Zonat e mbrojtura dhe projekti në Zvërnec/ Çfarë thotë amendamenti i miratuar nga PE?
Parlamenti Europian ka miratuar këtë të mërkurë raportin e...
Parlamenti Europian ka miratuar këtë të mërkurë raportin e...
Politika shqiptare po përballet me një moment të vështirë, ku sfidat e mazhorancës dhe opozitës po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Përmes disa qëndrimeve CNA, thekson se ndërsa qeveria përballet me konsumimin moral dhe politik pas më shumë se një dekade në pushtet, opozita vazhdon të vuajë nga mungesa e besueshmërisë tek qytetarët. Opozita nuk arrin të bindë se përfaqëson një alternativë më të mirë qeverisëse. Edhe pse sulmet dhe denoncimet ndaj qeverisë janë të vazhdueshme, mungesa e figurave të reja, e një projekti të qartë politik dhe e një vizioni bindës për të ardhmen e vendit e kanë vështirësuar rikthimin e besimit publik. "Qytetari kërkon më shumë se revoltë. Kërkon organizim, program dhe garanci se rotacioni nuk do të sjellë vetëm riciklim të emrave të njëjtë", thuhet në analizë. Nga ana tjetër, mazhoranca vazhdon të ruajë avantazhin politik jo vetëm përmes numrave në Kuvend, por edhe përmes kontrollit të ritmit të debatit publik. Sipas analizës pushteti ka aftësinë të imponojë agjendën politike dhe të menaxhojë perceptimin publik, shpesh duke devijuar vëmendjen nga skandalet apo akuzat për korrupsion. Një tjetër element i rëndësishëm i analizës është roli i SPAK-ut dhe drejtësisë së re. Hetimet dhe procedimet ndaj figurave të njohura politike kanë ndryshuar klimën në vend, duke sfiduar kulturën e pandëshkueshmërisë. Megjithatë, theksohet se drejtësia nuk duhet të përdoret si instrument politik dhe se standardet e dyfishta ndaj institucioneve të drejtësisë mbeten problematikë. Analiza ndalet edhe te proceset zgjedhore, duke ngritur shqetësime për pabarazinë e burimeve, ndikimin e pushtetit lokal dhe përdorimin e administratës si avantazh elektoral. Sfida nuk është vetëm zhvillimi i zgjedhjeve, por garantimi i një gare të barabartë dhe i lirisë së votës. Vlerësohet se kriza më e madhe e politikës shqiptare mbetet mungesa e përfaqësimit. Problemet që prekin drejtpërdrejt qytetarët, si pagat, emigracioni, kostot e jetesës, shëndetësia dhe arsimi, shpesh mbeten në periferi të vendimmarrjes politike. Sipas analizës, rënia e besimit tek politika dhe tek aftësia e votës për të prodhuar ndryshim përbën një nga sfidat më serioze për demokracinë shqiptare në vitet e ardhshme. Në analizë theksohet se politika shqiptare sot nuk zhvillohet vetëm në Parlament apo në seli partie. Zhvillohet në ekran, në portale, në rrjete sociale dhe në fabrikimin e narrativës. Kush kontrollon ritmin e informacionit, fiton terren edhe kur humbet në përmbajtje. Kjo e bën median jo thjesht pasqyrë të politikës, por pjesë të përplasjes. Pikërisht këtu lind detyrimi për gazetari më të ashpër, më pak dekorative dhe më pak të trembur nga pushteti. Në një ambient ku propaganda vishet si informacion dhe spin-i shitet si analizë, publiku ka nevojë për media që nuk ulin kokën para zyrës së shtypit./ CNA
5 artikuj për këtë temë.

Në Shqipëri, zgjedhjet lexohen zakonisht si duel liderësh. Kjo është vetëm gjysma e së vërtetës. Gjysma tjetër, ajo më problematikja, ka të bëjë me administrimin e procesit, me pabarazinë në burime, me ndikimin e pushtetit lokal, me përdorimin e shtetit si avantazh elektoral dhe me deformimin e vullnetit përmes presioneve të sofistikuara.
