KLGJ i tregon derën Ramës: Ankohuni te Gjykata e Apelit, stop me aludimet në media
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka treguar derën kryeministrit...

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, tha sot se Komisioni i Ligjeve nuk duhet të merret zvarrë nga prangat e Erion Veliajt dhe se drejtuesja e këtij Komisioni, Klotilda Bushka, duhet të japë dorëheqjen.
Në një deklaratë për median, Çupi tha se përpëlitjet e Edi Ramës dhe zvarritja e tij pas prangave të Erion Veliajt kanë hedhur në erë qeverinë, Bashkinë e Tiranës dhe Kuvendin e Shqipërisë.
Më tej, Çupi theksoi se si nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, është shumë e keqardhur për qëndrimin antishtet të mbajtur nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.
Çupi tha se për pjesën penale le të merret SPAK-u, ndërsa PD-ja si opozitë ka detyrimin të ngrejë zërin kundër keqpërdorimit të Parlamentit dhe Komisionit të Ligjeve në aferën korruptive të Erion Veliajt.
“Përpëlitjet e Edi Ramës dhe zvarritja e tij pas prangave të Erion Veliajt kanë hedhur në erë qeverinë, Bashkinë e Tiranës dhe Kuvendin e Shqipërisë!
Qeverinë, sepse që nga sot, është dhënë mesazhi se kush vjedh ka mbrojtjen e Edi Ramës!
Bashkinë e Tiranës, sepse është vendosur vija e kuqe e paprekshmërisë së korrupsionit!
Kuvendin e Shqipërisë, sepse është dhënë mesazhi publik se kush pengon të zbulohet korrupsioni, ka mbrojtjen e Edi Ramës!
Si nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, jam shumë e keqardhur për qëndrimin antishtet të mbajtur nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve gjatë hetimit të miqve të saj politikë dhe të biznesit, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.
Pengimi i hetimeve, duke ndihmuar në shkatërrimin e telefonit si mjet për provat e korrupsionit të çiftit Veliaj-Xoxa;
Pengimi i hetimeve duke orientuar dëshmitarët të japin dëshmi të rreme;
Pengimi i hetimeve për të mësuar se kompania guackë e Ajola Xoxës kishte adresën e shtëpisë së kryetares së Komisionit të Ligjeve;
Të gjitha këto akte janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe penalisht.
Por ndërsa me pjesën penale le të merret SPAK-u, si opozitë, kemi detyrimin të ngremë zërin kundër keqpërdorimit të Parlamentit dhe Komisionit të Ligjeve në aferën korruptive të Erion Veliajt.
Komisioni i Ligjeve, Këshilli i Mandateve, Sekretariati për procedurat, votimet dhe etikën, është keqpërdorur këto vite për të mbrojtur paligjshmërinë e Edi Ramës përmes ligjeve me porosi, dënimit me porosi të opozitës apo mbrojtjen me porosi të mandateve antikushtetuese.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, duhet të japë dorëheqjen!
Komisioni i Ligjeve nuk duhet të merret zvarrë nga prangat e Erion Veliajt dhe pafuqia e Edi Ramës për të mbuluar korrupsionin e tmerrshëm të mazhorancës dhe qeverisë që drejton!”, - deklaroi Çupi./CNA
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka treguar derën kryeministrit...
Kryeministri Edi Rama ka filluar një sulm frontal të papre...
Asetet e konfiskuara nga krimi i organizuar dhe si të pali...
Kryeministri Edi Rama shfaqet sërish i penduar për rea...
Kryeministri Edi Rama, sot në mbledhjen e grupit parlament...
Reagim i zbutur ky i Ramës në mesditë, ndryshe nga ai i bë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një audio-m...
Ditën e sotme, punonjësit e bashkisë së bashku me drejtorë...
Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD-së në Bashkinë e ...
Kryeministri Edi Rama udhëzoi publikisht Inspektorin e Lar...
Avokatja e njohur, Enida Bozheku ka reaguar për arrestimin...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka lexuar n...
Një nga episodet më interesante të shpjeguara në dosjen pr...
Sot, para SPAK-ut zbarkuan punonjësit e Bashkisë së Tiranë...
Ndërpritet seanca që po mbahej në GJKKO për kryebashkiakun...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, i është qarë kryemi...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, po jep sot llog...
Skandali ndodhi. Siç e paralajmëroi CNA një ditë më parë, ...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët t...
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, tha ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...