Qytetarja "shuplakë" punonjësit të Veliajt: Hajdut, palaço, qenke dhe ti me ata
Ditën e sotme, punonjësit e bashkisë së bashku me drejtorë...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një audio-mesazhi nga qelia, ka deklaruar se i është bërë një kontroll i imtësishëm mëngjesin e sotëm në qelinë e tij.
Kontroll, i cili, sipas asaj, që deklaron Meta, ka ndodhur në momentin kur kryeministri Rama po fliste për standardet europiane të drejtësisë.
Meta shprehet më tej se kontrolle të tilla janë të shpeshta në qelinë e tij se mos ai pret hekurat dhe arratiset.
"Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë Nr.5, i cili sot në orën 09:20 po hante mëngjes dhe po dëgjonte fjalimin e një skizofreni, i cili po fliste për standardet europiane që duheshin në fushën e drejtësisë dhe çuditërisht hapet qelia Nr.5 dhe më kërkohet të bëhet një kontroll i posaçëm, për të ndërprerë ngrënien e bukës, për të dalë përjashta.
Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj gjatë fjalimit të këtij skizofreni që fliste për standardet e drejtësisë, për standardet europiane, që i garantonte partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm Dumani nuk e shikon.
Natyrisht që ky nuk është kontrolli i parë, këtu kontrolle bëhen çdo ditë, kontrollohet qelia ime se mos unë sharroj hekurat e qelisë dhe arratisem, por doja t’ju vija në dijeni për rastësinë që ndodhi sot, siç ka edhe rastësi të tjera të cilat tregojnë fytyrën e vërtetë të standardeve europiane.
I bëj thirrje çdo opozitari, që kur del në emisione, që kur del në Parlament, të marrë shkresën e vitit 2017 që ka firmosur, sipas ish – Zv/Kryeministër Ahmetaj, Erion Veliaj, duke vjedhur dhe rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak të Tiranës me porosi të Edi Ramës për inceneratorin që nuk ekziston dhe që paguajnë të gjithë qytetarët e Tiranës tani 90 mijë euro çdo ditë.
Këto shkresa t’ia tregojë Dumanit dhe të gjithë atyre që flasin për 'Drejtësinë e Re'.
Të marrin dhe shkresën e Edi Ramës, që ka shpallur kompaninë fituese të inceneratorit me 8 pikë pa u krijuar ligjërisht dhe të tregojë standardet e vërteta të drejtësisë së Edi Ramës.
Njëkohësisht të marrë edhe procesin gjyqësor kundër McGonigalit, ku del Edi Rama të paktën 14 herë për korrupsion dhe t’ua tregojë të gjithëve standardet e lobimit të Edi Ramës edhe të Dumanit, që i mban aty në sirtar.
Nuk ka asnjë mënyrë dhe asnjë formë frikësimi ndaj Ilir Metës dhe të gjithë shqiptarëve të cilët do t’i tregojnë vendin këtij skizofreni që sot premtoi se do vjedhë zgjedhjet dhe mbasi të vjedhë zgjedhjet do të vendosë standarde europiane.
Ndërkohë të gjithë i dinë standardet e tij, të gjithë e dinë korrupsionin e tij.
Se si i korrupton ky ndërkombëtarët e di e gjithë bota, tani është radha e shqiptarëve për t’i thënë këtij, i cili thotë se drejtësia funksionon vetëm kur punon dhe rrëmben kundërshtarët e mi politik, por kur më kërcënon mua me 'tigrin' Erion Veliaj, sigurisht që këtu nuk ka më drejtësi, ka diktaturë.
Prandaj, të gjithë të mobilizohen, mos i ndani ato shkresa, ato fakte që ulërasin prej vitesh e vitesh dhe vetëm Dumani i këtij nuk i shikon, se nuk ka Duman që i bën më derman këtij", tha Meta./ CNA
Ditën e sotme, punonjësit e bashkisë së bashku me drejtorë...
Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD-së në Bashkinë e ...
Kryeministri Edi Rama udhëzoi publikisht Inspektorin e Lar...
Avokatja e njohur, Enida Bozheku ka reaguar për arrestimin...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka lexuar n...
Një nga episodet më interesante të shpjeguara në dosjen pr...
Sot, para SPAK-ut zbarkuan punonjësit e Bashkisë së Tiranë...
Ndërpritet seanca që po mbahej në GJKKO për kryebashkiakun...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, i është qarë kryemi...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, po jep sot llog...
Skandali ndodhi. Siç e paralajmëroi CNA një ditë më parë, ...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët t...
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, tha ...
Gazetarja Glidona Daci ka ndarë sot disa detaje të tjera l...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pa...
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe gj...
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, i th...
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, i f...
Shoqata e Të Zgjedhurve Vendorë ka shprehur sot shqetësimi...
Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk e di dhe nuk i takon ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...