web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nesti Angoni mund të jetë Nesti Rama”/ Këlliçi: Denoncuesi ka qenë një person shumë i afërt me Veliajn

12 Shkurt 2025, 16:51, Politikë CNA

 “Nesti Angoni mund të jetë Nesti Rama”/

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka komentuar sot mbi identitetin e “pentitos” që ka dhënë dëshmi të detajuara për të, për të cilin ka ngritur pikëpyetje.

Këlliçi tha se dëshmitari i penduar mund të jetë dikush nga rrethi i ngushtë i Veliajt.

I ftuar në një intervistë televizive, Këlliçi tha se Nesti Angoni mund të jetë Nesti Rama.

“Nesti Angoni mund të jetë Nesti Balluku, Nesti Rama, Nesti Molla ose Nesti Mazniku. Nuk e dimë kush është pentito që ka hyrë në aq detaje dhe di netët e fjetjeve në hotele, paratë e shpenzuara apo markat e rrobave. Tregon që janë njerëz intimë dhe të afërt të kreut të bashkisë”,- tha Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga