
Kryeministri Edi Rama ka filluar një sulm frontal të paprecedentë për një kryetar qeverie ndaj institucioneve të drejtësisë, si SPAK dhe GJKKO dhe prokurorëve e gjyqtarëve të tyre.
Nga ana tjetër, Rama ka marrë në mbrojtje eksponentë të Partisë Socialiste si Erion Veliajn dhe Klotilda Bushkën, ndaj të cilëve rëndojnë akuza penale.
Numri një i qeverisë ka nisur “një luftë” me ato që deri dje i cilësonte si institucionet e drejtësisë që i ndryshuan faqen Shqipërisë në raport me ndëshkimin edhe në instancat më të larta.
Rama udhëzoi këtë të mërkurë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, që të nisë procesin ndaj gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Bani, pasi ky i fundit dha masën “arrest me burg” ndaj Veliajt. Banin e cilësoi kamikaz të PD-së në GJKKO.
Ndërsa për prokurorin Olsi Dado që ka hetuar Erion Veliajn, Rama ka thënë se ka intimiduar dëshmitarët, ndërsa vetë Erion Veliaj ka shkuar edhe më tej duke e cilësuar prokurorin individ pervers, ndërsa akuzat e ngritura ndaj tij i ka cilësuar haluçinante.
Rama nga ana tjetër nuk ka ngurruar t’u kujtojë gjyqtarëve, prokurorëve, përfshirë kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, edhe rrogat “e majme” a thua se Rama po i nxjerr nga xhepi i tij ato para.
Në këtë sulm frontal që po u bëhet reformatorëve të drejtësië, pyetja që lind është e thjeshtë.
Po ambasadat dhe përfaqësuesit diplomatik në vendin tonë pse heshtin?!
A nuk ishin ata të parët garantë që reforma në drejtësi do të vijonte dhe se gjyqtarët e prokurorët do të ngeleshin të paprekur nga politika?
A nuk e kanë më prokurorët e gjyqtarët mbështetjen e palëkundur të ndërkombëtarëve?!
Kur partitë opozitare sulmonin institucionet e drejtësisë, reagimet ishin të shpejta si nga diplomatët që dënonin sulmet, ashtu edhe nga KLGJ dhe KLP, të cilët kërkonin pavarësinë e Gjyqësorit nga politika. Për rikujtesë po sjellim vetëm një prej mesazheve të shumta mbështetëse që i janë bërë SPAK-ut. Në 17 prill 2024, KLP reagoi ashpër ndaj sulmeve që Berisha i bënte SPAK-ut.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë si organ qeverisës e kushtetues i sistemit të akuzës, ndjek me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe në veçanti të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me shqetësim ditët e fundit, deklaratat e subjekteve të veçanta në mediat audio vizive dhe ato elektronike, lidhur me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë (SPAK) dhe kreut të saj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme", thoshte KLP.
I menjëhershëm ishte reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila asokohe ka vlerësuar qëndrimin dhe dënimin nga ana e KLP-së, lidhur me sulmet që u bënë kundrejt SPAK-ut.
Në reagimin në platformën "X", ambasada e SHBA-së në Tiranë, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krah të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.

“Përshëndesim dënimin nga KLP-ja të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA-ja qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, thuhej në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.
Ku është sot SHBA, BE, ambadasat e tjera në vend të cilat kanë investuar për këtë drejtësi të pavarur?! Ku janë isntitucionet e drejtësisë si KLGJ dhe KLP?!
Akuzat e Ramës dhe të Berishës në thelb mbeten të njëjta, ndryshojnë vetëm ngjryat politike, nga selia blu janë zhvendosur akuzat e sulmet në selinë rozë. Reagimi ndaj këtyre sulmeve nuk duhet të jetë me dy standarde!/ CNA
Asetet e konfiskuara nga krimi i organizuar dhe si të pali...
Kryeministri Edi Rama shfaqet sërish i penduar për rea...
Kryeministri Edi Rama, sot në mbledhjen e grupit parlament...
Reagim i zbutur ky i Ramës në mesditë, ndryshe nga ai i bë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një audio-m...
Ditën e sotme, punonjësit e bashkisë së bashku me drejtorë...
Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD-së në Bashkinë e ...
Kryeministri Edi Rama udhëzoi publikisht Inspektorin e Lar...
Avokatja e njohur, Enida Bozheku ka reaguar për arrestimin...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka lexuar n...
Një nga episodet më interesante të shpjeguara në dosjen pr...
Sot, para SPAK-ut zbarkuan punonjësit e Bashkisë së Tiranë...
Ndërpritet seanca që po mbahej në GJKKO për kryebashkiakun...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, i është qarë kryemi...
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, po jep sot llog...
Skandali ndodhi. Siç e paralajmëroi CNA një ditë më parë, ...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët t...
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, tha ...
Gazetarja Glidona Daci ka ndarë sot disa detaje të tjera l...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pa...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...