Prandaj çdo diskutim për zgjedhje të lira duhet të shkojë përtej deklaratave standarde. Çështja nuk është vetëm a votohet. Çështja është sa i lirë është qytetari kur voton, sa i barabartë është terreni mes garuesve dhe sa i besueshëm mbetet numërimi politik i vullnetit publik.
Këtu Shqipëria vazhdon të mbetet në një zonë gri. Ka procedura formale më të forta se dikur, por edhe mekanizma më të rafinuar të ndikimit. Pra, po, sistemi është më modern në pamje. Kjo nuk do të thotë se është më i drejtë në përmbajtje.
Nën gjithë zhurmën e ditës fshihet problemi më serioz: shumë shqiptarë nuk ndihen të përfaqësuar. Kjo nuk është thjesht pakënaqësi me një qeveri apo me një opozitë. Është diçka më e thellë. Është bindja se politika flet vazhdimisht në emër të qytetarit, por shumë rrallë me hallet reale të tij.
Pagat, emigracioni, kostot e jetesës, shëndetësia, arsimi, prona, drejtësia e vonuar, varfëria në periferi dhe boshatisja e zonave të tëra nuk marrin peshën që meritojnë në vendimmarrje. Ato shfaqen në fjalime, por humbasin në praktikë. Kur kjo përsëritet për vite, qytetari ose tërhiqet, ose radikalizohet, ose largohet nga vendi.
Kjo është goditja më e rëndë për demokracinë shqiptare. Jo thjesht korrupsioni, por zbrazja graduale e besimit se vota dhe pjesëmarrja prodhojnë ndryshim të ndershëm. Kur sistemi nuk bind më se dëgjon, ai fillon të qeverisë mbi cinizmin publik./CNA
Politika shqiptare sot nuk zhvillohet vetëm në Parlament apo në seli partie. Zhvillohet në ekran, në portale, në rrjete sociale dhe në fabrikimin e narrativës. Kush kontrollon ritmin e informacionit, fiton terren edhe kur humbet në përmbajtje. Kjo e bën median jo thjesht pasqyrë të politikës, por pjesë të përplasjes.
Pikërisht këtu lind detyrimi për gazetari më të ashpër, më pak dekorative dhe më pak të trembur nga pushteti. Në një ambient ku propaganda vishet si informacion dhe spin-i shitet si analizë, publiku ka nevojë për media që nuk ulin kokën para zyrës së shtypit.
Kjo është arsyeja pse një media si CNA, me profil të drejtpërdrejtë dhe kritik, mbetet relevante në një terren ku shumëkush zgjedh rehati në vend të përballjes.
Por edhe media ka sfidat e saj. Shpejtësia shpesh e shtyn analizën në plan të dytë. Klikimi shpesh tundon mbi substancën. Kjo është një betejë e përditshme dhe nuk ka zgjidhje të thjeshtë. Megjithatë, pa insistuar te faktet dhe te konteksti, debati publik mbetet peng i zhurmës./CNA

Asnjë analizë politike shqiptare sot nuk ka kuptim pa rolin e SPAK-ut dhe drejtësisë së re. Këtu është çarë për herë të parë një pjesë e murit të paprekshmërisë. Hetimet, arrestimet dhe dosjet ndaj figurave të fuqishme kanë ndryshuar klimën politike. Jo sepse sistemi është pastruar, por sepse elita politike e di se nuk është më krejt e sigurt.
Megjithatë, edhe këtu ka vend për realizëm. Drejtësia nuk mund të shndërrohet në alibi për politikën dhe politika nuk mund të fshihet pas drejtësisë për të larë duart nga përgjegjësia. Ka një tundim të fortë në të dy krahët: kur goditet kundërshtari, drejtësia shpallet heroike; kur afron te vetja, shpallet e kapur.
Ky standard i dyfishtë është pjesë e sëmundjes sonë politike, kryesisht e theksuar nga opozita, e cila në vend që të kapitalizonte punën dhe rezultatet e SPAK-ut, është vënë përballë duke e akuzuar edhe si grup të strukturuar kriminal. Po këto grupet e drogës, krimit, pastrimit të parave, zyrtarët e korruptuar kush i ka vënë përpara drejtësisë?
