Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, me anë të një deklarate për shtyp ka kërkuar shkarkimin sa më parë të Veliajt. Alimehmeti ka kërkuar të zhvillohen zgjedhjet sa më parë në bashkinë e kryeqytetit për të zgjedhur një kryetar të ri. Po ashtu ai deklaroi se mbrojtja e Ramës ndaj Veliajt kishte qëllim uzurpimin e pushtetit vendor nga kryeministri.
“Dje të gjithë ne pamë ‘mbrojtjen’ e ish-kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, nga ana e Kryeministrit Edi Rama, dhe se si kjo ‘mbrojtje’ në fakt kishte qëllimin e kapjes së pushtetit vendor nga vetë Kryeministri.
Haptas ai deklaroi se do të jetë ‘kryetari në distancë i Bashkisë Tiranë’ në kundërshtim të plotë të Kushtetutës dhe të çdo ligji në fuqi në Shqipëri apo në Perëndim.
Haptas ai gjithashtu emëroi edhe kryetaren e Deleguar të Bashkisë Tiranë, sërish në kundërshtim të plotë të Kushtetutës dhe të çdo ligji në fuqi.
Shumë qartë është e përcaktuar se pushteti qendror dhe pushteti vendor janë të pavarur nga njëri-tjetri dhe përcaktimi i drejtuesve të tyre vjen vetëm përmes votës dhe organeve përfaqësuese të zgjedhur përmes saj.
Shumë qartë, ligji 139/2015, neni 7 citon se: ‘Organi përfaqësues i bashkisë është Këshilli Bashkiak.’
Shumë qartë, neni 54 i të njëjtit ligj citon se: ‘Këshilli Bashkiak mbron dhe garanton interesin publik.’
Kjo do të thotë, shumë qartë, se detyra në këtë rast i takon kryetares së Këshillit Bashkiak, znj. Romina Kuko, e cila hesht, si edhe 60 anëtarëve të tjerë të Këshillit Bashkiak të zgjedhur përmes votës.
Me këtë sjellje Edi Rama, nuk është sjellë si Kryeministër, madje as si kryetar i një partie, por si kryetar i një Partie-Shtet, siç ka bërë prej kohësh nën ndikimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të dy Sorosëve.
Pse e ka këtë sjellje antikushtetuese Kryeministri?
Sepse është i qartë që zhvatja e Tiranës dhe e qytetarëve të saj nuk është kryer vetëm nga ish-kryetari i bashkisë, Veliaj, në mënyrë të izoluar, por me bekimin, mbështetjen dhe interesin e përbashkët të tij.
Sepse ai është i qartë se burgosja e numrit 2 de facto të Partisë Socialiste, Veliaj, është goditje e fortë për këtë parti dhe vetë kryetarin e saj.
Sepse ai është i qartë që duhet të zbusë ‘kryengritjen’ brenda kampit të tij socialist pas lëshimit të numrit 2 te radhës, siç bëri me numrin 2 të qeverisë, Ahmetaj.
Sepse ai është i qartë që situata politike brenda kampit socialist po i rrëshket nga kontrolli, tre muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.
Këto veprime janë vetëm në interes të vetë Kryeministrit dhe të askujt tjetër.
Ne kërkojmë të përdoret i njëjti standard që është përdorur në rastin e Elvis Roshit në Kavajë, Shukri Xhelili në Dibër, Safet Gjici në Kukës, Jorgo Goro në Himarë, etj. Për shkelje në magnitudë shumë më të ulët se Veliaj, këta ish-kryetarë bashkish janë shkarkuar ose u është kërkuar dorëheqja, për t’u hapur rrugë zgjedhjeve vendore, siç përcaktohet me ligj.
Pra, kërkojmë, konform Kushtetutës dhe ligjit, shkarkimin e ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, dhe zgjidhjen e problemit të krijuar nga dyshja Rama-Veliaj përmes votës së lirë të qytetarëve të vjedhur të Tiranës.
Tirana ka nevojë për zgjidhje të fortë, të qëndrueshme dhe ndryshim. Këtë zgjidhje nuk e ofron Rilindja që solli vdekjen klinike të saj.
Tirana duhet të merret nga hajdutët dhe të kthehet te qytetarët!”, deklaroi Alimehmeti.
Kryeministri Edi Rama udhëzoi publikisht Inspektorin e Lar...
Avokatja e njohur, Enida Bozheku ka reaguar për arrestimin...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka lexuar n...
Një nga episodet më interesante të shpjeguara në dosjen pr...
Sot, para SPAK-ut zbarkuan punonjësit e Bashkisë së Tiranë...
Ndërpritet seanca që po mbahej në GJKKO për kryebashkiakun...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, i është qarë kryemi...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, po jep sot llog...
Skandali ndodhi. Siç e paralajmëroi CNA një ditë më parë, ...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët t...
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, tha ...
Gazetarja Glidona Daci ka ndarë sot disa detaje të tjera l...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pa...
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe gj...
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, i th...
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, i f...
Shoqata e Të Zgjedhurve Vendorë ka shprehur sot shqetësimi...
Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk e di dhe nuk i takon ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Ceremoninë e...
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, sipas tij, hetimi n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...