FOTOLAJM-Skandali, drejtorët e Veliajt protestojnë para SPAK-ut
Sot, para SPAK-ut zbarkuan punonjësit e Bashkisë së Tiranë...

Një nga episodet më interesante të shpjeguara në dosjen prej 366 faqesh, të akuzave ndaj familjes Veliaj-Xoxa, është kërkesa për takim e Klotilda Bushkes dhe një dëshmitareje.
Klotilda Bushka i ka shkuar në institucionin ku punonte dëshmitarja dhe e ka thirrur në takim në zyrën e titullares së institucionit.
Titullarja e institucionit i ka krijuar zonjës Bushka gjithë komoditetet e rastit, duke i vënë ne dispozicion zyrën për bisedën me zyrtaren. Biseda nuk kishte lidhje me objektin e punës së institucionit, por bëhej për hallin personal të zonjës Bushka.
Ngjarja ka ndodhur në zyrat e Avokatit të Popullit. Zyrtarja mikpritëse dhe që i krijon gjithë komoditetin e rastit zonjës Bushka quhet Erinda Ballanca.
“Deklaruesja shpjegon se ndërsa ka qenë në zyrë duke punuar, tek Avokati i Popullit, rreth orës 14:30 është lajmëruar nga shoferi i institucionit, një shtetas i quajtur Tasim, se e kërkonte dikush nga jashtë. Më pas, shoferi i ka thënë që të shkonte te zyra e Avokatit të Popullit. Deklaruesja shpjegon se kur është futur brenda në zyrë, ka gjetur aty Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, si dhe shtetasen Klotilda Bushka. Deklaruesja shpjegon se në momentin e parë u përshëndeta me të dyja, më pas, shtetasja Klotilda Bushka i ka shkelur syrin, gjest të cilin ajo (deklaruesja) e ka kuptuar si një sinjalizim për të mos treguar se cfarë më kishte ndodhur gjatë majit dhjetor dhe takimet që kishte pasur.
Pas disa bisedave për tema personale, deklaruesja shpjegon se shtetasja Erinda Ballanca është larguar nga zyra dhe ka mbetur vetëm me Klotilda Bushkën. Kjo e fundit ka nisur ta pyesë nëse ishte më mirë dhe a ishte qetësuar nga situata e krijuar muajin e kaluar. Gjithashtu, Klotilda Bushka e ka pyetur nëse kishte ndonjë shqetësim nga SPAK-u, duke e pyetur nëse ishte thirrur përsëri. Deklaruesja i është përgjigjur se nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi dhe është shumë e qetë.
Në vijim, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka i ka thënë se kishte një merak me deklarimet në ILDKPKI që ajo vetë po bënte, duke iu referuar faturës që kishte në dosjen e saj të lëshuar nga bashkëshorti i saj Altin Bushka, për aktivitetin NATO 2022 dhe e ka pyetur se kush ka qenë në dijeni për këtë faturë. Deklaruesja i ka thënë se për këtë faturë kishte folur vetëm me Greta Kokalarin dhe më pas po ajo i kishte shkruar Altinit duke i thënë se duhet të bënte një faturë.
Deklaruesja shprehet se meraku i Klotildës ishte nëse kjo bisedë mbi faturën në fjalë ishte bërë apo jo me Adela Kondakçiun, siç edhe në të vërtetë ka ndodhur. Megjithatë, deklaruesja e ka mohuar një gjë të tillë. Në një moment, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka u shpreh duke thënë se 'Adela na ka sjellë shumë pasoja dhe është një person negativ me të cilin kemi bashkëpunuar'”, – thuhet në dosje.


Ndër të tjera, Ina Goxhaj ka deklaruar se Klotilda Bushka i ka thënë se nëse do thirrej përsëri në SPAK, do të përfaqësohej me një avokat, teksa i ka kërkuar që të mos flasë me njeri.

“Deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka thënë 'mos ki merak, për çfarëdolloj gjëje, do na kesh ne. Dhe të lutem mos fol me njeri në telefon'”.
Që të mos fliste në telefon në lidhje me ngjarjen, deklaruesja shpjegon se shtetasja Klotilda Bushka ia ka kërkuar disa herë.
Më pas, deklaruesja shpjegon se shtetasja Klotilda Bushka i ka thënë që nëse do e thërrisnin përsëri në SPAK, ajo nuk duhej të tregonte se si Klotilda ia kishte marrë telefonin.
Klotilda Bushka, shpjegon deklaruesja, e ka udhëzuar që nëse do të pyetej nga organi procedues lidhur me telefonin, duhej të deklaronte se telefonin aktual (atë që i ka dhënë shtetasja Ajola Xoxa) e kishte prej vitesh në shtëpinë e saj dhe thjesht e ka vënë në përdorim kohët e fundit”, – thuhet në dosje.

Në fund, deklaruesja ka treguar se teksa po përshëndetej me Klotildën, kjo e fundit i ka thënë “për çfarëdolloj gjëje që të duhet, qoftë edhe për lekë, na thuaj ”.

Ku do t'i gjente lekët Klotilda Bushka, sa ishte e gatshme të paguante dhe në cilën zyrë shteti do t'ia dorëzonte dëshmitares nëse ajo i jepte pazarin?/ CNA
Sot, para SPAK-ut zbarkuan punonjësit e Bashkisë së Tiranë...
Ndërpritet seanca që po mbahej në GJKKO për kryebashkiakun...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, i është qarë kryemi...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, po jep sot llog...
Skandali ndodhi. Siç e paralajmëroi CNA një ditë më parë, ...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët t...
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, tha ...
Gazetarja Glidona Daci ka ndarë sot disa detaje të tjera l...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pa...
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe gj...
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, i th...
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, i f...
Shoqata e Të Zgjedhurve Vendorë ka shprehur sot shqetësimi...
Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk e di dhe nuk i takon ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Ceremoninë e...
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, sipas tij, hetimi n...
u zhvillua mbrëmjen e sotme ceremonia me rastin e 105-vjet...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vi...
Pasditen e kësaj të marte në Bashkinë e Tiranës, pas një m...
Kryeministri Edi Rama la ambientet e Bashkisë së Tiranës,...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...