Për qytetarin, prova nuk është te spektakli i prangave. Prova është nëse hetimi prek zinxhirin e përgjegjësisë dhe nëse korrupsioni ndëshkohet përtej emrit të radhës. Shkon te pasuritë dhe punës i futet me themel. Inceneratori që nuk ekziston dhe krimet e gjobëvënia në media si pjesë e përgjegjësisë së SPAK-ut për hetimin e korrupsionit dhe shtrëngimit për dhënie pasurie, apo komplekset e SPAK-ut me pronarë të korruptuar mediash, përfitues nga aferat e korrupsionit, janë problem që duhet adresuar.
Ndryshe, kemi vetëm episode tronditëse, por jo reformim të kulturës së pandëshkueshmërisë dhe të barazisë përpara ligjit./CNA
Kur flitet për analiza politike shqiptare sot, pyetja nuk është më kush e ka radhën të flasë më fort në studio, por kush mban realisht peshën e vendimeve që prekin qytetarin. Politika në Shqipëri nuk po vuan nga mungesa e deklaratave. Po vuan nga teprica e propagandës, nga konsumimi i figurave dhe nga një hendek gjithnjë e më i madh mes asaj që premtohet dhe asaj që ndodh në terren. Nuk po hyjmë te skandalet, aferat, korrupsioni dhe shumë çështje që në Shqipëri konsumohen si fëmijët karamelet “Zana” dikur.
Ky është thelbi i momentit politik shqiptar. Në sipërfaqe kemi lëvizje, konferenca, përplasje, arrestime, hetime, aleanca të përkohshme dhe luftë për narrativën.
Nën sipërfaqe kemi një lodhje publike të qartë, një krizë përfaqësimi dhe një ndjesi të përhapur se sistemi lëviz kryesisht për të mbrojtur vetveten. Kjo e bën panoramën më të ashpër sesa duket në ekran.
Mazhoranca vazhdon të mbajë avantazhin kryesor, jo vetëm nga numrat, por nga kontrolli i ritmit politik. Kjo është arma reale e qeverisë. Ajo zgjedh kur të hapë një temë, kur ta mbyllë, kur të prodhojë lajm dhe kur ta mbysë debatin me një tjetër ngjarje më të fortë. Në këtë pikë, pushteti në Shqipëri nuk ushqehet vetëm nga vota. Ushqehet nga administrata, nga komunikimi i centralizuar dhe nga aftësia për të imponuar agjendën publike.
Problemi për qytetarin është se ky kontroll nuk përkthehet automatikisht në qeverisje më të mirë. Përkundrazi, shpesh kthehet në një mekanizëm mbrojtës ndaj përgjegjësisë. Sa herë plas një skandal, vëmendja devijohet te kundërshtari, te një konflikt i vjetër ose te një sukses i pompuar me kujdes. Kjo nuk është qeverisje me eficiencë dhe transparencë. Është menaxhim i perceptimit.
Këtu hyn edhe kontradikta kryesore e qeverisë. Nga njëra anë kërkon të paraqitet si forcë stabiliteti, sidomos përballë partnerëve ndërkombëtarë. Nga ana tjetër, brenda vendit mbart peshën e akuzave për klientelizëm, kapje të institucioneve, arrogancë politike dhe mungesë llogaridhënieje. Stabiliteti, kur nuk shoqërohet me standard, kthehet shpejt në justifikim për të mos ndryshuar asgjë.
Një pjesë e madhe e forcës politike nuk matet në Kuvend, por në bashki, në drejtorë rajonalë, në tenderë dhe në sistemin e emërimeve. Pikërisht aty krijohet lidhja mes partisë dhe interesit. Në letër kemi institucione. Në praktikë shpesh kemi rrjete ndikimi që mbajnë të lidhur politikën me administratën dhe administratën me votën.
