Nga Edi Rama: A është Evropa gati për momentin e saj të ardhshëm të Helmut Kohl?
Në Berlin, dikur simbol i një Gjermanie dhe Evrope të ndarë,...

Ka një arsye pse shoqëritë e shëndetshme e quajnë çmenduri atë që largohet nga arsyeja. Jo sepse domosdoshmërisht shumica ka gjithmonë të drejtë, por sepse ekzistojnë disa kufij minimalë logjikë pa të cilët bashkëjetesa bëhet e pamundur.
Aktualisht në Shqipëri po përjetojmë një fenomen të çuditshëm: Çmenduria nuk po përpiqet më të justifikohet.
Ajo po kërkon të shpallet virtyt, moral, kauzë, ligj, kushtetutë, kanun. Po kërkon duartrokitje dhe pasues.
Deri dje ishte turp të ndryshoje qëndrim çdo javë; të mohoje atë që kishe thënë dje; të shaje një politikan në mëngjes dhe ta mbroje në darkë. Të gdhiheshe shqiptar, në drekë grek, pasdite serb e të ngryseshe italian.
Sot kjo paraqitet si zgjuarsi!Dje ishte e papranueshme të kërkoje vota nga qytetarët dhe njëkohësisht të deklaroje se sistemi ku garon është i paligjshëm dhe nuk mposhtet dotme vota.
Sot kjo paraqitet si heroizëm! Dhe sa më shumë përhapet kjo logjikë, aq më pak duket si çmenduri. Më tepër duket si fyerje. Kur i çmenduri është vetëm, njerëzit e vërejnë menjëherë. Kur të çmendurit bëhen turmë, fillojnë të dyshojnë te vetja njerëzit normalë.
Prandaj aksioma mbetet e vlefshme: çmenduria është krenari për aq kohë sa të çmendur ka pak. Në momentin kur bëhet masive, ajo shndërrohet në rrezik publik. Ose, ose në budallallëk. Ose më keq akoma në ligësi.
Sepse atëherë "Çmenduria- budallallëk- ligësi" deformon jo vetëm gjykimin individual, por vetë realitetin politik dhe shoqëror.
Shqipëria sot nuk vuan nga mungesa e informacionit. Vuan nga mungesa e koherencës. Nga aftësia për të pranuar si të vërteta dy gjëra që përjashtojnë njëra- tjetrën.
Të jesh kundër sistemit dhe njëkohësisht produkt i tij.
Të shpallësh revolucion dhe të ruash privilegjet e establishmentit.
Të kërkosh moral nga ata që dje i akuzoje për imoralitet.
Dhe kur këto kundërthënie jo vetëm tolerohen, por duartrokiten e ndiqen, problemi nuk është më te individi. Problemi është te shoqëria që fillon ta quajë normalitet atë që dje e konsideronte absurditet.
Problemi fillon kur çmenduria bëhet modë. Kur njerëzit nuk turpërohen më prej saj, por krenohen me të.
Historia politike është e mbushur me njerëz që kanë qenë të bindur se zotëronin të vërtetën absolute. Askush nuk e kishte. Çmenduria mund të japë momentalisht e për disa kohë forcë, por nuk të jep automatikisht të drejtë. Çmenduria mund të prodhojë zhurmë, por jo domosdoshmërisht arsye.
Përvoja tregon se shoqëritë nuk rrënohen kur shfaqen të çmendurit. Rrënohen kur të çmendurit fillojnë të besojnë se janë gjenitë e kohës dhe kur turma nis t'i duartrokasë e t'i ndjekë./ CNA
Në Berlin, dikur simbol i një Gjermanie dhe Evrope të ndarë,...
Sara Mila është shprehur kështu sot gjatë zhvillimit të Ko...
Politika shqiptare sot nuk zhvillohet vetëm në Parlament a...
Asnjë analizë politike shqiptare sot nuk ka kuptim pa roli...
Kur flitet për analiza politike shqiptare sot, pyetja nuk ...
Nëse mazhoranca ka problemin e konsumimit moral dhe politi...
Opozita e vizës së blerë për arsye "shëndetësore" u bëri s...
Pas më shumë se dy javësh protestë të pandërprerë, pyetja ...
Diku nga mesi i viteve ’90, në një Shqipëri që ende po mës...
Që kur nisi protesta, ky vend nuk është më ai që ishte. Ka...
Debati mbi pronësinë e mandatit parlamentar rikthehet sa h...
Pas 35 vitesh në bulevardin e Tiranës ushton thirrja kombë...
Të gjithë kanë të drejtën e pamohueshme të protestës. Por,...
Qytetarët shqiptarë që kanë dalë në bulevard këto ditë, të...
Revolta e rrugës dhe transformimi politik 1. Thirrjet “R...
Njëra nga pankartat që më ka pëlqyer më shumë në protestën...
Çdo protestë kalon nëpër disa faza. Fillimisht sjell entuz...
Festa e Krijimit, prej ditësh, i ka mbledhur anëtarët e pa...
Debati mbi investimet në zonat bregdetare, edhe në ato që ...
Protestat e pazakonta në Shqipëri dhe në disa qytete të bo...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është raportuar në afërsi të Syrit të Kaltër,...
Pas dy ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i 37-vje...
Vihen në pranga 7 shtetas shqiptarë, paraguajan dhe angole...
Nis procedimi penal për 16 protestues në lidhje me bllokim...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi zyrtarisht se pas 1...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në t...
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën k...
Vetëm 2 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes, e planifiku...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Qeveria rikthen propozimin për dyfishimin e shkallës së ta...
Në vitin 2025, tetë vende të BE-së regjistruan një konsum ...
Ekonomia shqiptare po përballet me një rritje të re të pre...
Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme uljen e çm...