web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetja me mendje keci/ “Linda kur doja unë” 

17 Qershor 2026, 14:54, Opinione CNA

Deputetja me mendje keci/ “Linda kur doja unë” 

Sara Mila është shprehur kështu sot gjatë zhvillimit të Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme: “Jam fëmijë demokracie unë, nuk jam fëmijë komunizmi si ju”. Me këto fjalë, sot në komision gjatë një debati të zhvilluar mes tyre, Mila i është drejtuar deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Pra, ata që kanë lindur para ‘90-ës janë të gjithë fëmijë komunizmi. Përfshi këtu prindërit e të afërmit, e ça ka Sara Mila etj., me radhë. Vetëm Sara është lindur në kohën e duhur. Domethënë, kjo çupa duhet të jetë me fat të madh, e ka vendosur vetë kur të lindë ajo.

Pra, të vinte koha e duhur pastaj të lindte ajo, se nuk mund të lindte në një kohë tjetër, as në komunizëm, as në diktaturë, as në Europë, pasi të kishte hyrë Shqipëria. Jo, ajo do të lindte pasi të binte komunizmi, që të quhej e lindur pas komunizmit. E kishte vendosur vetë kjo çupa.

Dhe është pikërisht e njëjta që na mblodhi një mal me vota në Elbasan dhe askush nuk di ta sqarojë se si ndodhi. Një problem i madh, për më tepër nga opozita është akuzuar si deputete që ka marrë votat e krimit, por kjo i përket një gjëje tjetër.

Problemi është se këta deputetët e Ramës, disa mbajnë keca në dorë, disa i kanë “kecat” në tru. Si puna e kësaj Sara Milës, që na qenka me fat të madh dhe paska vendosur vetë kur të lindë. Se ata që kanë lindur në kohën e komunizmit qenkan problem i madh.

Në fakt, po të shikosh brezat dhe t'i vlerësosh, problemi më i madh janë ata që janë lindur së fundmi. Jo për shkak të teknologjisë, por për shkak të “kecave” që kanë në tru, se disa i mbajnë në dorë apo u shërbejnë, të tjerët i kanë në mendje. Pra, quhen mendjekeca, ata që bëjnë këto lloj krahasimesh.

 





14:58 Opinione Ardi Stefa

Kujt i përket mandati?

Debati mbi pronësinë e mandatit parlamentar rikthehet sa h...

17:52 Opinione Luan Rama

Dekoratat...

Festa e Krijimit, prej ditësh, i ka mbledhur anëtarët e pa...

12:08 Opinione Lutfi Dervishi

Fjala ka shpirt

"Në fillim ishte Fjala." Ndoshta nuk ka fjali më të njohur...

Lajmet e fundit nga