Kjo është arsyeja pse çdo analizë serioze nuk mund të ndalet te retorika e liderëve. Duhet parë si shpërndahet pushteti në bazë dhe si përdoret ai për mobilizim elektoral, për presion apo për kontroll social. Ky është terreni ku demokracia deformohet pa zhurmë dhe pushteti rifiton mandate dhe opozita tkurret nën zgrip./CNA
Nëse mazhoranca ka problemin e konsumimit moral dhe politik pas 13 viteve në pushtet, opozita ka problemin e besueshmërisë. Ajo vazhdon të sulmojë fort, por jo gjithmonë bind. Dhe kjo është goditja më e rëndë për një opozitë që pretendon të vijë në pushtet.
Nuk mjafton të denoncosh qeverinë.
Duhet të bindësh se je alternativë më e mirë, më e pastër dhe më e qartë, ke vizion dhe strategji që ndryshojnë vendin dhe, përtej fjalëve, duhen edhe personalitetet që çojnë votuesin në kuti.
Opozitës i mungojnë shumë edhe emrat që bëjnë diferencën me pushtetin dhe risjellin besueshmërinë.
Sot opozita shqiptare mbetet e copëzuar mes konflikteve të brendshme, hijes së figurave të vjetra dhe mungesës së një projekti që tejkalon kundërshtimin mekanik ndaj qeverisë.
Ka zemërim, ka akuza, ka mobilizim episodik. Por qytetari kërkon më shumë se revoltë. Kërkon organizim, program dhe garanci se rotacioni nuk do të sjellë vetëm riciklim të emrave të njëjtë. Ndaj dhe rotacioni bëhet i pamundur kur votuesi e shikon si riciklim të pashpresë.
Kjo është arsyeja pse opozita shpesh fiton vëmendje, por jo automatikisht besim. Në një vend ku votuesi është bërë skeptik, çdo kontradiktë, çdo pazar i fshehtë, çdo figurë e konsumuar e ul menjëherë kredibilitetin.
Opozita e sotme përballet me një test brutal; të bindë se nuk është thjesht antiqeveri, por pro-shtet./CNA
Dokumentet që akuzojnë Dritan Prençin 9 ...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu...
Abuzimi me produktet masakron tregun dhe v...
“Sidi education”, asistenti virtual i Matu...
Verërat kontrabandë “mbërthejnë” tregun sh...
Zbulohen fijet/ Si lidhet Jet Bank me Erio...
Zbulohet pazari i Sokol Sadushit me Mero B...
Veliaj ngre tjetër padi, alibi për zvarrit...
Cili i afërm i vdiq avokatit të Carlo Boll...
Vendimet e ndërmjetme të Sokol Sadushit/ A...
Skandali i Bashkisë së Tiranës/ Fsheh info...
EKSKLUZIVE/ Çfarë po ndodh në Burgun e Dur...
Mero Baze dhe Veliaj sulm Ramës/ Burgjet t...
Faktet/ Si Sokol Sadushi “dhunoi” Kolegjin...
Degradimi i propagandës së Veliajt/ Sulmon...
Një figurë që vepronte në hije/ Kush është...
https://www.cna.al/aktualitet/detaje-nga-operacioni-si-u-a...
Çfarë po ndodh në QSUT?/ Kur spitalet kthe...
SKANDAL/ Agim Ismaili firmosi tenderin për...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Vihen në pranga 7 shtetas shqiptarë, paraguajan dhe angole...
Nis procedimi penal për 16 protestues në lidhje me bllokim...
Shtetasi me iniciale S. N., i dhunuar ditën e sotme bashkë...
Një operacion i kryer nga Dogana Durrës në bashkëpunim me ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Vetëm 2 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes, e planifiku...
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, ndau s...
Moska mbështet marrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dh...
SHBA-ja dhe Irani pritet të nënshkruajnë zyrtarisht një me...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Qeveria rikthen propozimin për dyfishimin e shkallës së ta...
Në vitin 2025, tetë vende të BE-së regjistruan një konsum ...
Ekonomia shqiptare po përballet me një rritje të re të pre...
Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme uljen e çm...