze të fluturimit, e...
Në qendër të Tiranës, në zonën pranë Degës së Thesarit, pl...
Më 27 Dhjetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” transmeto...
Besnike Duka është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Një qytetar është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”...
Ndalemi sot në rastin makabër të një vajze 23-vjeçare nga ...
23-vjeçarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e brakt...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Elida Lici ka hedhur...
Një tjetër skandal i Bashkisë Tropojë është denoncuar pran...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ...
Neritan Halilaj nga Vlora tregon se në muajin Tetor, bashk...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...