web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Militantët tentuan të bllokonin daljen e GJKKO/ Bardhi: Horri i bandave në krye të Policisë së Shtetit duhet të shkarkohet

12 Shkurt 2025, 22:42, Politikë CNA

Militantët tentuan të bllokonin daljen e GJKKO/ Bardhi: Horri i

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar pas skandalit të protestave para Strukturës së Posaçme të organizuara këtë pasdite, kur militantë të nxitur nga drejtorët e Veliajt tentuan të bllokonin furgonin e Policisë që shoqëroi kryebashkiakun drejt Paraburgimit të Durrësit.

Protestuesit që në pjesën më të madhe ishin punonjës dhe njerëz pranë Erion Veliajt tentuan të bllokonin lëvizjen e makinave të prokurorëve dhe gjyqtarëve. 

Kreu i Grupit Parlamentar tha se Ilir Proda duhet të shkarkohet dhe të ndëshkohet menjëherë.

 

"Horri i bandave në krye të Policisë së Shtetit që lejon turmën e batakçinjëve të Bashkisë së Tiranës që të pengojnë makinat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe të korruptuarit Erion Veliaj të hyjnë e dalin lirisht nga GJKKO, duke refuzuar të marrë masat për të garantuar rendin publik, duhet të shkarkohet e ndiqet menjëherë penalisht për shpërdorim detyre.

Guximi i tij për të lejuar turmën e drejtorëve batakçi të Bashkisë Tiranë për të sulmuar në ambinetet e punës gjyqtarë e prokurorë, është guxim prej krimineli që me ndërgjegjie shkel ligjin. Duhet ndëshkim, menjëherë"!-shkruan Bardhi./CNA





Lajmet e fundit nga