
Për gati 12 orë dje në GJKKO është zhvilluar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për shtetasin Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, disa biznesmenë, mes tyre dhe Elman Abulen nën arrest.
Në përfundim Gjykata vendosi lënien në fuqi të masave, me ndryshim të vetëm njërës prej tyre, masën e sigurisë të Ajola Xoxës, e cila nga arrest shtëpie kaloi në detyrim paraqitje dhe pengimin e së drejtës për të dalë jashtë shtetit duke i marrë pasaportën. (LEXO KETU)
Dje në mesditë në media u shpërnda një tekst i cili është ky i mëposhtmi ku pretendohet se Erion Veliaj i qe drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë prokurorit Olsi Dado, i cili së bashku me prokurorin tjetër, Altin Dumani, drejtues i SPAK-ut, janë personat që kanë hetuar Erion Veliajn, pasurinë e tij, bashkëshorten, lidhjet që shkojnë me tentakula të pafundme me biznese, OJF, etj.
“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose rë largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, i është drejtuar Veliaj-prokurorit Olsi Dado.
Sipas procesverbalit të siguruar të seancës së djeshme, pas akuzës së hedhur nga Erion Veliaj, prokurori Olsi Dado i është përgjigjur flakë për flakë.
“Po, është e vërtetë që në Bashkinë e Tiranës një ndërtues, zhvillues ka marrë leje për të ndërtuar, zhvilluar një pronë të nënës sime të viteve 1920 në kryeqytet dhe për këtë unë ty të kam falënderuar”.
Kjo është fjala që i ka thënë Olsi Dado. Ai ka pranuar që i ka çuar një SMS falënderuese Erion Veliajt.
Pra, nuk ka qenë në një konflikt interesi duke i kërkuar kate shtesë apo gënjeshtrën e Erionit se kishte pasur pakënaqësi.
Përkundrazi, ka qenë krejt e kundërta. Erion Veliaj i është përgjigjur se ishin në kushte të pabarabarta.
Prokurori Olsi Dado ka kërkuar të lexojë SMS duke thënë: “Ti ndoshta nuk e ke, por unë e kam këtu telefonin dhe SMS falënderuese që të kam çuar ty për atë leje që ti ke dhënë.”
Më pas në seancë ka pllakosur heshtja dhe Erion Veliaj, i cili gjatë gjithë kohës kërcente nga belaja, ka mbyllur gojën dhe nuk ka pasur më tej asnjë reagim. Më dinjitoz ka qenë qëndrimi i Ajola Xoxës, e cila në fakt edhe gjatë seancave që është marrë në pyetje në SPAK, ndryshe nga Erion Veliaj, i cili është një mashtrues, një gënjeshtar i sëmurë, Ajola Xoxa ka qenë shumë herë më dinjitoze, duke pranuar në heshtje faktet dhe provat e siguruara nga prokurorët e SPAK-ut, Olsi Dado dhe Altin Dumani./ CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reagua...
Gjatë periudhës15 - 30 Janar 2025, Datacentrum dhe Baromet...
Mësohen detaje të reja nga vendimi i GJJKO-së për bashkëp...
Zbardhen detaje të reja nga vendimi i GJJKO-së, ndaj Erion...
GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Kryetarin...
Gazetari Elvi Fundo tha sot se kreu i SPAK-ut Altin Dumani...
Gazetari Elvi Fundo tha sot se akuzat e kryeministrit ndaj...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhënat e fundit...
Zbulohen detaje të reja mbi kërkesat e avokatëve të Erion ...
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike vendo...
Siç e kemi raportuar dhe më herët gjatë ditës së sotme, në...
Në një seancë disa orëshe në GJKKO, po shqyrtohet çështja ...
Juristja Brizida Gjikondi tha sot se arrestimi i Veliajt dh...
Vendosja në pranga e Erion Veliajt bëri që kryeministri Ed...
Në një kohë kur u njoftua rinisja e seancës ndaj kryebashk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar së...
Një leje ndërtimi e miratuar nga kryebashkiaku i Tiranës, ...
Bashkimi Evropian ka reaguar sot lidhur me arrestimin e kr...
Kryeministri Rama dje dhe sot ka folur për Prokurorinë Spe...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka kom...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...